Për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Opinione

Për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 13 korrik 2023 Në ora: 15:05
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Si hyrje të këtij shkrimi të mësipërm po përdor dhe po ua sjell në kujtesë lexuesve një shkrim timin të mëhershëm, atë të datës 24 Shtator 2021 me Titull"

“Faleminderit Z. Kurti dhe Znj.Osmani”!

“Këtë falenderim timin për Kryeministrin dhe për Presidenten e Kosovës e bëj nisur nga ajo punë, përgjegjshmëri e shërbim të madh që Ju i Nderuar Kryeministër dhe Ju e Nderuara Presidente po u bëni shqiptarëve, Kosovës dhe Kombit. Do thonë njerezit se po bëni vetëm detyrën .

Po, eshte e vërtetë se po bëni detyrën , por ama detyrën që po e kryeni po ta krahasosh me punën e paraardhësve tuaj , dhe madje edhe me atë se si kanë punuar edhe shtetarët e pushtetarët në Shqipëri prej 100 vitesh mund të thuhet saktë se Kurti dhe Osmani janë shëmbulli më i mirë i përkushtimit, i përgjegjshmërisë kombëtare e publike në shërbim të interesit të përgjithshëm dhe të atij kombëtar dhe në shërbim të dinjitetit, personalitetit dhe të sovranitetit të Kosovës.

Për herë të parë shqiptarët kanë këta burrështetas, interesi i të cilëvë përputhet dhe gjëndet brënda interesit të pëgjithshëm.

Kurti dhe Osmani sot po përballen me pasojat e rënda që atyre u ka lënë trashëgimi politika e vjetër e PDK, LDK, AAK dhe NISMA.

Kurti dhe Osmani po harxhojnë kohë, mund dhe energji për të ndrequar dëmet e mëdha që ka bërë ishpushteti si në politikë, diplomaci, ekonomi, drejtësi, integrim etj.

Kurti e Osmani po përballen me fusnotën që ata ia vendosën “shënim” Sovranitetit të Kosovës.

Kurti e Osmani po përballen me marrëveshjet e dëmshme dhe antikombëtare të ishshtetarëve dhe të paraardhësve të tyre , po përballen me pasojat e politikës së inferioritetit që ka treguar ishpushteti i mëparshëm dhe me pasojat e këcënimet për sigurinë, sovranitetin dhe të territorit të Kosovës.

Për herë të parë shqiptarët kanë Kryeministrin si dhe Presidentin e tyre, kanë ata të cilët i kanë interesin, vizionin dhe përkushtimin në përputhje të plotë me interesat dhe me sakrificat e popullit të vet.

Prandaj dhe u drejtohem Kurtit dhe Osmanit me këtë falenderim, sepse kur pushteti punon me përgjegjësi, me përkushtim, me sinqeritet dhe me drejtësi atëhere kjo gjë i shërben shtetit, shoqërisë, atdheut,individit , pra kjo gjë më shërben edhe mua dhe familjes e vëllezërve të mi si shqiptarë dhe si antar i shoqërisë kosovare.

Me Kurtin dhe me Osmanin po na kthehet shpresa e besimi se Kosova do të bëhet, si dhe do të realizohet edhe dëshira jonë që të mos mbajmë vetëm pasaporten e Kosovës, por po na kthehet besimi për të ardhur në Kosovë, në tokën e prindërve tanë dhe në atdheun tonë e të shqiptarëve, pasi kjo ishte edhe porosia e prindërve tanë por edhe dëshira ime dhe e familjes sime pë të jetuar në Kosovën e lirinë, dhe për lirinë e së cilës kontribuoi aq shume edhe e gjithë familja ime.

Mirëpo kundër kësaj dëshire dhe pengesë u bë politika dhe pushteti i keq dhe korrupsioni e hajnija e pushtetit që iku, prej të cilit jo vetëm se nuk u kthyen në Kosovë shqiptarët e diasporës dhe ata që u larguan gjatë luftës, por ndodhi e kundërta, vetëm sa u larguan nga Kosova rinia dhe jo vetëm ajo, a thua se në Kosovë ishte akoma regjimi serb.

Shtet i mirë është ai shtet që qeveriset mirë, është ai shtet i cili i shikon dhe kujdeset për të gjithë antarët e komunitetit ashtu si kujdeset prindi për fëmijët e vet; shtetin e bëjnë të mirë pushteti i mirë, qeveritarët e mirë nëse ata janë shërbëtorë të mirë të shtetit e të popullit të vet. Kjo po shihet te Albini e Vjosa, prandaj mirënjohje e falenderim atyre ashtu sikurse që i meritojnë falenderimet edhe të gjithë ata patriotë e individë vepërmirë”.

Durres 24 Shtator 2021

Shkrimi i mëposhtëm aktual i cii me jep të drejtën për vleresimin e sakt timin para dy vitesh për Kurtin e Osmanin: ”Qëndroni Kurti dhe Osmani sepse me Ju është historia,patriotizmi e vërteta. Tradhtia, hajnija e korrupsioni janë kundër jush”.

Jo vetëm Edi Rama por para historisë do të përgjigjet edhe Partia Socialiste e cila deri më sot jo vetëm asnjë funksionar e as pushtetar i saj ,por asnjë antar i saj nuk është distancuar dhe as nuk ka kritikuar kryesocialistin Edi Rama për papërgjegjshmërinë dhe për tradhtinë publike ndaj interesit gjithkombëtrar shqiptar me projektiin e “Ballkanit të Hapur” projekt tërësisht serb , antishqiptar dhe kundër Kosovës.

Projekt i mbështetur nga kryeministri shqiptar, por që dështoi falë Gjermanisë.

Albin Kurti e Vjosa Osamani kanë meritën e madhe sepse ata futën në politikën shqiptare standardin patriotik, atë që tipari kresor i politikanit, pushtetarit e shtetarit shqiptar duhet të jetë patriotizmi dhe ndjesia e përgjegjshmëria e lartë para kombit e atdheut kundër korrupsionit, hajnisë e tradhtisë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ua grisën maskën patriotike tradhtisë, tradhtisë e cila maskohet me vellon e patriotizmit,tradhtisë e cila akuzon patriotizmin për tradhti. Albin dhe Vjosa unë Skënder KAPITI u mbështes fort , sepse te ju shikoj atë të vertete dhe atë edukatë patriotike dhe Kosovëdashëse që ma kanë dhënë prindërit e mi.Te Ju shikoj historinë, mbrojtjen dhe respektimin e të gjitha pëpjekjeve dhe sakrificave të popullit heroik të Kosovës për mbijetesë , për shtet e bashkim kombëtar.

Ju keni meritën e madhe sepse po zgjoni dhe frymëzoni edhe nacionalizmin dhe patriotizmin real në Shqipëri, ju po jepni shëmbullin se si pushteti e politika duhet t’ i shërberjnë atdheut ,shoqërisë e shtetit kundër tradhtisë, hajnisë,korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë kombëtare. Pavarësisht se keni dy vite në krye të Kosovës, Ju i treguat politikës së Tiranës e cila prej 100 vitesh i mungojnë virtytet kryesore: I mungojnë ajo e patriotizmit, e përgjegjshmërisë para kombit e atdheut , ajo e deëmokracisë. Po i tregoni politikës shqiptare se duhet ndëshkuar tradhtia e korrupsioni.

Albini dhe Vjosa kanë edhe një meritë tjetër , atë se patriotizmi i tyre zbuloi karakterin dhe hipokrizinë e deri edhe tradhtinë e mercenarizmin antishqiptar të shumëkujt,si dhe kanë meritën e madhe se sjellja e veprimi e këtij llumi antikombëtar kundër Kurtit e Osmanit po ndërgjegjsojnë opinionin në Shqipëri se cfarë politike, politikanësh ,intelektualësh e mediatikësh pa sens kombëtar e kanë qeverisur më përpara dhe vazhdojnë ta qeverisin akoma Shqipërinë.Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me shëmbullin e tyre të mirëqeverisjes dhe përgjegjshmërisë kombëtare vetëm sa e zbuluan akoma më shumë se cfarë ishpushtetarësh,ishpolitikanësh e paskan sunduar Kosovën në këto 20 vite që nga koha e lirisë së Kosovës.

.Në vazhdën e shkrimit një antikosovar i cili e konkuron dhe i sfidon edhe Baton Haxhi Stanishiqin e Buzhalën është edhe nje fare Mero Baze i cili është një antikosovar dhe një serbofil dhe asgjë tjetër, është një dordolec tjetër mediatik avokat i “Ballkanit të Hapur” dhe Beogradit , tipi mediatik antishqiptar e sidomos antikosovar. Mero të njohin mirë këtu në Shqipëri. Ke qenë superservili i Sali Berishës dhe urrejtes i UCK-së. Berisha kur ta dha kandidaturën për deputet në vitin 2001, iu tha disa demokratëve që nuk donin te vinte kandidatura jote, e di si u tha Berisha atyre : nuk ia heq kandidaturën , por jap shtatë deputetë për Mero Bazen. E pastaj pse nuk arrite të bëhesh as deputet dhe as të përfitosh nga qeverisja e Berishës ,atëhere u konvertove në armik i Berishës dhe sahanlëpirës i Rilindjes. Tani del e trillon kundër Albin Kurtit dhe na del e ben sikur e mbron Hashim Thacin. Mero, je shëmbulli i antikosovarizmit saqë edhe në portalin tend vetëm provokon, nxit dhe inkurajon urrejtje kundër shqiptarëve të Kosovës. Gjë kjo dhe jo vetëm ti por edhe shumë mediatik të tjerë si ti sikur e vertetoni atë që kanë denoncuar mediat greke , se Ministria e Jashtme greke ka fonde sekrete qe paguan politikanë e media për promovim të agjendave antishqiptare.

Fatkeqësisht në Shqipëri ka shumë zvarranikë e amorfë të prishur në gen që janë të pa dinjitet e pa moral që vjellin helm e vrer kundër Kosovës madje edhe duke u maskuar me mjaft finesë maskuar me fraza hipokrizie sikur e duan Kosovën, por që kërtyre ua kalon një mbeturine antishqiptare titisto-serbofile si Baton Haxhiu të cilin për këtë meritë Edi Rama e ka importuar si ndihmës e këshilltar dhe të cilin mediat e Tiranës e ftojnë nëpër emisione.

Jo vetëm Edi Rama por para historisë do të përgjigjet edhe Partia Socialisate e cila deri më sot jo vetëm asnjë funksionar e as pushtetar I saj ,por asnjë antar I saj nuk është distancuar dhe as nuk ka klruitikuar Kryesocialistin Edi Rama për papërgjegjshmërinë dhe për tradhtinë publike ndaj interëesit gjitrhkombëtrar shqiptar me projektiin e “Ballkanit të Hapur” e sidomos kundëer Kosovës.

Albini ka meritëne madhe sepse ai futi në politikën shqiptare standardin patriotik, atë që tipari kresor i politikanit, pushtetarit e shtetarit shqiptar duhet të jetë patriotizmi dhe pëergjegjshmëria e lartë para kombit e atdheut kundër korrupsionit, hajnisë e tradhtisë.

Albini dhe Vjosa kanë edhe një meritë tjetër , atë se patriotizmi i tyre zbuloi karakterin dhe hipokrizinë e deri edhe tradhtinë e mercenarizmin antishqiptar të shumëkujt,si dhe kanë meritën e madhe se sjellja e këtij llumi antikombëtar po ndërgjegjson opinionin në Shqipëri se cfarë politike, politikanësh ,intelektualësh e mediatikësh pa sens kombëtar e kanë qeverisur më përpara dhe vazhdojnë ta qeverisin akoma Shqipërinë.Albin Kurti dhe Vjosa O smani me shëmbullin e tyre të mirëqeverisjes dhe përgjegjshmërisë kombëtare vetëm sa e zbuluan akoma më shumë se cfarë ishpushtetarësh,ishpolitikanësh e paskan sunduar Kosovën në këto 20 vite qënga koha e lirisë së Kosovës.

Ata të cilët janë kundër Kosovës ,gjë të cilën mundohen djallëzisht që ta maskojnë me proamerikanizëm, ata janë edhe antiamerikanë.

I njoh mirë unë ata se sa e duan Kosovën ishshërbëtorët, mbetjet dhe sahanlëpirësit e diktaturës komuniste, ata me trashëgimi të komunizmit, të cilët u konvertuan në demoktratë dhe proamerikanë fallco.

Me kujtohet fjala e një komandatit të luftës antifashiste nacional-clirimtare që më ka thënë se “ne komunistët në kohën e luftës merrnim para, ndihma , veshmbathje dhe armë nga anglezët por shpirtin e zemrën e kishim te Moska.

Do ishte mirë që këta tipa të mos përzihen fare në punët e Kosovës, sepse edhe kur mashtrueshëm e me hipokrizi duken sikur e duan Kosovën ata me djallëzi dhe me shumë finesë punojnë kundër saj.

Kosova nuk ka nevojë për ta, nuk po u kërkon ndihmë e as këshilla “shpurës politike, intelektuale e mediatike të tipave si ky Tarifa, merobazesh, kreshnikspahijsh etj.

I sfidoj këtë politikanë, shtetarë e mediatiklë injorantë dhe të pa sens e me pandjesi kombëtare, pa sens patriotizmi, sepse nëse një deklaratë e Moskës, e aleatit jetik sllavo-ortodoks të Serbisë, nëse ajo nuk u pelqen serbëve ata menjëherë shpërthejnë edhe kundër Moskës, dhe kështu vepron cdo shtet që për interesa kombëtarë rezistojnë dhe kundërshtojnë edhe aleatët e tyre që kanë kontribuar e ndihmuar krijmin e shtetit të tyre , sic bën Izraeli me BE dhe me SHBA.

Pse Turqia ka furnizuar me armë Kosovën , Beogradi alarmohet dhe thotë se do i shohim marrëdhënit më Turqinë, e ndërsa Serbia armatoset nga shtete armike të NATO-s e të Kosovës, kjo nuk shqetëson as Tiranën dhe as NATO-n.

Pse ju dordolecët politikanë,intelektualë e mediatikë jeni sot kundër Kurtit?

Jeni kundër Kurtit sepse ndjeheni inferior dhe të paaftë, por jeni edhe egoist pse Kurti dhe Osmani janë dy politikanët shqiptarë më të mirë e më shëmbullorë, të pakorruptuar dhe thellësisht shërbëtorë dhe llogaridhënës para kombit e shtetit, të cilët mbrojnë dinjitetit dhe autoritetin, pse mbrojnë Kushtutën dhe territorin e Kosovës

Mund te jesh intelektual, profesor e dijetar i shkëqyeshëm, mund të kesh karrierë e përvojë politike të madhe por kur këto i përdor në dëm të interesave kombëtare,atëhere kjo shpurë intelektuale është më e dëmshme se puna e dëmi i mijra injorantëve dhe madje edhe janë më të dëmshëm se ata që haptazi bëjnë tradhtinë.Se ishte shpura intelektuale ne komunizëm, ajo ishte oksigjeni për regjimin e komunizmit, pra janë mediat dhe intelektualizmi mercenar, servil dhe materialist ai që shitet e blihet, janë pikërisht këta të cilët duke qenë të tillë u shërbejnë edhe agjendave antishqiptare

Këta si puna e këtij me kompani që duan të marrin atributet e të supertëdijshmit kanë edhe formësim ateist sepse Kosovën ai e quan krijesë e europianeve , kur Kosova ekziston me mijra vjet më parë se shume kombe në Europë, më përpara se SHBA, Kanadaja, Meksika etj., ashtu si thotë e mikja e madhe e shqiptarëve ishKancelarja e hekurt gjermane znj. Merkel se” dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së”.

Pra Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare i ka krijuar Zoti, dhe jo dikush tjetër qofshin europianë apo amerikanë.

Edi Rama thotë se” ndërkombëtarët, ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba”, pra nuk thotë se ndërkombëtarët e ndihmuan dhe e cliruan Kosovën me luftë,por thotë se e krijuan, a thua se Kosova nuk ekzistonte si shqiptare para clirimit.Ashtu sikur në një linjë me të thotë edhe ky Tarifa, se Kosova është krijesë e të tjerëve dhe jo e shqiptarëve.

Dhe ky a nuk është shërbimi më i mirë politik dhe intelektual që u bëhet serbëve sot dhe në të ardhmen, pasi këto deklarime nga Tirana do t’u jipnin të drejtë Serbisë që të llomotisë se Kosovën na e mori perendimi me bomba ,e krijoi atë si shtet perendimi duke na e marrë ne serbëve.

Nesër serbët gjithmonë do ta kujtojnë këtë gjë duke cituar edhe fjjalët e ketij farë kryeministri dhe të këtij lloji intelektualo-diplomatësh antiKosovë.

Tarifa thotë” Nuk mund t’i themi jo miqve tanë më të ngushtë, që jo vetëm na krijuan, por edhe garantojnë sovranitetin tonë”, tha Tarifa.

të tjerët na krijuan sepse ne nuk ekzistonim , kjo është logjika djallëzore, e dëmshme dhe tejet injorante thënë nga ky soj diplomati.

Dihet se Serbinë, Greqinë dhe shtetet ballkanike i krijuan Rusia, Franca,Britania dhe Europa duke grabitur troje shqiptare,mirëpo as grekët,as serbët,as bullgarët dhe askush nuk thonë se shtetet tyre i krijuan të tjerët.

Pra, këta lloj politiko-akademiko-diplomatësh shqiptarë bëjnë një gabim të rëndë intelektual , dhe ngjasojnë me ata akedemikët e shkollave sllave shoviniste antishqiptare.

Tarifa thotë për Kurtin se : “Kurti është politikan i stofit të vjetër, i shekullit XIX. është nacionalist”, gjë që verteton se Tarifa është internacionalist enverist që urren nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar. Tarifa don të duket si proamerikan dhe është antinacionalist e antiKosovë, kur vetë Amerika thotë se cështja shqiptare nuk është zgjidhur akoma në Ballkan.

Po mirë more Tarifa , po serbët historikisht e deri dhe më sot , ata a nuk janë nacionalist,madje prej projekteve të tyre nacional-shoviniste ata krijuan shtetin e tyre mbi trojet shqiptare.

Soji komunisto-antishqiptar gjithmonë keni spekuluar dhe shitur interesat e Kosovës për intersa të ngushta pushteti e përfitimesh personale. Shikoni se cfarë thotë Edi Rama, kërkon një Konferencë nga BE për Kosovën e Serbinë, po pse dhe cili është qëllimi këtu, është ai se Rama dëshiron ta kthejë gjëndjen në pikën zero , në atë të para Rambujesë. Ai thotë se”Autoritetet e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit”.

Në një kohë kur kundër Berlinit dhe pro Kremlinit e pro Beogradit askush nuk është më shumë i tillë se sa vetë Rama me Projektin antishqiptar e antiKosovë të Minishengenit ,apo “Ballkani i Hapur” i cili tashmë dështoi, duke shënuar kështu triumfin e Albin Kurtit mbi dyshen antishqiptare Rama-Vucic. Rama nuk dihet se si dhe se ku e ka hallin , dhe pse interesohëet aq shumë për dreaft-projektin e tij për Bashkësinë e Komunave serbe, dhe kush i kërkon atij që ropozon një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë, kush është ky more, që si antishqiptaria ka kaluar ehe Putinit të Rusisë dderisa vendos edhe sanksione kundër Kosovës ,duke anuluar mbledhjen epëbashkët të duy qeverive shqiptare.Ju që nga Tirana mbështesni cdo projekt antiKosovë, ju që hartoni Drafte për minishtetin serb në Kosovë , ju që i vendosni sanksione të parët Kosovës pse qeveria e populli i Kosovës mbrojnë dinjitetit, prestigjin dhe territorin e Kosovës, mjaft më me antikosovarizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat