Situata e krijuar në Kuvend, imazh i keq për Kosovën!

Opinione

Situata e krijuar në Kuvend, imazh i keq për Kosovën!

Nga: Nijazi Halili Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:37
Nijazi Halili

Situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës shpërfaqi mllefin e akumuluar për muaj të terë nga opozita dhe papjekurinë e klasës politike  e cila akoma nuk është e aftë t'i kryej detyrat e shtëpisë pa mbështetjen dhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

Sikur është bërë traditë që Kuvendi i Kosovës në vazhdimësi të shënderrohet në arenë apo teatër, duke harruar misionin e tij, të shenjtë besimin e popullit.  I përsëris thënjet e të ndjerit Akademik Esat Stavilecit, klasa politike e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme që të "mos rrënojë themele”, por “të ngrehë kulme”. 

Kemi histori shumë të hidhur që të mos nxjerrim mësim prej saj. Duhet të kuptojmë se pikërisht sot “vendosim”se”ku do të jemi nesër”.  Kemi hyrë në një fazë të zhvillimit në të cilën “nuk guxojmë të gabojmë”.

Mirëpo, për këtë, duhet dëshmuar aftësi. Tani situata e krijiar në Kuvendin e Kosovë të le përshtypje e një teatri fimash duke shperfaqur mllef, inat për inat të atij apo këtij, të demkoj imazhin e Kosovesë si në rrafshin kombëtar dhe ate  ndërkombëtar,  është e patolerueshme, prandaj urgjentisht  kërkohet nga klasa jonë  politike, dalje nga kjo situatë e krijuar dhe rikthim të  normalitetit në  Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat