Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rolin e emisarit diplomatik në Ballkanin perëndimor!

Opinione

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rolin e emisarit diplomatik në Ballkanin perëndimor!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 8 korrik 2023 Në ora: 20:10
Edi Rama

Janë tepër të dëmshme për Kosovën sulmet dhe kritikat e ashpra që po i bëhen kryeministrit Edi Rama, për rolin dhe veprimet e tij prej emisari joformal që i është dhënë nga miqtë e kombit shqiptar, amerikanët, të cilët po përdorin çdo mundësi dhe mjet diplomatik që ta bindin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që t’i plotësoj tri kërkesat e BE-së për sh’tensionimin e situatës në veri të Kosovës, kërkesa të cilat siç dihet ai nuk po i zbaton, duke u thirrur në vendosjen e ligjit dhe rendit kushtetues në atë pjesë të Kosovës. Mos harroni kurrë se integritetin dhe kufijtë e Kosovës qe 24 vite po na i mbron NATO në krye me amerikanet, përndryshe nuk dihet se si do dukeshin sot kufijtë e saj..!?

Pra, pas vendosjes së tre kryetarëve me polici në ndërtesat e tri komunave veriore, meqë rast pati protesta të dhunshme nga serbët lokalë të udhëhequr nga grupe kriminale serbe, ku siç dihet pati shumë ushtarë të KFOR-it italian dhe hungarez të lënduar, janë amerikanët ata të cilët i kërkuan z. A. Kurti që t’i tërheq tre kryetarët dhe t’i vendos në ndërtesa alternative, por dhe policinë speciale, të cilën kërkesë ai ende nuk ka e plotësuar. Dhe, nga kjo rezultoi që për shkak të mos dëgjueshmërisë së tij, ata e ndëshkuan Kosovën, duke e përjashtuar FSK-në nga ushtrimet e NATO-s “Defender-Euroip-2023”, duke paralajmëruar masa tjera ndëshkuese.

E gjithë kjo pakënaqësi e amerikanëve me kryeministrin Kurti do shpërfaqet hapur nga ana e tyre, filluar nga Sekretari i shtetit A. Blinken e deri tek i dërguari i tyre për Ballkanin perëndimor, z. G. Escobar si dhe J. Hovenier, ambasador i SHBA-ve në Kosovë, të cilët në shumë takime, biseda telefonike dhe komunikata për media i bën vazhdimisht lutje z. Kurti që t’i dëgjoj dhe plotësoj kërkesat e tyre, mirëpo nga ai deri më sot nuk ka pati ndonjë reflektim pozitiv, sjellje dhe veprime këto të cilat i vunë miqtë tanë amerikan në siklet dhe para një situatë të palakmueshme, sepse ishin dhe janë të vetëdijshëm se për shkak të kokëfortësisë së A. Kurtit, siç e kanë thënë disa herë, nuk duan ta ndëshkojnë popullin shqiptar. Përndryshe, sikur të kishte qenë Kosova e ngjashme me Afganistanin, e që për fatin tonë nuk është, amerikanet do tërhiqeshin pa u menduar as një minutë me krejt çfarë kanë në Kosovë, sepse dinjiteti i tyre si komb dhe superfuqi numër një në botë, nuk do i lejonte që të vihet në lojë si dhe të nënçmohet forca e tyre morale dhe kombëtare nga askush, pra as nga Albin Kurti.

Por, duke e parë se situata në veri të Kosovës nuk po de-eskalohet, veçse po merr kahje të një krize dhe rrezikut për sigurinë në Ballkanin perëndimorë, pra me mundësi të fillimit të konfliktit ushtarak në çdo kohë, miqtë amerikanë do e fusin në “zjarr” adutin e fundit për shpëtimin e Kosovës nga ndëshkimi i BE-së si dhe nga vetë ata nga sanksionet dhe masat financiare ndaj saj, dhe, natyrisht ai është kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe kjo për shumë arsye, ku ndër arsyet kryesore është të qenurit e tij shqiptar, pra për të biseduar me A. Kurtin si vëllai me vëllanë, për ta bindur që t’i plotësoj tri kërkesat e BE-së, i cili siç dihet pa asnjë arsye serioze refuzoi të takohet me E. Ramën në Prishtinë, duke e bërë një gjest të pa presedan diplomatik, si dhe në kundërshtim të plotë me traditat e mikpritjes shqiptare..!?

Pra, kryeministri Rama, jam shumë i sigurt, se iniciativën për turneun ballkanik që t’i vizitojë gjashtë kryeqytetet e vendeve të Ballkanit perëndimor, nuk do e ketë marrë krye me vete, veçse këtë rol ia kanë besuar amerikanet bashkë me zyrtarët e BE-së, si tentim i fundit për ta bindur A. Kurtin që t’i plotësoj tri kërkesat në fjalë të BE-së, si dhe t’i njoftoj udhëheqësit e 5 vendeve tjera me përgatitjet e samitit të Procesit të Berlinit, i cili do mbahet në muajin tetor të këtij viti në Tiranë.

Pra, Edi Rama, si mikpritës i këtij samiti duhet t’i bëj konsultimet e para me këto shtete si dhe t’i koordinoj hapat e duhur të cilët duhen marrë bashkërisht para mbajtjes së këtij samiti.

mënyra se si po komentohet, fyhet dhe kritikohet Edi Rama në Kosovë dhe Shqipëri këto ditë, është pa asnjë dyshim, turp dhe denigrim i pashoq që po i bëhet dy shteteve shqiptare para opinionit ballkanik dhe evropian, duke mos qenë në gjendje, sidomos disa politikanë andej dhe këndej kufirit, që ta kuptojnë faktin se Shqipëria tanimë është anëtare e NATO-s, është në rrugën e anëtarësimit në BE, dhe si më kryesorja, është fakti se shqiptaret për herë të parë në histori po bëhen faktor pjesëmarrës dhe vendimmarrës në politikat globale dhe strategjike të Aleancës Verio-atlantike, në rend të parë në rajonin e Ballkanit perëndimor, ku për gati dy shekuj faktor dominues dhe përcaktues i fateve të popujve të këtij rajoni ishte Serbia fashiste me regjimet e saj kriminale dhe antishqiptare, por të cilës sot po i vije fundi i turpshëm, pikërisht me forcimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Ballkan dhe në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat