Vetting-u dhe sanksionet “non grata” do shembin diktaturën e korrupsionit, “Trekëndëshin e Bermudës”

Opinione

Vetting-u dhe sanksionet “non grata” do shembin diktaturën e korrupsionit, “Trekëndëshin e Bermudës”

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 11 korrik 2023 Në ora: 07:20
Skënder Sadri Kapiti

Nuk ka nevojë as për komente , as për analiza, as për të faktuar dhe as për t’ia mbushur më mëndjen  askujt për atë se “Trekëndëshit të Bermudës”, Republikës së korrupsionit  i janë thyer tre patericat: Rama, Berisha e Meta. 

Berishës ia dha mandatin e të përjashtuarit dhe te ndëshkimit shpallja “non grata” për korrupsion nga SHBA, pastaj nga  Basha e më pastaj edhe nga Britania e Madhe. Berishës e Metës ia dhanë përsëri  ndëshkimin populli me 14 Maj 2023 në zgjedhjet vendore  ku ata pësuan fiasko politike,  Knockout tejet të rëndë. 

Ndërsa Edi Ramën po e fundosin për superkorrupsion si asnjëherë në historinë e Shqipërisë, po e fundos fakti se nuk dihet se a mund të shpëtojë ndonjë minister apo drejtor  e deri ndonjë punonjës i administratës së Rilindjes së   i tij pa u arrestuar për korrupsion, kur deri me tani të gjithë shokët e besnikët e tij  janë arrestuar. 

Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm kur Kryeministri do të detyrohet ose do t’i imponohet nga ndërkombëtarët që të japë doreheqjen si llogaridhënie për korrupsionin qeveritar që ka autor dhe përgjegjës vetë kryeministrin. 

Vetëm në Shqipëri ndodh që akoma te jetë kryeministër një i tillë si Rama ,me një qeverisje të stërmbushur me skandale korrupsioni, hajnije dhe gjithfarëshe te tjera.

Dhe kjo vetëm për një arësye: sepse e gjithë politika e vjetër është bashkë kundër ndryshimit dhe në mbrojtje të hajdutësisë, krimit e korrupsionit. E vjetra politike e “Trekëndëshit të Bermudës”dëshpërimisht akoma  janë bashkë kundër Partisë  Demokratike dhe Bashës,por pas  29 Korrikut 2023, pas zgjedhjes së Kryetarit të PD-së pashmangshmërisht  fillon agonia, fillon rënia e lirë  e “Trekëndëshit të Bermudës”. Me Bashën vjen ndryshimi.

“Trekëndëshit të   Bermudës i  janë thyer patericat, diktaturës së regjimit  së korrupsionit po i vjen fundi. Duhen urgjentisht zgjedhje të parakohshme. 

Qeveria qëndron  në ajër ,tërësisht kundër interesit publik. Ramës i dështoi edhe aventura antishqiptare e Open Ballkanit. E vetmja gjë që i ka mbetur është të  largohet, që të mos i shtohen zullumet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat