“Nekrologji për Sizifin”

Opinione

“Nekrologji për Sizifin”

Nga: Agron Shabani Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:57
Agron Shabani

"Unë do të të quaj çoban (bari), dash, ogiq ose qen besik të tufës ose kopesë së gjedhëve, deleve e dhive të mia, përderisa ti e ruan ose e mbron karvanin e kopesë time nga tufa e harlisur e ujqërve ose hijenave të ndryshme. Në të kundërten, do të të vras me plumbin ose fishekun e derrave (thive) të egër.", thotë një proverbë e njohur çileane.

Kështu është edhe me çobanët (barinjët) ose "kafshët e larta gazetareske, kulturore, informative ose publike" që i mjelin dhe vjelin vazhdimisht aq sa kanë nevojë për ta, duke ua pirë ose thithur gjakun, hangër (ngrënë) mishin e shpirtin, por duke ua ruajtur ashtin ose kocin për vitrina, eksponate të ndryshme ose antikuariat.

U hypin dhe zhdrypin (zbresin), i qethin, nënqethin ose stërqethin....duke ua prerë ose rruar leshin, për t'iu dukur njëri tjetrit me të vegjël kur e therrin ose vrasin njëri tjetrin me brina (burjena) të mprehura nga strukturat ose nomenklaturat e ndryshme pushtetmbajtëse (pozitare) dhe opozitare...!

Dhe, mëpastaj i hudhin ose gjuajnë në koshin e plehërave të ndryshme ose hedhurinave.


...!

Bubu!... Po..sa e sa herë gjatë jetës sonë na ka rastisur të takojmë "trima", "patriot", "intelektual"," gazetar","analist", "misionarë" ose "pelegrinë" të ndryshëm të Anti-Zotit ose Anti-Krishtit- tek e" lusnin Zotin" që nuk e kishin dhe s´i besonin!

Të tjerë tek dirdhnin "lot" (krokodilli) dhe tundnin kokat e tyre bosh mbi "arkivolin" ose "sarkofagun" e një kohe të pakohë dhe të pashpresë që së bashku me trupin dhe vetëvetën e tyre të pabesë dhe të pashpirtë, nuk po dinin se ku t´i varrosnin!

Dh.. ata të "tjerët" se si të vërbuar nga cmira, xhelozia dhe urrejtja e tyre infantile dhe patologjike ndaj të tjerëve që nuk flisnin, nuk shkruanin, nuk besonin, nuk lutëshin, nuk falëshin, nuk vidhnin, nuk mashtronin, nuk rrenin, nuk mendonin, nuk shanin dhe nuk "celebronin" (blasfemisht) si këta të fundit: E kishin humbur dhe harruar dikundi edhe udhën ose rrugën e njohur të Zotit së bashku me "gjeometrinë" ose "gjeografinë e stisur" të varrit dhe nates se fundit mbi tokë. Bubu...!

Ani, të paditurit, të pafetë, horrat, injorantët, intrigantët dhe antimetafizicientët e ndryshëm tek e" ngrohnin shpirtin", i fërkonin duart dhe "merrnin zjarr" nga flaka e madhe (olimpike) e një besimi të moçëm mijëra vjeçarë në Hyjin ose n´Zotin, i cili gjithashtu thuhet se kishte qenë dikur edhe besimi i njohur i Platonit, Sokratit, Aristotelit, Aleksandrit( Lekës) të Madh, Akilit, Homerit, Aristofanit, Ezopit etj...

Ee.."Sizifi mitik" i Homerit me atë guri të rëndë mbi supe fund e krye asaj 'kodre të madhe´të Golgotës gjatë asaj rruge të gjatë dhe aq të mundimshme për në Had ! Në "ngarendje fanitëse" dhe tepër "profanike" pas "eliksirit" të "jetës se pasosur" dhe atyre " lezetëve" ose "qelepirëve të bollshme" në "anën tjetër" të asaj" jetës së pasosur" -përtej vdekjës!...Edhe Sizifi ynë ishte me ta....Kishte ardhur nga ajo "ana tjetër e jetës së pasosur" përtej vdekjës klinike! I kishte lyer dhe përzyer edhe fytyrën dhe prapanicën me "armaturë alkimikie" ose me "kos të xhenetit"! Nuk e hante madje as plumbi ose fisheku i derriit të egër! Jo çfare.

Hedonizmi, imagjinata, fantazia, halucinacionet, alkimia dhe magjia e zezë, thonë se nuk kanë fund. Apo?!...

"Si duket me shumë kanë zbuluar ari, argjent, xhevahire të ndryshme ose diamante hedonistët, sofistët, ezoteristët ose alkimistët e ndryshëm, se sa xehtarët ose minatorët e kualifikuar dhe specializuar!", thonë si me humor të latuar sociopsikologët.

E kemi parë dhe takuar atje dikundi edhe Akilin e Trojës së lashtë Antike..të cilit, tek po e shilonte kalin e hingelluar trojan, prap i pikonte gjak nga thembra...

Dhe, ata sy të dashuruar dhe aq të bukur e profetik të Elenës që edhe sot e kësaj dite po e digjnin dhe kallnin flakë edhe detin, edhe qiellin e pafajshëm mbi Bosfor ose Dardanele.

Edhe " Ali Babën e madh" me "4O cubat" ose "musketirët" e tij, duke ngarendur galdueshëm, të matufosur dhe turravarap pas fijes së hollë të dritës në "llambën e bekuar" të Alajdinit, si dhe në ata sy të lazdruar të Sheherzades!

E kemi parë dhe takuar dikundi edhe Odiseun Mitik të Homerit, tek po luftonte sypatrembur me Uliksin ose Katallanin dhe valët e trazuara të detit...Duke soditur dhe medituar vazhdimisht në brigjet e arta të Itakës dhe Penelopen e tij të dashur që ishte thinjur dhe bër xhog në kokë dhe dikund thellë në shpirtë nga ajo pritje ose odisejadë e gjatë -epike dhe baladike.

Atje diku largë..na ka rastisur t´a shohim dhe takojmë dikund edhe "judeun apostul" që e kishte tradhëtuar Krishtin të "Premtën e Madhe" në Betlëhëm dhe Nazaret!?

Bilës, edhe atë të "huajin e përjetshëm" nga romani i njohur i Albert Kamysë, së bashku me "nomadin fisnik" të Daniel Defosë dikund në Francë...Duke soditur, medituar dhe reflektuar ( kësaj radhe t´ shpënguar) mbi të metat, cemët dhe dobësitë e ndryshme të kontinentit plak.

Edhe " Zonjen Makbeth" dhe "Jorikun e perjetshem" tek "Hamleti" i Shekspirit! 

Aty ishte edhe "zoti Kojner" në "parabolat e shkurtëra" të Berthold Brechtit. Po, po aty dikund pari ishte edhe ai...!

Edhe "tregtarët" e ndryshem ordiner ose ambulant të flamujve së bashku me profiterët ose demagogët e luftës si dhe "stërshitësit e sofistikuar" të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të përgjithshëm shtetëror ose nacional nepër ndeja, tubime ose manifestime të ndryshme mburrjesh dhe krenarishë të ndryshme ushtarake (luftarake), shtetërore, nacionale, politike ose historike, duke bërtitur dhe uluruar sërish  si në  "kor" me togëfjalëshin ose recidivin e njohur revolucionar : " Rrofshin apostujt e lirisë! Rrofshin frytët dhe idealet e njohura të revolucionit tonë! Poshtë burbonët, poshtë zhirondinët dhe jakobinët e pakënaqur ose në revoltë"! " Rroftë republika" (me falni " Komuna e Parisit"!) dhe lideri ynë suprem! "

I kemi parë dhe takuar atje dikundi edhe të nënshtruarit e përjetshëm, vasalët e ndryshëm, çatipët e përdhunuar të Dante Infermios, shërbtorët e pallatëve të rrënuara, kamarilat e të gjitha ngjyrave, stineve, moshave, gjinive ose ideologjite të mundshme. Kameleonët tjerë të pastinë, të pa klimë, të paftyrë, të pagjak dhe të pakurrizë...Tek shpotisnin të përulur dhe kokëposhtë mbi " sipërfaqet e mahisura"  të dhëmbjëve, plagëve, plazmimëve dhe pezmatimëve të ndryshme skeletore dhe gjenetike. Pa ditur as pandehur kurrë se ndoshta ( ?) në ishin pikërisht këta të fundit,si pjesët, detalët, gjymtyrët, organet, skeletët, fosilët dhe hijet me të trishta ose tmerruese të "ngjarjes" ose "ndodhjes" ! (...)

Bubu! ...Dhe, tutje, tutje.. atje dikund në "Trokadero", pranë kështjellës së Bastilës ose dikund tjetër ( nuk na kujtohet me se ku!) në Paris dhe gjithandej, i kemi parë dhe takuar "rastësisht " edhe burbonët, zhirondinët dhe jakobinët e pakënaqur dhe në revoltë.

Madje, edhe proletarët," komunarët e Parisit", internacionalistët dhe "revolucionarët" tjerë tek i rrihnin, burgosnin, kërrcnonin, përndiçnin, vidhnin, plaçkisnin, maltretonin, spiunonin, survejonin, linçonin dhe shantazhonin njerëzit ose qytetarët e pafajshëm dhe të vërtetë, në emër të "shtetit" të tyre si "Komuna e Parisit" ose "Kulla e Babilonisë"..;

Ndërkohë që Napoleon Bonaparten së bashku me frytët dhe idealet e njohura të revolucionit francez, i kishin marrur dhe bartur me veti era dhe valët e  trazuara të detit ...Duke i përplasur dhe vërvitur atje diku largë...në " ishullin e bekuar"të Shën Helenës.

Aty dikund pari ishin edhe " Antropologie politique", "Sens et puissance , les dynamiques socia-les- Le Desorde : Eloge du mouvement ". Dhe, ajo " Socilogie actuelle de l ´ ... noire, Sociologie des B.. noires..." etj.;

Përballë tyre ndërkaq, mesazhet ose sloganet e njohura nga vepra e famshme e Volterit ( Voltaire) : " Essai sur les Meurs et l´Esprit des Nations abrege de l´Historie Universelle".

Edhe "ajo tjetra, Europe and the People Without History" me " Europe and the New Colonial Ecquality"  e Erich Wolfit ... Po, po aty!

Edhe " absolutizmi" i Bachut se bashku me "sistemin" dhe "popujt artificial" ose johistorik te Harderit, Shvarcenbergut ose Meternihut....! 

Kemi parë dhe vizituar tempuj të bukur, kështjella të lashta dhe pallate të praruara, stolisura dhe shkëlqyera me drita, shandane ose llambadare të çmuara prej neoni ose kristali që bëjnë dritë dhe rrijnë ndezur ditë e natë...Në stilin dhe finesat me të preferuara të kohës.

Madje, edhe fytyra të zgërdhira , të buzëqeshura dhe salakuqura "mbretërish" ose "perandorësh të ri" të kontinentit plak...Tryeza ose tavolina të mbushura me plot e përplot  pije, thërrore, blatore dhe dhurata të shumëta:

Politikan, diplomat ose parlaetar të ndryshem të ditës ose të rastit, të cilet mezi i tubojnë dhe bëjnë bashkë gjysmën e shkronjave të alfabetit shqip së bashku me fjalët, lëximët ose njohuritë e tërë jetës dhe motmotit nepër tubimet, samitët dhe konferencat e ndryshme vëndore dhe ndërkombëtare.

Por, nuk kanë harruar zanatin ose profesioin e moçëm prej rrugaçit ose "bokserit" në kuvendin ose parlamentin e Kosovës! 

Zatën vetëm për shfaqje ose skena të ndryshme makabre ose trgjikomike nga populli ose taksapaguesit e Kosovës paguhen hiç mepak se 2OOO euro në muaj. Plus meditjet ose beneficionet tjera.

Ndonëse, nxitësit, inskenuesit dhe bosët kryesor të skenave makabre në kuvendin e Kosovës dhe gjithandej, dalin në gazeta, portale të ndryshme oseradio-televizione private ose publike e thonë:" për besë marre ose turp me atë që po ndodhë ose ka ndodhur në kuvendin e Kosovës!", që i kanë kudisur dhe dirigjuar vet!,

Ndonëse, në këtë "ekskursion" të përgjithshëm "diskursivë" ose don kishotik, sikur na ka rastisur të njohim dhe" takojjmë dikund kalimthi edhe lirinë e munguar - antiinflatore! Nepër libra të ndryshme ose vitrina.

Por...liri po i thënshin edhe kësaj" lirisë tjetër"....Lirisë së importuar dhe infektuar ose inflamatore nga tregu serbo-rus, apo udnist, stalinist, bolshevik, proletar dhe internacionalist- vëllezër dhe vëlleçka!

ASH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat