Jemi “Një”!

Opinione

Jemi “Një”!

Nga: Agron Shabani Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:40
Autori Agron Shabani

Gazetari ose botuesi i Kosovës, Berat Buzhala përmes medias ose stacionit të tij televiziv, gjatë këtyre ditëve të fundit e ka shfaqur ose lansuar një video lajm ose incizim rrufe (pamflet) dhe kompromitues kundër intelektuales së shquar shqiptare, politikanes së kualifikuar me botë dhe vizion të njohur shkencor ose akademik, deputetes dhe kryetares se grupit parlamentar të partisë në pushtet, dhe ish kryetares ose prefektes brilante dhe ekselente të Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, e cila rrjedh prej Familjes së njohur liridashëse dhe patriotike të Kusarëve nga Gjakova.

Ndërkohë që lajmi i lansuar nga "mediumi i pavarur" i Berat Buzhalës, e ka marrë dheun gjithandej Kosovës dhe me larg, saqë i ka bërë të "mërziten" ose të "derdhin lot" (krokdilli) edhe oligarkët ose potragjelët e ndryshëm të Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej, së bashku me "delengjinjët e vegjël" udbist (rankoviçist), bolshevik, stalinist, jugokomunist, proletar dhe internacionalist, të cilët akoma me shumë i kanë dhënë zë kujës ose borisë së alarmit kundër disa inserteve ose deklaratave të pamatura dhe të pazakonshme të znj. Kusari-Lila kundër z. Haradinaj, z. Haxhiu dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që nuk përkojnë fare me natyrën, karakterin, nderin, moralin, edukatën, kulturën, traditën dhe historinë e njohur familjare dhe farefisnore të zonjës Kusari-Lila, si dhe të Gjakovës Martire dhe Heroike.

Ndonëse, edhe në kryesinë e PDK-së ka persona ose individ të ndryshëm, të cilët gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së në Kosovë, nga Vjena e Austrisë janë shprehur asokohe se :"Nëse e fitojnë luftën ata....të UÇK-së, do kërkonte azil politik në Beograd!"

Ndërkohë që në grupin e militantëve ose "ciceronëve të zjarrtë dhe fanatik" të Hashim Thaçit dhe UÇK-së, mund të ketë edhe persona të atillë si "ciceron, kasnes ose dëshmitar të mbrojtur kundër Thaçit dhe të tjerëve në Den Hagë!? (...)

Ndërkaq, nëse nuk gabohem, ishte vet Berat Buzhala ai, i cili dikur apelonte dhe kërkonte ndihmën ndërkombëtare, për ta mbrojtur ose shpëtuar si thoshte nga bandat ose nëntoka e Hashim Thaçit! Apo.....???!!!

Sidoqoftë, sipas filozofit të lashtë grek, Epiketit: E vërteta triumfon në vetvete, ndërsa gënjeshtra gjithmonë ka nevojë për bashkëpunëtorë ose dëshmitar.

E para gjë që i bie ndërmend dhelprës janë kurthet (kurthat) e ndryshme, ndërkaq, luanit gjithmonë i kujtohen bishti dhe kurthet e dhelprës.

Ndaj, sipas Makiavellit: "Luani kurrë nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga kurthet e ndryshme të dhelprës, ashtu sikurse dhelpra që nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga tufa e ujqërve ose hienave të uritura për gjah, si nga dasmat e lepujve. Kështu që një lider ose politikan i sprovuar dhe i vërtetë, duhet të jetë dhelpër për t´u mbrojtur ose shpëtuar nga kurthet e ndryshme dhe luan për t´i trembur ose frikësuar ujqërit së bashku me lepujt e dhelprat e ndryshme."

Ndryshe nga kjo, në "pasazhin" ose "mozaikun" e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm individual dhe kolektiv, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim ose "posedonim hyjnorë" ose "profetikë" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

"Nderi, morali, karakteri, ideali, virtyti, kultura dhe edukata, kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena (gënjeshtra) dhe tradhtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska." (Viktor Hygo)

Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principeve: Nga frika, dashuria dhe interesi.", thotë Makiavelli. Apo, nga instinktet e kafshëve, siç shprehët në një rast Friedrich Nietzsche.

Siç e kam (e kemi) cekur shpesh: Nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh.

Ndaj, nuk ka njeri ose politikan normal ose racional në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, nuk reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) -jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi , diaboli dhe hipokrizi totale ose absolute. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fyt dhe në shpirt.

Si duket edhe të të ashtuquajturat "elitat" ose "par-exelèncat"e ndryshme pushtet mbajtëse, politike, kulturore, gazetareske, publicistike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre, janë të ngritura dhe promovuara nga "brumi", "materia" ose "derivatet" e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike ose parapolitike. Gjegjësisht, nga mentaliteti, recidivet, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e "sistemit"(regjimit) të mëhershëm autoritar, diktatorial, despotik, feudal, skllavopronar, imperial ose kolonialist të Beogradit.. Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste, borxheze, kullake, skllavopronare, fuedaliste, imperiale ose kolonialiste të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit dhe Rankoviçit & Company.

Diskrecioni, konfidenca, de klasifikimi i lajmeve ose informacioneve te klasifikuara, linçimi, komploti, sabotazhi, kolaboracioni sekret, spiunazhi dhe luftërat e ndryshme subverzive, speciale, psikologjike dhe të tjera, si duket janë agjenda e përbashkët vepruese dhe insubordinuese në mes inteligjencës kosovare dhe asaj serbe.

Nga i mori ato lajme Burat Buzhala?, pashmangshëm shtrohet pyetja.

Elita intelektuale, kulturore dhe politike e Gjakovës, gjithmonë kanë qenë halë në sy për Serbinë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës në Kosovë.

Në të kundërtën, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, jo qytetar ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohesh, qortohesh, vritesh ose dënohesh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.

Apo, në mënyrë që "shkëlqimet e dritave, ngjyrave, simboleve, parullave ose sloganeve tuaja, të jenë sa me të pranishme, dehëse ose impresive para popullit ose elektoratit tuaj, minxyra ose shtëllunga e territ ose errësirës së përgjithshme në taborin rival ose kundështar, duhet me qenë sa me të dendura, të trasha, dhe gjithmonë të pranishme ose efektive në kuptimin afektivë. "(Parullat e njohura borxheze, skllavopronare ose feudaliste.)

Bota shqiptare nuk është më si dikur. Jo çfarë.

Shqiptari i shkretë, shpirtshitur, tru trashë ose kokësh, i ruan vetëm ato sekrete të larta që nuk i njeh ose nuk i dinë. Të shesin sot shqiptarët falë ose gratis.

Në fakt znj. Kusari-Lila ka bërë një gaf ose gabim të madh ose trashanik me shpalosjet ose deklamimet e saj para atij farë "politikanit"(çetnikut) serb! Sigurisht.

"Mëkatet ose gabimet e njerëzve të pushtetshëm, suprem ose autoritativ, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin, ndjejnë dhe përjetojnë ato.", do thoshte Konfuqi.

Ndryshe nga kjo, për dallim të Berat Buzhalës dhe punëdhënësve të tij, të cilët në mënyrë hamletiane, disfatike ose kapitulluese, dikut pranuan ose falën gjithëçka pa fituar asgjë në raport me Serbinë: Mimoza Kusari-Lila, si duket ka rënë në grackën, kurthin, karemin, ose rrethin e njohur vicioz ose biocenoz të inteligjencës ose shërbimit sekret të Serbisë, opozitës kosovare dhe vet atyre me të cilët znj. Kusari Lila, bashkëpunon në qeveri dhe parlament...?!

Uroj të jem i gabuar!

Dhe, kjo "de jure e de facto" u çelë (hapë) rrugë "misionarëve, zëdhënësve, gjyqtarëve, linçuesve, prokurorëve, persekutorëve ose ekzekutorëve" të pa autorizuar, të pa kualifikuar, stupid, nebuloz, çoban, analfabet ose mediokritë-kundër Gjakovës Martire, Heroike, Kushtrimtare dhe Kryengritëse- përmes skemave dhe skenarëve të ndryshme makabre dhe tepër funebre kundër 'pjesës urbane, kulturore ose qytetare' të Gjakovës!!!

Zatën ky ka qenë si duket edhe skenari ose njeti (qëllimi) kryesor i Berat Buzhalës dhe mentorëve ose sponsorëve të tij?! Futja e thikave të helmuara të urrejtjeve, përçarjeve dhe ndasive të thella në mes pjesës 'rurale' të Gjakovës dhe krejt Kosovës dhe 'pjesës urbane ose qytetare' të Qytetit legjendar rrënz Çabratit!!!

Nuk po guxoj të shprehëm ndryshe për shkak të moshës, edukatës, kulturës personale e familjare, si dhe për shkak të largësive ose distancave të ndryshme në kohë dhe hapësirë, përveç Amanetit ose Testamentit të Madh të shumë heronjve dhe dëshmoreve të kombit: Gjakova është gjaku ynë që nuk falët dhe s'harrohet kurrë!

Larg duart nga Znj. Mimoza Kusari-Lila!!!

Jemi 'Një'!

P. S. "Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve të liga...Mos i mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ua lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…" - GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat