Shpërdoruesit e buxhetit - armiq të Kosovës, Mimozë Kusari-Lila, mikja e sinqertë e veteranëve të vërtetë

Opinione

Shpërdoruesit e buxhetit - armiq të Kosovës, Mimozë Kusari-Lila, mikja e sinqertë e veteranëve të vërtetë

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 14 korrik 2023 Në ora: 07:21
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Përgjimet e fundit, në mjediset e Kuvendit të Kosovës, me protagonistë Mimozë Kusari-Lila e Sllavko Simiç, janë "shumë zhurmë për asgjë",- siç thoshte Shekspiri që moti. Mjafton të mësohen përgjuesit: Baton Haxhiu e Berat Buzhala, me gazetën, cinikisht, të emëruar "Nacionale", për t`u gërditur me horrakët e dyshuar për shumëçka. Në një bisedë me analistin, veprimtarin Rron Gjinovci, gazetari e pyeti:

"-Cilin gazetar nuk do doje ta shihje në televizion?

- Gjinovci: Berat Buzhalën".

Aprovimi i masës shikuese ishte aq bindës, sa Rroni u duartrokit gjatë.

Interes i kujt ishte trajtimi politik, pas luftës, si leprozë, i serbëve të Kosovës? Përgjigjen e gjejmë tek bashkëpunimi kontrabandues, të disa komandantëve kriminelë, me disa banditër serbë në veriun e Kosovës. Hashim Thaçi me komandantët e tij, të inkriminuar dhe të shantazhuar me dosje kriminale nga Serbia, në bashkëpunim me KFOR-in francez, me ndërmjetësim të mikut të Thaçit, Arnaud Damjean, në Shërbimin Informativ DGSE, dhëndërr i Serbisë, vunë kufirin në Urën e Ibrit.

Njëherësh, krijuan shumë ura tjera të kontrabandës industriale, përgjatë kufirit prej 365 km. linear Kosovë-Serbi, por vetëm për komunikimin kontabandues komandantë shqiptarë me disa banditër kontrabandues serbë. Këta të fundit SHBA i shpalli "non grata", por komandantët shqiptarë jo!? Ndërkohë, kontrabanda pa palë të dytë, pa treg, nuk bëhet!

Veteranët klientelë elektorale e partive të PAN-it

Mbrojtja e Atdheut është detyrë, jo biznes. Mjerisht, ndodhi kjo e fundit! Një ligj qëllimkeq, për ta mohuar rolin vendimtar të NATO-paktit. PAN-i, por edhe paterica e tij, klani vendimmarrës, brenda LDK-së, pa përfillur strukturat e partisë, vendosën rritjen mashgtruese, fiktive, të rrejshme të numrit të veteranëve, me qëllimin e poshtër të mohimit të çliruesit faktik, NATO-s! "Edhe një gotë ujë kush ia ka dhënë luftëtarit, është veteran", - thoshte kryetari i Komisionit përkatës, gjeneral Agim Çeku! Pra, duke abuzuar me buxhetin e shtetit, e bëri një popull mercënarë!

Shefi i SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka dhënë shifrën prej 12.700 veteranëve të vertetë. Kolonel Anton Quni, përfaqësues i UÇK-së të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, është dakorduar me këtë shifër, duke e rritur në 13.500, bashkë me emergjencën, prapavijën. Edhe Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, Kadri Veseli, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, kanë aprovuar shifrat e gjeneral Selimit dhe të Kolonel Qunit.

Prokurori trim e dinjitar, Elez Blakaj, i ngarkuar për spastrimin e listave, përjashtoi 19.500 veteranë të rrejshëm. Kryeministri Haradinaj, me komandantët e tij, e kërcënoi me jetë prokurorin shumë profesional Blakaj, i cili u detyrua të ikën në Amerikë. Në vend që të vazhdohej me spastrimin e listave, për ta sjellë në kufinjtë e normales (12.700), Sërishmi u kthyen me pagesë "veteranët" fiktivë, të rrejshëm (19.500)!

Ishte numri 46.300 "veteranë", u rritë në 52.600, me mundësinë të arrijnë shiftën në 65.000 "veteranë".

Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, në Shqipëri, ka dorëzuar listën me 186 veteranë, bashkë me emergjencën, ndërsa Dilaver Goxhaj me 129 veteranë. Por, pas tre vitësh, 3.000 "veteranë" marrin pagë mujore, - thotë gjeneral Butka dhe ky numër vazhdon të rritet. Ai shitësit e -Dëshmive të Veteranit-, i denoncoi me emër dhe mbiemër. Askush nuk e demnatoi këtë të vërtetë absolute!

Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës vazhdon të abuzohet, me milionat që paguhen shumë mijëra veteranë të rrejshëm. Dhe, abuzuesit me buxhetin e shtetit janë disa komandantë, të cilët janë profiterë elektoralë dhe material, duke vjelur ende haraç, qoftë edhe nga ajo pagesë, prej 170 euro. Abuzimi me buxhetin e shtetit, është hajni zyrtare. Dhe, dëmtuesit e buxhetit të shtetit, janë edhe armiq të shtetit. Rezulton i saktë deklarimi i Hekuran Muratit, se shumë më lirë do të na kushtonin pagesa e luftëtarëve mercenarë. Dhe, vërtet, ata, të paktën, do ta mbronin mos bërjen e ndonjë nga 420 masakrat serbe, ndaj popullit të pambrojtur të Kosovës.

Përfshirja e veteranëve në pagën minimale, është super-kriminale!

Pagesa aktuale e mijëra veteranëve të rrejshëm, qoftë edhe 170 euro mujore, është kriminale. Ndërsa përfshirja e tyre, në pagën minimale, pa i spastruar listat e falsifikuara nga komandantët hajna e kriminelë, do të ishte super-kriminale. Sepse milionat e shpërdoruar, do të dyfishoheshin. Andaj, veprimi i kryeministrit Albin Kurti, për të mos u zhytur në krimin e rritjes së abuzimit të dyfishimit apo trefishimit të milionave, është i drejtë, i duhur, i mençur. Të gjithë ata që akuzojnë Kurtin, për këtë, janë horra e maskarenj të dëshmuar. E themi këtë, sepse Kurti vazhdon të kërkojë seleksionimin dhe heqjen nga listat të veteranëve të rremë. Dhe, pastaj, paga për veteranët e vërtetë, do të ishte solide, meritore.

Realisht, Kurti ka fajësinë e madhe, pse pranon vazhdimin e shpërdorimit, vjedhjen zyrtare të milionave euro, duke mos kërkuar në Kuvendin e Kosovës ndërprerjen e menjëhershme pagesat për të gjithë veteranët aktual, qofshin ata të vërtetë apo të rrejshëm. Dhe, pas verifikimit, spastrimit të listave të falsifikuara, fituesit si veteranë të verifikuar, do të paguheshin edhe për kohën e ndërprerjes së pagesës, madje me kuotë të shtuar e dinjitoze, të paktën, të barazvlershme me pagën minimale.

Kjo është vjedhja zyrtare unike në botën demokratike. Vërtet, në luftën e Kosovës kanë marrë pjesë aktive 4.500 luftëtarë, 8.000 të tjerë janë vullnetarë periodikë, anësorë, që llogaritet si kontribut me vlerë për luftën. Falsifikimi ka ndodhur edhe me dëshmorët, të cilët llogaritën në shifrën 800. Por, tashmë, e falsifikuar në shifrën tej 3.000 "dëshmorë"! Dhe, kjo vazhdon të dëshmohet me reagimet e shumta, gjë që, vende-vende, janë bllokuar edhe varrezat e dëshmorëve të mirëfilltë.

Mimozë Kusari-lila, mikja e sinqertë e veteranëve të vërtetë

Akuza e bërë ndaj Mimozës, se ka qenë kundër futjes të veteranëve në pagesën minimale, është sa e padrejtë, aq edhe e poshtër. Të aprovosh një zhvatje zyrtare, madje me dy ose tre-fishimin e pagës aktuale, është abuzive e super-kriminale, Mimoza është e një mendjeje me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, se "më parë duhet të spastrohen listat e veteranëve të falsifikuara, nga disa komandantë hajna e kriminelë. Pastaj, paga mujore e veteranit të vërtetë të bëhet 450 deri 500 euro në muaj". Dhe, kjo dëshmon vlerësimin fisnik dhe respektin që gëzon Mimoza, për luftëtarët e njëmendët të Kosovës.

E gjithë afera e tanishme kundër deputetes Mimozë Kusari-Lila, me përgjimet është "shumë zhurmë për asgjë", sepse disa komandantë të partive të PAN-it, jo vetëm kanë biseduar e konspiruar me shefat banditër serbë të veriut të Kosovës, në veçanti, me Millan Redojiçiqin, por edhe kanë makro-kontrabanduar, për dy dekada radhazi, duke i vjedhur Kosovës miliarda euro. Përgjimet, edhe ashtu të shfaqura selektive, në mjediset e Kuvendit të Kosovës, nuk përmbajnë asnjë sekret. Etiketimet nuk janë shpifje, janë thënë e përsëritur ndër vite hajnat dhe kriminelët, me emër dhe mbiemër, që kanë vjedhur dhe përgjakur Kosovën.

Krerët e veteranëve, pjesë aktive e protestave vandale të mars-prillit 2004

Partitë-banda, të koalicionuara në PAN, zbatuan projektin e Serbisë, për protestat e mars-prillit 2004. Në krye të organizimit ishin kryetarët e OVL të UÇK-së (të PAN-it, pasi veteranët e FARK-ut, nuk e njohin dhe e bojkotojnë këtë bandë), gjithnjë, me porosi të shefave partiakë qendror.

Këto protesta ishin planifikuar nga Serbia, për të qenë të dhunshme, vandale, me djegie të shtëpive, të kishave serbe e deri në vrasjen e tyre. UNMIK-u arrestoi, kryesisht, krerët e OVL të UÇK-së në komuna, i hetoi, i fajësoi. Dhe, pas disa muajve i liroi, pavarësisht, se u vranë 19 njerëz, por, asnjëri nga ata që i cytën drejtë vdekjes, nuk pësoi asgjë!

UNMIK-u në vend që t`i kërkojë llogari Serbisë, për provokimin e rëndë, të bërë përmes disa komandantëve, argatë të Serbisë, me qëllim të paraqitjes "të gjendjes të rëndë, për serbët në Kosovë", e bëri të kundërtën, akuzoi dhe fajësoi shtetin e Kosovës, për kallje dhe vrasje.

BE-ja vendosi decentralizimin dhe kjo u bë, -fshat e komunë serbe-. Tani ish-ministri i pushtetit administrativ manipulon se, gjoja, "kjo u kushtëzua me shpalljen e pavarësisë të Kosovës!" E vërteta është krejt tjetër: Shantazhimi i Hashim Thaçit, me disa komandantë, me dosjet e krimeve nga Serbia. Për ta mbuluar këtë tradhti, bëri edhe ndonjë fshat shqiptarësh komunë. Për shembull, kujt i duhej Juniku komunë, me 5-6 km. nga Deçani, kur komuna e Podujevës ka qendra banimi tej 30 km. larg.

Krerët e OVL të UÇK-së, sa herë që partitë e PAN-it janë në opozitë, shantazhojnë me protesta pozitën. Kështu ndodhë edhe tani. Krerët e saj, përtej dy dekadave, njëri pas tjetrit, kanë filluar me kalljen e Flamurit të Dardanisë dhe vazhdojnë destruktivitetin, deri në bashkëpunimin e fundit me Beogradin, shpërndarjen e dosjeve të Gjykatës Speciale, të sjella nga Serbia, me qëllim të armiqësimit dhe përgjakjes nder shqiptare. Për çudë, këtë rol Beogradi ia besoi vetëm Shoqatës OVL të UÇK-së, (krahu i PAN-it!)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat