Politikanët shqiptarë po e dëmtojnë ardhmërinë e kombit!

Opinione

Politikanët shqiptarë po e dëmtojnë ardhmërinë e kombit!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:18
Ismail Muqiqi

Përçarjet dhe ndasitë të liderëve partiak asnjëherë nuk kanë qenë më te polarizuar sesa tani. Kjo po ndodh në kohën kur siguria globale e planetës tokë po sfidohet nga rreziqet më të ndryshme, të konflikteve dhe luftërave pothuajse në të gjithë globin. Shqiptarët asnjëherë nuk arritën të gjejnë rrugën e vërtetë të unitetit të klasës politike e cila gjatë historisë i shkaktojë dhimbje popullit gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Politika fashiste e Serbisë, e Rusisë dhe të disa aleatëve të tyre në kontunoitet ishte e ndërtuar nga sadizmi helmues dhe patologjik kundër kombit shqiptar. Ajo tani dhe sot është e kordinuar me platformën (përçajë e sundo) ashtu si benën me shekuj. Serbia në vazhdimësi po e sfidon shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e saj.

Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës e treguan fytyrën e vërtetë, se kush është në krahë të shqiptarëve e kush është kundër tyre. Serbia në krye me Vuqiqin po arrinë ti përçajë liderët politikë në Kosovë të cilët mjerisht për vendin qëndrojnë në krye të partive politike duke sulmuar njëri tjetrin për interesa të ngushta partiake dhe personale. Po thuajse asnjëherë gjatë një shekulli shqiptarët nuk kanë pasur udhëheqësi ma të pa denjë në gjitha trojet ku jetojnë. Kjo po ndodh në Republikën e Kosovës mu në kohën kur Serbia i ka futur (pykat) në veri me pretendime për ta pushtuar një pjesë të territorit të Kosovës.

Në këtë situatë me plotë të panjohura "liderët politikë" po bëjnë opstrukcione më të ndryshme kundër institucioneve demokratike të Kosovës duke i pamundësuar marrëveshjet ndërkombëtare deri tek bojkotimi ndaj Presidentes Vjosa Osmani. Duhet përmendur se kësaj katrahure po i ndihmon Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili më shumë është në anën e Vuqiqit dhe të serbisë sesa në anën e politikës dhe shqiptarëve të Kosovës. Eksperimentet dhe aventurat politike të Edi Ramës në kurriz të Kosovës nuk kanë të ndalura.

Ky (pelivan) e dëmtojë Kosovën duke u përzier thellë në punët e brendshme pa autorizimin e askujt. Ky ishte ai i cili në mënyrë të fshehtë e hapi çështjen e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte ky i cili krye në veti pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës hartojë të ashtuquajtur status të asociacionit për komunitetin serbë në Kosovë të cilën status - (dokument) ua dërgoj kabinetit të Presidentit Makron dhe Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.  Ishte ky Edi Rama i cili e pezullojë mbajtjen e mbledhjes të dy qeverive shqiptare e cila ishte caktuar të mbahet në Qershorin e këtij viti.

Kjo është pasqyra e karakterit të liderëve politikë të shqiptarëve të kohës kur po jetojmë. Më thotë mendja se në tokat shqiptare e ashtuquajtura inteligjencë apo ajkë e popullit ka ra në gjumin e ariut apo nuk ekziston më fare. Kjo po duket me të gjithat trojet shqiptare po shihet në Shqipëri ku Edi Rama u shndërrua në "sulltan", apo perandorë i shtetit. Po ndodh kjo kur Shqipërinë e ka mbuluar krimi i organizuar, droga dhe lëndët tjera narkotike. Po ndodh kjo kur mafia ka arritur piramidën e krimit, kur Shqipërinë e kanë boshatisur 40% të popullsisë duke kërkuar fatin në vendet e ndryshme të botës. Andaj koha për ndërgjegje dhe vedisim ka arritur shkallën më të ulët të aktivizimit qytetarë për fatin tonë që jetojmë sot dhe për të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas ne.       

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat