Kryeministër Rama nuk jeni i sinqertë dhe i ndershëm ndaj Kurtit, ndërsa ndaj Vuçiqit po!

Opinione

Kryeministër Rama nuk jeni i sinqertë dhe i ndershëm ndaj Kurtit, ndërsa ndaj Vuçiqit po!

Nga: Hafiz Shala Më: 7 korrik 2023 Në ora: 23:30
Hafiz Shala

Cili qytetar shqiptar nga Dardania të beson ty rreth angazhimeve tuaja kur është në pyetje interesi nacional i Republikës

Nuk ishte rastësi kur ai qytetari i thjeshtë, në vend të mirëseardhjes, të quajti me të drejtë e zëshëm, tradhëtar, e une do të thoja, me dëmek.

“Ballkani i Hapur”, ide e Vuqiqit dhë interes i Serbisë për të dominuar mbi ketë pjesë të Evropës, Dardania nuk e përkrahu dhe ishte absolutishtë kundër kësaj ideje kur, kryeministri Kurti gjithnjë ishte në favor të Marrëveshjës së Berlinit por, kundër “Ballkanit të hapur”.

A nuk e ndjen veten në këtë vorbull politik se duke e përkrahur Vuçiqin e ai duke të favorizuar ty, e injoruat Dardaninë, i lat me kuptu Vuçiqit se çështjen e Serbisë ndoshta edhe do ta merrni përsipër që ti të punosh për të, pa u lëshuar në vullnetin e tyre, duke u nisur nga ajo që të gjithë atë gjenocid që e përjetuam nga Serbia dhe ju si kryeminister, asnjëhere nuk e patët gatishmërinë që të ia përkujtoni mikut tuaj Vuqiqit që, për të krijuar marrëdhënie më të afërta dhe normalizim, duke i kërkuar falje dhe ta njeh shtetin e Dardanisë me njohje reciproke si parakusht për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve sovrane.

Ti asesi nuk e ke guximin e as gatishmërinë që këtë t’ia kërkosh “vëllaut” tënd Vuçiqit. Sipas shpjegimeve tuaja në një emision televiziv rreth anulimit të takimit të dy qeverive, nuk ishit bindës dhë krejtësisht i pasinqertë që po t’ia thoshe këto Albin Kurtit se keni presion në mënyrë të sinqertë, të hapur si vëllazër, me siguri se do të mirëkuptonte dhe ta pranonte.

E kaluara e juaj posaçërishtë 6 vitet e fundit në raport me Dardaninë, është abuzuese, nënçmuese e injoruese, duke sjellur sikur “babai i kombit”, sa mirë do të ishte sikur ju vërtetë me sjelljet tuaja këtë ta materializoni por, për fatkeqësinë tënde dhe të tonën si komb, ti dole siç thotë populli, “dardhë me bishtë të kalbur”. Derisa ishe shumë i angazhuar në përkrahjen e Serbisë që mos t’i bëhej presion rreth sanksioneve ndaj Rusisë, duke e arsyetuar se ajo ka marrëdhënie të fuqishme ekonomike para Këshillit të Evropës, e asnjë të vetmen here, një gjë të tillë në mënyrë serioze, nuk e bëre në përkrahje të interesave të Dardanisë. Si mund të jesh më i afërt dhe më i hapur, me Vuçiqin se sa me Kurtin.

Deklaratat tuaja bajate dikur në Beograd para Vuçiqit, me siguri me pajtimin e tij që ta arsyetoj miqësinë tënde shumë të afërtë me të, i kërkove që ta njoh Repunlikën e Dardanisë.

Sipas teje, ajo që po ndodhë në veri, duhet të merret më me qetësi duke i pranuar këshillat e miqëve ndërkombëtar duke mos vepruar pa koordinim, qofshin ato edhe kundër ligjeve dhe Kushtetutës së Dardanisë por, edhe duke i rrezikuar interesat, sovranitetin dhë integritetin territorial. Por, në asnjë moment nuk reagove ndaj grupeve terroriste, kriminale e banditeske të cilat ushtruan dhunë ndaj, policëve, gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it, për juve, çdo ndërmarrje masash ndaj akteve terroriste, është ekzagjerim.

Presidenti Vuqiq, doli me deklaratë para mjeteve të informimit se, “dhunen dhe presionin për dëbimin e serbëve të veriut nga ana qeverisë Kurti”, do të kërkojë seancë të jashtzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me insistimin e tij që të tërhiqen forcat policore dhe kontrollin ta marrin forcat e KFOR-it, për të cilën gjë kam paralajmëruar në një shkrim timin, duke e njohur mirë mentalitetin manipulativo-gënjështar si veti dhë mburrje nacionale serbe të cilët të sulmojnë më ate qe ata vërtetë e ushtrojnë ndaj teje.

Sipas asaj, mbama djalin…Biseda e Edi Ramës në prezencën e disa opinionistëve, shumica e tyre të përzgjedhur si anti Kurti në një televizion, ai, në një mënyrë po thuajse si një paralajmërim, qofsha gabim, nuk e përjashtoj që lenë me nënkuptuar se si shtet fqinjë të një kombi, gjuhe, historie, traditë e kulture, rezistencë të përbashkët gjatë gjithë historisë ndaj armiqëve tanë, greko-serb, nuk do të reagon.

Ndoshta, po nxitoj me një parashikim sepse, Shqipëria është anëtare e OKB-së, megjithatë shpresojë por, me sa këmbëngulësi do të insistojë dhe këmbëngul për mos suspendimin e sovraniteti që, në një moment, nuk është e pamundur e mos të vijë deri të një konflikt në mes forcave policore në tentim që të largohen me dhunë nga objektet shtetërore nga ana e forcave të KFOR-it, të dyja palët të armatosura.

Një moment i tillë, kur policët janë sipas Kushtetutës dhe ligjeve duhet të jenë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, të largohen aq lehtë, është e papranueshme dhe e papranueshme. Çdo hap i ndërmarrë nga ana e KFOR-it pa një analizë të fakteve, dhe pa marrëveshje të institucioneve të Dardanisë, do të ndodhë diçka që nuk ka ndodhë kurrë më parë në rastet e këtilla.

Qëndrimet tua apo heshtja e jote, është baras me pranimin dhe pëlqimin e suspendimit të sovranitetit në veri të vendit deri tek shkëputja ashtu siç fatkeqësisht jeni marrë vesh që nga viti 2016 me Vuçiqin.

Tani, askush nuk e din çmimin e kësaj marrëveshje sa i përket interesit tënd që të takon ty, ama, për Dadaninë humbje por, edhe luftë e radhës të paevitueshme të përgjakshme edhe njëherë, ndoshta edhe e fundit me Serbinë.

A do të rri duarkryq Shqipëria? Edi Rama, po, por, Shqipëria dhe shqiptarët, jo.

Haptas mund të konkludohet se ky njeri nuk mund ta duroj Albin Kurtin sepse, dallojnë shumë, jo vetëm si kryeqeveritar por edhe me mentalitete dhe morale të ndryshme. Përderisa Albin Kurti ka kurs të qartë politik e shtetëtor, duke u nisur nga pastërtia e tij si i pakorruptuar, i shantazhuar dhe i pasuruar duke e vjedhur popullin dhe shtetin e tij, ndërsa, ky “vejani” që për hirë të tradhëtisë së tij ndaj Kurtit siç e ceka, pas shpine dhe para syve tij, dështojë “martesa”, dështoë kurorëizimi, fatbardhësishtë për shtetin e Dardanisë.

Ky, në Sarajevë me bindje u shpreh se, pa Kryeministrin Kurti është i ftuar në takimin e procesit të Berlinit?! Nuk dihet se kush ia vari këtij këtë këmbanë “ogiçi” në qafë, ama, ky, me projektin e Berlinit në gojë e me mendjen e “Ballkanit të Hapur” në mendjen e tij, Dardania e Albin Kurtit nuk do t’i bashkangjitët kësaj nisme si tentativë e Vuçiqit i cili u nervozua ndaj vëllaut të tij i cili, në Shkup në një mënyrë, e shpalli “Ballkanin e Hapur” të vdekur.

Po më duket se ky, nuk e ka kuptu Vuçiqin në gjuhën serbishte, poget se i ka thënë sikur Thaçit: kujdes se çka po flet( pazi šta govoriš), që do t’i kushtojë shtrenjtë, ndoshta edhe nga shkarkimi apo marrja e këmbanës së “ ogiçit” nga qafa e tij.

Pse u brengosë nga deklarata e kryeparlamentarit z. Konjufca kur ia zbulojë sekretin e draftit famozë për themelimin e Asociacionit i cili, nënkupton një Autonomi për serbët e veriut, mu ashtu siç ishin marrë vesh paraprakishtë, që, nënkuptonte edhe ndarjen në takimin me ish Presidentin Trump në Uashington nën përkujdesjen e Richard Grenellit, puçistit të Qeverisë Kurti I në vlugun e pandemisë.

Si klysh i Vuçiqit, i ledhatuar nga miqtë tanë ndërkombëtar, të cilët, posaqërishtë z. Borrell dhe Lajçak si dështues të procesit të marrëveshjeve me Serbinë, iu kanë vërsul Albin Kurtit si “fajtor” për mos suksesin e tyre, përfshirë edhe Escobarin, prandaj, duan ta kualifikojnë atë për dështimin e tyre që, do të ketë pasoja sepse, populli po e sheh qartë se kush po angazhohet për shtet ligjor, sepse, kjo po iu duhet në keto momente që çështjen e veriut ta zgjedhin më lehtë e më lirë, duke e katapultuar edhe me qëllimin që ta nxisë opozitën e dehur për pushtet, dhe të gjitha mjetet e informimit të kontrolluara nga financuesit “të panjohur” me angazhimin e pashoq të atyre që Gërvallën nëpër studiot televizive si ( b)analist të korruptuar të cilët, po ua shikove pasurinë e disave nga ata, janë bërë milioner. Punë biznese hesapi, ama në kurrizë të shtetit.

Me nder më thënë, Kryeministër, je nervoz, sepse, e more nokdaunin e parë dhe të fortë nga homologu i yt shqiptar i Republikës së Dardanisë, që Vuçiqi mr këta miqte evropian, të benë ta luash rolin e Don Kishotit të Sanço Panqos, më turpin të mbuluar, në rend të parë, nga bashkkombasit tu dardan, nëse vertët je sepse thjeshtë, po punon kundër interesave të tyre e për interesa të Serbisë, në dëm të interesave të shtetit, sovranitetit, integritetit dhe tëresisë teritoriale që nuk do t’ia dalish.

Ti, do të tentosh të mbash takime e konferenca sikur ajo që e propozove sipas marrëveshjes me Vuçiqin, i cili “nuk e paska parë”, cinizëm dhe gënjeshtër me marrëveshje, me tentim të desovranizimit të Dardanisë, pastaj, fillon strategjia e ndarjes dhe bashkimit të dy shteteve më Serbinë aleate me dalje në Adriatik, sepse nëse Dardanisë ia ke leju në Durrës ta ketë doganën e vet, pse, nuk mund ta ketë edhe “shteti mik, Serbia”.

Kjo, nuk besoj qe të ndodhë sepse, Shqipëria, ka pas ka dhë do të ketë djem e politikanë që i dalin zot kombit.

Me nder më thënë kryeminister, do të shkosh në atë botë më damkën e tradhëtarit dhe argatit të denjë të Serbisë.

Dardaninë, kurrë nuk do ta kesh pas vetit sepse, e injorove, e përbuze, e shite dhe e tradhëtove.

Qofsh i marrë përjetësishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat