Janë mbledhur tog të padrejtët për ta mundur drejtësinë e Albin Kurtit

Opinione

Janë mbledhur tog të padrejtët për ta mundur drejtësinë e Albin Kurtit

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 8 korrik 2023 Në ora: 16:51
Albin Kurti

Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nga protestuesit agresivë e kriminelë serbë të porositur e të nxitur nga presidenti i Serbisë, Vuçiqi  zbuluan hapur sekretet djallëzore politike e diplomatike të BE-së të cilët kurrsesi nuk janë dakord për mbrojtjen e pavarësisë së plotë të Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por janë në anën e putinistit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, i cili dëshiron  një republikë serbe të dytë boshnjake dhe në territorin e Kosovës.

Për situatën e rëndë në veri të Kosovës  për ndërkombëtarët nuk janë protestuesit e pacipë e agresivë serbë, por kryeministri i Kosovës, Kurti, vetëm për shkak politikës së tij të mëvetësishme e autoktone shtetërore amerikanëve e evropianëve ua ka shpërqëndruar varësinë politike të Kurtit ndaj tyre, se amerikanët e evropianët kërkojnë që kryeministrit të Kosovës Kurtit t'ia imponojnë politikën e tyre robëruese e përkulëse.

Problemi tjetër është se kryeministri i Kosovës Kurti ua prishë planet gjeostrategjike diplomacisë amerikane e evropiane për ta sakrifikuar e coptuar  Kosovën në veri me nje republikë serbe për ta ndarë Serbinë nga Rusia.

Problemi tjetër avansues ndaj Serbisë është se me anë të Grenellit e Brnabiqit lobi serboamerikan është
bërë aq i fuqishëm sa që të gjithë diplomatët amerikanë e evropianë  janë bërë zëdhënës të Vuçiqit, përkundër lobit shqiptaro-amerikane që janë ndarë e përçarë në nahije qytetesh e krahinash shqiptare.

Sekretari i SHBA-së, Blinken, së bashku me Eskobarin, ambasadorin amerikan në Serbi, Hill dhe ambasadorin amerikan në Kosovë,  janë bërë zedhënës të Serbisë së Vuçiqit, përkrahës së Serbisë janë edhe përfaqësuesit evropian Lajçaku e Borelli, etj.

Pra, qëllimi sidomos i BE-së është që të sakrifikohet Kosova me një republikë serbe që për ta ndarë Serbinë nga Rusia.

Pjesëmarrja e policisë së Kosovës në mbrojtje të komunave në veri zbuloi dhe diçka tjetër, se, ndërkombëtarët mbrojnë shtetin më gjenocidial në botë, Serbinë, se mbrojnë kriminelin e Serbisë Vuçiqin, se e keqja fiton për shkak se të këqinjtë kanë shoqëri më të madhe sesa i miri e i drejti Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat