Albin Kurti apo Edi Rama, cili është politikani më i fuqishëm shqiptar?

Opinione

Albin Kurti apo Edi Rama, cili është politikani më i fuqishëm shqiptar?

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:53
Faton Mehmeti

Dikur, raportet mes tyre ishin shumë të mira, aq sa Albini shihej si politikani më i afër nga Kosova me Edi Ramën.

Kjo edhe për shkak të orientimim social, me të cilën rrymë identifikohen PS dhe VV.

Kjo ka vazhduar deri në kohën kur VV ishte në opozitë, pothuaje çdo gjë filloi të ndryshonte nga viti 2019 e tutje.

Konkretisht nga viti 2021, me fitoren bindëse të VV, Albini i vetëm krijoi qeverinë që e udhëheq edhe sot. Orientimet e tyre politike në raport me Serbinë quan përplasjet e tyre deri në ‘ekstremin’ e mos takimit të fundit në Prishtinë.

Projekti serbo-rus i njohur si  "Ballkani i Hapur", thelluan ndasitë e mëdha mes kryeminsyrit Rama me Kurtin.

Realisht, Rama raporte të tensionuara ka pasur thuajse me të gjithë liderët politikë në Kosovë, përjashtu këtu Thaçin me PDK-në.

Me LDK raportet gjithnjë të tensionuar edhe me ngarkesën e mos përmendjës së Rugovës në adresimin e tij të parë në kuvend, e deri tek padia nga Ramushit.

Për shkak të fitoreve të tyre në dy shtetet shqiptare gjithnjë dhe natyrshëm ka lindur debati: cili është politikani më i fuqishëm shqiptarë, Rama apo Kurti?!

Ka mendime të ndryshme, por Kurti vlerësohet më shumë edhe në Shqipëri, derisa Rama në Kosovë nuk gëzon mbështetje më shumë se Dardan Molliqaj, përkthyer në shifra elektoral diku te 1%.

Pavarësisht se ka fituar në tri palë zgjedhje në Shqipëri, Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në "Kolumbinë e Evropës", aty ku droga lulëzon dhe krimi rritet.

Me zgjedhje me shumë dyshime, në anën tjetër Kurti ka fituar pastër dhe po qeverisë po ashtu pastër, pa asnjë aferë korruptive.

Për nga vizioni dhe ndikimi që ka në Kosovë e Shqipëri, duket se Kurti bindshëm ka mbështetje më të mëdha dhe tendencat për të qenë më gjatë në pushtet anojnë kah Kurti, nisur edhe nga fuqia politike edhe nga mosha, edhe pse kjo e dyta më pak rëndësi se e para, edhe aty ku Kurti prin bindshëm në raport me Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat