PDK është tërbuar pa tendera, nuk rrëzohet Albini me grushtat e hajnave

Opinione

PDK është tërbuar pa tendera, nuk rrëzohet Albini me grushtat e hajnave

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 korrik 2023 Në ora: 19:42
Kuvendi i Kosovës

Ata që menduan se PDK është reformuar apo është në atë rrugë, duhet të jenë të mërzitur me ngjarjen e fundit më kuvend.

Të mërzitur jo se nuk u doli parashikimi, më tepër për mungesën e reformave nga ata që thirrën në emër të saj.

Përsonalisht s’kam besuar dhe nuk besoj se PDK me kryetarin aktual dhe kryesinë e saj janë në gjendje me reformu partinë, kjo ndodh për dy arsye: kryesia aktuale bashkë me kryetarin e saj janë pjesë e të keqës, e asaj mendësie që është instaku brenda PDK-së e që kryesisht ka të bëjë me krim dhe korrupsion.

Si dhe, mungon guximi për të pastruar partinë nga të fortit, pjesa e klanot " Pronto".

Grushtat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovë s’janë as më shumë e as më pak se shpërfaqje e fytyrës së vërtetë të tyre.

Të etur nga mungesa e tenderave, një pjesë e deputetëve të PDK-së nxorën gjithë dufin e akumuluar me grushta në tentativë ndaj kryeminstrit, ministrave dhe deputetëve të VV.

Kjo edhe shpalosi edhe më qartë, edhe për ata që dyshonin se kush është PDK e vërtetë. Edhe pse thirrën më emër të demokracisë, s’kanë asgjë të përbashkët.

As s’ka pasur dhe as nuk ka, mbase s’do kenë asnjëherë demokraci të mirëfilltë brenda tyre. Grushtat përqojnë dëshpërimin e madh të tyre, të mbetur pa tendera, pa para e pa luks në kurriz të qytetarëve, PDK e ka kapluar dëshpërimi.

Edhe më i madh bëhet kur e dinë se për kohë të gjatë do mbesin në opozitë, derisa të pastrojnë partinë nga njerëz si Mërgim Lushtaku e soji i tij.

Hajdar Beqa grushton ministrin Murati, deficiti intelektual nuk kompenzohet me dhunë. Mbi bazën e dhunës erdhën në pushtet, pastaj vodhën për 20 vjet, tani pa pushtet janë tërbu.

Kjo është PDK e vërtetë, gjatë do mbesin në opozitë, e shyqyr që s’janë në pushtet se do e kishin falimentu Kosovën, siç e quan në greminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat