Kur mbjellë duhi, korrë stuhi!

Opinione

Kur mbjellë duhi, korrë stuhi!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:19
Autori Fatmir Bajraj

Sot, pushteti dhunoj opozitën, ç' është ma keq, organi i mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pra Qeveria në sinkron me shumicën parlamentare e dhunoj Kuvendin e Republikës si organ përfaqësues të Sovranit.

Kosova drejtë anarkisë, ndryshe nuk mund të lexohet efekti i dhunimit të demokracisë nga ana e pushtetit autoritar të Kurtit kundrejt Opozitës në tempullin e demokracisë parlamentare, dhe jo vetëm!

Slogani armiqësor i Kurtit & CO ndaj Kosovës dhe pushteteve të kaluara si estabilishment politik me kualifikime si "regjim i vjetër" i cili ka vjedhë, rrënuar e plaqkitë gjithçka për 20 vite, e ka sjellë Kurtin në pushtet, por pushteti i tij, po rrezikon sot demokracinë dhe vetë ekzistencën e shtetit.

Përgjimet provojnë katërçipërisht lidhjen kauzale të Kurtit & Vuçiqit në synimin për të a nxjerrë të dështuar Kosovën si shtet, pra projektin shqiptaro-amerikanë : Kosova shtet sovran dhe demokratik.

Pas përplasjes me aleatët, intimidimit dhe fyerjeve të partnerëve kryesor (BE & SHBA), izolimit të vendit dhe ndëshkimit me sanksione, sikur ishte koha e kalimit në një fazë tjetër të strategjisë kundër Kosovës, pra destabilizimi i brendshëm!

Sot, një pjesë e Opozitës (PDK), me apo pa dashje ra në kurthin e Kurtit, lexo: Edhe të Vuçiqit, në skenarin e destabilizimit të brendshëm të Kosovës, pasojat e së cilës fatkeqësisht do të i shohim në vazhdim.

Skenat mizerabël, rrëqethëse dhe të frikshme në Parlamentin e Kosovës sot, të dizajnuara & të orkestruara me "shije" nga ana e pushtetit, paralajmërojnë një skenar të përplasjeve sociale të cilave mund të u shihet filli, por të mos u dihet fundi.

Arroganca dhe agresiviteti i pushtetit populist të Kurtit, ndaj Opozitës, mediave dhe pushteteve të ndara me Kushtetutë, siç është sistemi i drejtësisë, janë shenja të qarta të një tendence për një pushtet autokratik, autoritarë dhe policor.

E si të mos ishte kështu, kur:

Kurti & LVV-ja e Tij, në gjithë historikun e ekzistencës politike; parlamentare dhe jashtë parlamentare, me mjete dhe metoda jo-konvencionale, jo-demokratike dhe të dhunës, e ka kundërshtuar e luftuar projektin tonë nacional për liri & pavarësi, procesin e çlirimit, të shtetëndërtimit dhe të integrimit të Kosovës në strukturat perëndimore dhe veri-atlantike.

Për pushtetin e Kurtit, janë kundërshtuar proceset historike të vendit, janë kundërshtuar misionet ndërkombëtare (UNMIK, EULEX, KFOR), janë sulmuar e djegë institucione e simbole shtetërore, përfshi këtu titullar e ambasadorë të vendeve mike, deri të sulmet terroriste mbi Parlamentin e Republikës.

Për pushtetin e Kurtit, janë ra edhe viktima, pra kanë humbur jetën aktivistët e LVV-së, me kauza të rrejshme të cilat posa erdhi në pushtet i harroj të gjitha, madje po bënë pikërisht të kundërtën.

Kultura anarkiste & ekstremiste për pushtet, ajo e përplasjes, dhunë dhe konfrontimit, e kultivuar nga ana e Kurtit në opozitë, sot po i kthehet bumerang, por tagrin po e paguan vendi, fatkeqësisht.

Pushteti atoritarë i Kurtit, po prodhon vetëm kriza, të cilave nuk po u bënë zgjidhje, por po i mbulon me një të re...

Po që se tolerohet kjo logjikë e funksionimit të mëtejmë të këtij pushteti të dëmshëm dhe të rrezikshëm për Kosovën, atëherë e ardhmja e vendit është jo vetëm e zymtë dhe e pa sigurt, por edhe skajshmërisht e rrezikuar, si pasojë e një strategjie anti-Kosovë që synon dështimin e Kosovës në rrumbullakësimin e shtetësisë së saj.

Platforma politike & nacionale e LDK-së, si alternativë e vetme e shpëtimit të vendit, si alternativë gjithëpërfshirëse, duhet të përqafohet nga të gjitha palët e targetuara të kësaj platforme në mënyrë që të bije kjo Qeveri dhe të i kthehemi misionit historik në përmbylljen e shtetësisë dhe integrimit të vendit në strukturat perëndimore & veri-atlantike, duke ri-kthyer partneritetin me aleatët dhe në veçanti me Amerikën.

P.S

TË mos lejojmë tutje rrëshqitjen e mëtutjeshme të fatit tonë në agjendën e Serbisë, ngase tanimë sinjalet janë të qarta dhe të dukshme, pse jo edhe akterët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat