Alicia Kearns - deputetja angleze, shembull se si duhet të jetë opozita në Kosovë

Opinione

Alicia Kearns - deputetja angleze, shembull se si duhet të jetë opozita në Kosovë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 8 korrik 2023 Në ora: 11:03
Alicia Kearns

Derisa PDK nuk distancohet nga Hashimn Thaçi,derisa LDK nuk distancohet nga Isa Mustafa, derisa AAK nuk distancohet nga Ramush Haradinaj dhe derisa këto tre parti opozitare nuk reformohen, paraqesin rrezik për Kosovën, sepse po bëhen dorë e zgjatur e Serbisë dhe e Listës Serbe.

Këtë më së miri e dëshmojnë lëvizjet e fundit të PDK,LDK dhe AAK, të cilat në vend që t’i bashkangjiten Qeverisë së Albin Kurtit për tu bërë kështjellë e pamposhtur në mbrojtjë të së drejtë dhe të vërtetës së Kosovës.

Këto parti mjerane po lëpihen te faktori ndërkombëtar për t’u rikthyer në pushtet dhe po e kopjojnë Beogradin dhe Listën Serbe me bojkotimin e Parlamentit të Kosovës dheme paralajmërimin edhe të protestave, për të krijuar krizë parlamentare me të vetmin qëllim ta rrëzojnë Qeverinë e Albin Kurtit, Qeverinë më të mire, të pastër e të pakorruptuar që ka patur Kosova derisot.

Serbia gjenocidale synon t’ia vë flakën Kosovës nëpërmjet tensioneve të vazhdueshme, në veri të Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij po e bëjnë të pamundurën që ta mbrojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

PDK,LDK,dhe AAK,në vend që të rreshtohen përkrah Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, këto parti opozitare në Kosovë me të gjitha mjetet po mundohen ta shantazhojnë dhe ta pengojnë Albin Kurtin, duke kërkuar edhe shkarkimin e tij, me arsyetimin mashtrues e naiv se gjoja Albin Kurti po i prish marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë, kur po shihet qartë se edhe SHBA-të edhe BE-ja po ua masin pulsin Kosovës dhe Serbisë.

PDK,LDK dhe AAK,që të jetë absurditeti edhe më i madh, po e kërcënojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij me ultimatum e me protesta.

Shtrohet pyetja, pse PDK nuk protestoi derisot kundër Hashim Thaçitdhe Klanit ROGNER që që i vodhën dhe i keqpërdorën paratë që mërgata shqiptare i dërgonte për UÇK-në? Pse nuk protestoi kundër komandantëve të UÇK-së me në krye Hashim Thaçin, multi milionerë të pasluftës me hajni e korrupsion? Pse nuk protestoi për mos zbardhjen e vrasjeve të kundërshtarëve politikë për pushtet dhe për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë? Pse nuk protestoi për fryerjen e listave të veteranëve të rrejshëm që arrin deri në 60 mijë,e që e dëmton tejmase buzhetin e Kosovës? Pse nuk protestoi për tradhtinë për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë që e përgatitën Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, Edi Rama e Aleksandër Vuçiq, në bashkëpunim me John Bolton dhe Mathew Palmer, realizimin e të cilës e ndaloi Angela Merkel-ish Kancelare Gjermanisë?

Shtrohet pyetja, pse LDK e Isa Mustafës nuk protestoi derisot për vjedhjen dhe keqpqedorimin e parave që mërgata shqiptare i dërgonte për luftëtarët e UÇK-së? Pse nuk protestoi për koalicionin që Isa Mustafa bëri me Hashim Thaçin për tu bërë kryeministër dhe që i mbylli sy e veshë që të mos interesohet fare për vrasjen pas shpinë të qindra aktivistëve të LDK-së? Pse nuk protestoi kundër ish negociatores Edita Tahiri, që në dialogun Kosovë-Serbi ia ngjiti fusnotën Kosovës? Pse nuk protestoi kundër marrëveshjes për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë,që Isa Mustafa ia la Kosovës si kopiolin te dera? Pse LDK derisot nuk protestoi ndaj ish kryeministrit Avdullah Hoti që e nënshkruajti Në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen e dëmshgme për Kosovësn në prani të Donald Trumpit dhe Richard Grenellit,duke u bërë kukull t’i ndihmojë Donald Trumpit të rizgjidhet kryetar i SHBA-ve?

Shtrohet pyetja,pse AAK nuk protestoi derisot kundër Ramush Haradinajt i cili me hajni dhe korrupsion u bë muilti milioner i pasluftës në Kosovë, i cili kur ishte kryeministës i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hëktarë bjeshkë të Kosovës? Pse nuk protestoi kundër Ramush Haradinajt për lidhjet e tij me kapobandot serbe në veri të Kosovës? Pse nuk protestoi kundër Ramush Haradinajt për përfshirjen e tij më korrupsion në Raportin e Inteligjëncës së KFOR-it amerikan dhe në Raportin e Freedom House?

Mos ja bëni gropën Albin Kurtit, se do të rrëshqisni vetë brenda

PDK, LDK dhe AAK,nuk po e shikojnë veten në pasqyrë për të kuptuar se janë mbeturinë e së kaluarës, mbi shpinën e së cilës rëndojnë vëllavrasja tradhtia, hajnia, korrupsioni dhe pasurimi multi milionësh në Kosovën e pasluftës.

Kjo opozitë e sotme mjerne, mbeturinë e së kaluaras,tashmë 24 vite që kur Kosova është në liri e pavarësi, janë fajtorët kryesorë që si ushunjëza ia thithën gjakun popullit të Kosvës dhe e katandisën Kosovën dhe popullin e saj trim e fisnik, në aspektin ekonomik, politik dhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo opozitë e sotme mjerane në Kosovë i detyroi qindra mijë kosovarë të marrin rrugën e kurbetit nga pashpesa në vendlindje.

Qëllimi i kësaj opozite mjerane, tradhtare, hajdute dhe e korruptuar, është që të rikthehet në pushtet,jo për të mirë të Kosovës, por për ta mbrojtur tradhtinë,hajninë dhe korrupsionin multi milionësh,për të cilin mediat po shkruajnë dhe argumentojnë tashmë më shumë se dy dekada.

Kjo opozitë e sotme mjerane në Kosovë PDK,LDK dhe AAK, me të githa mjetet po mundohet ta rrëzojë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, për ta shpëtur tradhtinë, hajninë dhe pasurinë që ia kanë grabitur popullit të kosovës

Kjo opozitë e sotme mjerane është kapluar nga tmerri sepse Albin Kurti dhe Qeveria e tij,Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, janë të vendosur ta zbatojnë reformën në drejtësi, e Vetingun në prokurori dhe në gjykata, për ta zbatuar Ligjin e Byrosë për konfiskimin dhe justifilimin e pasurisë së jashtëligjshme.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, janë trinomi i shpresës së Kosovës në këto sfida me të cilat sot po ballafaqohet Kosova.

PDK, LDK, AAK, veprojnë kundër Albin Kurtit sikurse Serbia dhe Lista Serbe

PDK-ja pas mbledjjes së Këshillit Drejtues të saj më 3 korrik 202, nëpëmjet Memli Krasniqit-kryrtarit te kësaj partie opoitare, deklaroi se: “Ne kërkojmë zgjedhje të përgjihhme të parakohshme. Ne do ta bojkotojmë Parlamentin e Kosovës, kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti. Me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nga sot do të ndërpresin çdo komunikim zyrtar, përveç në rastet kur do të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme. Ne nuk do të votojmë në seanca plenare,e as në komisione. Ne nuk t’i përjashtojmë as edhe protestat.Qëvëria të gjejë zgjidhje për ta de-skaluar situatën në Veri të Kosovës si shkaktare të kësaj situate,ose sa më parë të tërhiqet kjo qeveri,ose sa më parë të shkohet në zgjedhje. PDK, i shkëput koalicionet qeveritare në nivel lokal me Vetëvendosjen”, deklaruan nga PDK-ja.

Lumir Abdixhiku-kryetari i LDK-së, nuk vonoi dhe më 5 qershor organizoi tryezë të rrumbullakët me gazetarë dhe opinionistë, për të gjetë një rrug më të mirë për të dalë nga kjo krizë, sepse sipas tij dhe LDK-së Albin Kurti i ka prishur marrëdhëniet me aleatët tanë.

LDK, ka paralajmëruar edhe takime me qytetarët për të treguar gjoja se Qeveria e Albin Kurtit është e paaftë, gjë që nuk përkon fare me ralitetin.

AAKja e Ramush Haradinajt do të hartojë një draft se si mund të duket rrëzimi i qeverisë, ku do të ketë një takim mes kryetarëve të grupeve parlamentare, për harmonnizimin e këtij drafti,dhe më pas do të ketë një takim mes liderëve të PDK-Memli Krasniqi, LDK-Lumir dhe Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Ironia më e madhe është se këto tre parti mjerane opozitare në Kosovë, të cilat e dëmtuan aqë shumë Kosovën, me vëllavrasje për pushtet,me hajni,korrupsion dhe në dialogun Kosovë-Serbi,synojnë të rikthehen në pushtet gjoja për ta shpëtuar Kosovën, jo nga Serbia,por nga Albin Kurti.

Kësaj i thonë avanturë Don Kishoteske,i thonë ta rahish ujin në havan,i thonë kadal beg se ka hendek,se janë votuesit ne Kosovë,që këtyre partive mjerane nuk do t’u japin asnjë vote, sepse këto tre parti opozitare mjerane janë si thëngjilli i djegur dhe janë të konsumuara.

Alicia Kearns - deputetja angleze po u tregon PDK-së,LDK-së dhe AAK- se si duhet ta duan Kosovën

Deputetja angleze Alicia Kearns,me ndjenjën dhe edukatën e saj demokratike internacionaliste, me argumente është duke e kundërshtuar qasjen e padrejtë të BE-së dhe të SHBA-ve ndaj të drejtës së Kosovës.

Kjo deputete angleze me deklaratat e saj të guximshme e të fuqishmë, është vënë në mbrojtje të së drejtës dhe të së vëtetës së Kosovës,karshi synimeve të Serbisë gjenocidale hegjemoniste ndaj Kosovës demokratike tashmë shtet i pavarur e sovran.

Alicia Kearns,këtyre ditëve e tronditi diplomacinë e SHBA-ve dhe të BE-së,me deklaratën e saj, bazuar në argumentet e KFOR-it anglez, se ”Serbia ilegalisht po i armatosën serbët në Veri të Kosovës nëpëmjet autoambulancave,të cilat këto armë i transportojnë nëpër Kishat Orthodokse Serbe në Veri të Kosovës.

Kjo deklaratë i tmerroi së tepërmi edhe Serbinë gjenocidale hegjemoniste edhe Kishwn Orthodokse Serbe ,e cila po kryen mision luftënxitës,në vend të misionit të saj paqesor misis njerëzve.

Të rikujtojmë se Kisha Orthodokse Serbe në të katër luftërat gjenocidale që ish krimineli Sllobodan Millosheviq i kreu në ish Jugosllavi në fund të shekullit 20-të, ishte përkrah kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe nuk e tha asnjë fjalë kundër gjrenocidit që Serbia e kreu në Kroaci,Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

Krimineli Aleksandër Vuçiq Presidenti Serbisë dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, edhe sot në shekullin e 21 takohet rregullisht me Patriarkun Porfirije të Kishës Orthodokse Serbie për t’i harmonizuar bashkarisht aksionet antishqiptare e në Kosovë.

O Memli Krasniqi,O Lumir Abdixhiku,O Ramush Haradinaj,korrigjohuni e hiqni do të nga këto marrëzi që ua ka futur djalli në kokë, sepse siç thotë populli, tradhtarët e kombit nuk kanë brinjë pë t’i dalluar, por dallohen nëpëmjet këtyre egove të sëmura që u kanë kapluar fund e krye.

Kësaj i thonë shqip, Stambolli digjer e k**** krehen. Turp, turp, turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat