Ç’faj patën gazetarët shqiptarë që ua rrezikuan edhe jetën bandat serbe në veri?

Opinione

Ç’faj patën gazetarët shqiptarë që ua rrezikuan edhe jetën bandat serbe në veri?

Nga: Dedë Preqi Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:11
Dedë Preqi

Mediat gjithkund në botë, poashtu edhe në kohë lufte e paqe qëndrojnë pas çdo ngjarje që zhvillohet brenda dhe jashtë ndonjë hapësire dhe për atë e kanë rrolin e tillë për të ofruar të dhëna mbi atë që ndodh dhe ekziston, të cilin rrol nuk është aq lehtë ta vëshë në funksion në kuptimin e asaj që shpeshherë mund të rrezikohej edhe jeta e tyre, sidomos kur bëhët fjalë në frontet e luftës.

Prandaj, detyra e gazetarit-res, është detyrë e shtrenjtë por edhe e shenjtë, për të përmbushur obligimet ndaj nevojave që kërkohen dhe pas gjithë kësaj qëndron shtysa dhe ndjenja e vullnetit se e ke të drejtën dhe detyren të raportosh ngjarjet dhe realitetin, apo t’i caktosh vetës një qëllim të caktuar dhe çdo gjë që ka në dispozicion njeriu i këtij misioni e ka si mjet edhe guximin për të arritur një qëllim të caktuar human dhe mediatik.

Nuk mundesh të qëndrosh indifirent dhe duarkryq e të mos reflektosh nga ngjarjet e fundit të majit të këtij viti dhe deri këto ditët e qershorit, në veri të Mitrovicës, dhe të mos e thuash asnjë fjalë për gjitha ato sjellje të dhunshme të bandave kriminele serbe, por edhe të pyesish në fillim në çfarë kohe jemi sot, a jemi në fronte të luftës, apo të paqës, ku Kosova, po trajtohet në këtë mënyrë çnjerëzore nga bandat e krimineleve të Vuçiqit.

Grupet e organizuara serbe në formë proteste për të kundërshtuar kryetarët shqiptar në tri komunat e veriut, u shdërruan në dhunë brutale me format kriminale, të cilët nuk kursyen as ushtarët e KFOR-it, as policët zyrtar të vendit, dhe për fat të keq i sulmuan dhunshëm edhe gazetarët shqiptarë, të cilët u sulmuan pa mëshirshëm dhe fizikisht me mjete të forta dhe duke ua marrë dhe shkatërruar mjetët e informimit dhe djegur automjetët e tyre.

Duhet ti pranojmë këto fakte para botës demokratike dhe një dukuri e tillë e dhunshme e merr peshën e vet të cilën duhet dënuar në sëcilën shoqëri njerëzore kur shkelen të drejtat e shprehjes dhe lirisë së informimit, ku pa dyshim jemi para një diçkaje që është vështirë ta akceptosh se në cilën kohë gjindet sot Kosova, edhe pas 24 viteve të çlirimit, jemi në liri apo jemi në frontet e luftës, ku gazetarët tanë shqiptarë në raportimet e tyre në veri të Mitrovicës, fyhen e malltretohen dhe sulmohen në forma të ndryshme nga bandat serbe të Vuçiqit, vetëm se po raportonin ngjarjet e ndodhura në këtë pjesë të vendit, duke treguar dhe dëshmuar realitetin.

Pse edhe gazetarët duhet të ishin cak i këtyre sulmeve të dhunshme, për deri sa është detyra e tyre të kryejnë misionet gazetareske për ngjarjet dhe zhvillimet e tensioneve në teren dhe në çdo vend ku kërkohet nevoja, me çrast ishin në vendin dhe teritorin e vet, prandaj imazhet e tilla janë të ndikuara nga politika e mbrapsht dhe e urrejtjes patologjike ndëretnike, e atyre që nuk kanë plane dhe qëllime të mira të marrëdhënieve paqësore në këtë vend.

Dhe ç’faj patën gazetarët, të cilët ishin cak i sulmeve, i keqtrajtimeve dhe përndjekjeve të tyre në protestat e serbëve në veri të vendit, vetëm se ishin duke e kryer misionin e tyre, me ç’rast sëcili e përcepton krizën e thellë që po pëson ky vend edhe mbas një kohe të pasluftës, ku ky popull i njërës palë dhe tjetres tani më është i ngopur me të zezat që ia ka shkakëtuar lufta dhe marrëdhëniet ndëretnike në mes tyre do duhej të ndryshonin dhe të marrin kahen e një elementi tjetër që nënkupton nocioni i njerëzores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat