Keqkuptimi dhe keqinterpretimi që i bëhet Donika Gërvallës duhet të marrë urgjentisht fund

Opinione

Keqkuptimi dhe keqinterpretimi që i bëhet Donika Gërvallës duhet të marrë urgjentisht fund

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 9 korrik 2023 Në ora: 09:49
Donika Gërvalla

Shqiptarët e zakonshëm nuk e kuptojnë se Donika Gërvalla edukimin kombëtar e ka marrë nga babai i saj i madh Jusuf Gërvalla, ndërsa edukimin politik nga politikanët e mëdhenj gjermanë të shekullit të kaluar dhe të këtij shekulli.

Ndaj ajo nuk i ka komplekset tipike të shqiptarëve të dikurshëm të pashkolluar e analfabetë që shisnin kurrizin e tyre si gomarët nëpër tregjet e Beogradit, apo karrocat e tyre. 

Nuk ka faj Donika Gërvalla që politikanët tanë të kompleksuar, primitivë, servilë dhe provincial u edukuan kombëtarisht dhe politikisht nga baballarët e tyre analfabetë që pa dijeninë e tyre mësuan gjithçka për kombin dhe politikën nga shkolla politike e UDB-së në tregjet e Beogradit, ku punonin si hamallë.

Prandaj, kur Donika flet me emisarë, politikanë dhe diplomatë të Bashkimit Evropian, ajo natyrshëm ndihet e barabartë me ta, sepse ka plusin shtesë që e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë.

Sepse ne asnjëherë nuk e kemi dëmtuar popullin serb dhe shtetin e tij Serbinë, por gjithmonë ka qenë e kundërta dhe kështu ka mbetur edhe sot e kësaj dite.

Problemi ynë më i madh qëndron në faktin se ne gjithmonë e pranojmë padrejtësinë si drejtësi nëse na bëhet nga ata që janë më të fortë se ne dhe veçanërisht nëse varemi prej tyre.

Kjo është dëshmi se ne jemi të kompleksuar pa nevojë, sepse ne kurrë në historinë tonë nuk i kemi shkaktuar askujt dëme njerëzore dhe materiale, përveç vetes sonë.

Nga ana tjetër, ne i kemi mësuar si armiqtë, ashtu edhe aleatët tanë që të jemi maksimalisht servilë ndaj tyre, sepse asnjëherë nuk e kemi forcuar veten aq sa të jemi të barabartë në tavolinë.

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla kanë pikërisht këtë synim, që këto komplekse dhe nënshtrime jo vetëm të panevojshme por edhe të dëmshme të pushojnë së ekzistuari njëherë e përgjithmonë.

Ajo që unë do të bëja ndryshe, dhe që ata të paktën duhet ta marrin në konsideratë, do të ishte krijimi i një plani veprimi më efikas që do të na lejonte të arrijmë rezultate shumë më efektive në çdo aspekt.

Megjithatë, ata duhet të dinë se ky plan veprimi në këtë moment nuk mund të jetë maksimalisht efektiv nëse nuk është në përputhje me forcën tonë reale dhe me mbështetjen e SHBA-së.

Ky plan veprimi mund të jetë shumë më efektiv në të ardhmen, vetëm nëse i kryejmë me kujdes të gjitha detyrat tona shtëpiake.

Dhe çfarë synojnë këto detyra shtëpiake?

Para së gjithash, zvogëlimin e varësisë sonë akute ushtarake nga fuqitë e mëdha duke rritur bashkëpunimin politik, ekonomik, financiar, tregtar, investues dhe punësues me to.

Sepse nga të ardhurat monetare që do të rriteshin nga intensifikimi i këtij lloj bashkëpunimi me ta, ne do ta krijonin një ushtri mjaftueshëm të fortë për të na mbrojtur në çdo kohë nga armiqtë e jashtëm.

Pse po e them këtë?

Sepse do të ishte mëkat i madh nëse synimi i tyre jashtëzakonisht i mirë për të ndryshuar thelbin e politikës sonë ndaj vetes dhe të tjerëve do të dështonte për shkak të një metodologjie joadekuate të veprimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat