Rëndësia e shtetit ligjor

Opinione

Rëndësia e shtetit ligjor

Nga: Adem Bytyqi Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:04
Adem Bytyqi

Në shtetin tonë nën drejtimin e qeverisë aktuale ka filluar edhe ndjekja dhe procedimi penalisht edhe i atyre avokatëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të korruptuar, të cilët dyshohen se me dallavere dhe korrupsion kanë sfiduar grumbullimin e provave në bashkëpunim me njëri tjetrin për ta amnestuar krimin apo për t’iau mos shqiptuar dënimin e merituar autorëve të krimit.

Ky është një lajm i mirë dhe moti i mirëpritur nga qytetarët e Kosovës se nuk mund të manipulohet drejtësia në favor të krimit dhe se qytetarët janë të gjithë të barabartë para ligjit.

Modje, është një paralajmërim se, avokatët nuk guxojnë t’ju marrin lekë klientëve të tyre në kundërshtim me tarifat ligjore, të pagesave për mbrojtjen e të drejtave të tyre në fusha të caktuara të drejtësisë.

Pra, shtetin e së drejtës nuk munden për ta sfiduar as bandat kriminale, as avokatët e korruptuar të cilët dyshohen se kanë krijuar pasuri në mēnyrë të kundrligjshme herë edhe në bashkëpunim në mēnyrë të korruptuar me individët në instancat të caktuara të sistemit të gjyqësisë dhe prokurorisë, duke e ndarë gjahun e veprimeve të kundërligjshme me njëri tjetrin, duke ndikuar te qytetarët në humbjen e besimit në drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat