Mimoza

Opinione

Mimoza

Nga: Dibran Demaku Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:39
Dibran Demaku

Mimoza është një ndër llojet e luleve më të pëlqyera nga njerëz të të gjitha moshave, mbase edhe nga fakti që çelë në pranverë të herëshme dhe ka një ngjyrë karakteristike një të verdhë të këndshme.

Andaj shumë nga familjet e kombit tonë i pagëzojnë vogëlushet e tyre të sapolindura me këtë emër. Dhe jo vetëm kaq: Llojit të kësaj luleje u këndohen këngë të ndryshme nga këngëtarët,ndërkaq poetët u thurin vargjet e tyre më të mira…

Mbase edhe familja e Mimozës(Kusari) kur e ka pagëzuar vogëlushen e tyre me këtë emër i ka padur parasyshë përparësitë dhe bukuritë e lulës së Mimozës.

Mimoza(Kusari-Lila) hyri nisi hapat bë politikë si zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, këtu e dy dekada më parë, kur qeveria udhëhiqej nga Agimi(Çeku).

Mbase shikuesëve të vëmendshëm u kujtohet ajo zëdhënësja e brishtë kur fliste në tv për sukseset e asaj qeveria.

Por siç ndodhë(pothuajse çdo herë,zëdhënësit qoftë të qeverisë,qoftë të presidencës,qoftë të partive politike,sapo bëjnë emër si dhëdhënëse(apo zëdhënës)vazhdojnë hapat e tyre drejtë politikës.

Edhe Mimoza(Kusari-Lila nuk bëri përjashtim.

Ajo,pas përfundimit të karierës si zëdhënëse e qeverisë së Agimit(Çeku) do të vazhdonte karierën e saj në politikë dhe atë në Partinë e Behxhet Pacollit,që kur u formua si Parti,të gjithë menduan se do të jetë një nga partitë politike të vendit,edhe për faktin se kryetari i partisë së re ishte njeriu më i pasur i Kosovës,miliarderi Pacolli.

Si anëtare e asaj partie Mimoza(Kusari -Lila) u bë e njohur kur dikush e dha lajmin se ajo së bashku me ktyetarin Pacolli dhe anëtarë të tjerë të partisë kishin shkuar në vizitë në Libi tek kryetari i Libisë-Gadafi.Lajmi bëri bujë kur u kuptua se ish diktatori i Libisë-Gadafi k kishte detyruar ata që të vallëzonin në prani të tillë.Thuhej atëherë se në kërcimin e valles para Gadafit ishte dalluar sidomos Mimoza!

Pastaj,pas atij skandali të llojit të vet,kishte filluar të binte rejtingu politik i partisë së Pacollit,Mimoza kishte ndërruar partinë.

Dhe që nga atëherë Mimoza ka ndërruar shumë parti,saqë tash mbase askush nuk i mban në mendje radhën e partive të ndërruara.

Përveq partive Mimoza(Kusari-Lila) kishte pasur edhe poste politike:si ministre e në një mandat ishte edhe kryetare e komunës së Gjakovës.

Mimoza (momentalisht) është anëtare e Lëvizjes Vetëvrndosje dhe kryetare e Grupit parlamentar të partisë në fjalë në Kuvendin e Kosovës.

Se Mimoza (Kusari-Lila) për karrierë politike qenka në gjendje të bëj koalicione apo marrëveshje edhe me dreqin e mallkuar po tregojnë xhirimet e përgjimeve.

Në këto xhirime po tregohet për pazaret politike të Mimozës me anëtarë të Listes serbe,dhe edhe me njërin nga ata që Departamenti i shtetit e ka shpallur person “nongrata”,ndërkaq që shefi i partisë së Momozës,të njejtit i ka shpallur si anëtarë të grupeve terroriste në veriun e Kosovës.

Këto biseda dhe marrëveshje të Mimozës,përveq që janë të dëmshme për politikën aktuale të shtetit të Kosovës,janë edhe të dënueshme.

Mimoza (Kusari-Lila) pas zbardhjes së këtyre skandaleve,jo vetëm që duhet shkarkuar nga politika, por duhet ndjekur edhe penalisht!

Mimoza?!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat