Kontrolli i humbur - struktura dhe veprimi

Opinione

Kontrolli i humbur - struktura dhe veprimi

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:02
Zejnullah Jakupi

Opozita është e paaftë të bëjë politikën opozitare. Një pjesë e saj ose disa deputetë ( Lushtaku, Musliu, Beqa etj.) e tregoi më 13 korrik se ja ka frikën Albin Kurtit dhe LVV-së, dhe partive të koalicionit qeveritar. Qeveritë e kaluara, në fakt, kanë sjellë shumë deformime në ndërtimin e institucioneve si, në arsim, kulturë, dhe e kanë shtruar përtokë kulturën politike, ose të themi, çdo sferë të jetës shoqëroro-politike.

E kishin si armë të fortë, si luftë hibride, akuzat se Albin Kurti është i majtë (ekstrem)? Madje Baton Haxhiu në dabetin në T7 (2023) e quajti LVV-në, fashiste.

Gjithashtu opozita e ka kontaminuar opinionin publik duke shpërndarë propagandë kundër LVV-së dhe Albin Kurtit. Opozita ishte gjithashtu kundër politikës në veri dhe intervenimit atje, dhe natyrisht po i frikësohet suksesit të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, e cila po vepron në sinkron me SHBA-në dhe BE-në duke qenë shumë bashkëpunuese në dialogun në Bruksel dhe integrimin e Kosovës në BE. Debati për sanksionet nga BE dhe SHBA janë inskenime nga mediet, të stërmadhuara.

Opozita e urren Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij sepse nuk mundet më të ketë qasje në të mirat materiale, tenderët, korrupsion dhe zhvatje dhe natyrisht kjo edhe e ka sjell humbjen e besimit qytetar. Besimi tek qytetarë për partitë opozitare ëshë humbur që moti, kur u filluan dhe vazhduan një mori defektesh politike. E këto ishin, privatizimi i egër, mbushja e posteve institucionale me militantë partiak të pa kualifikuar, krim të organizuar, një seri vrasjeve të gazetarëve (pas vitit 1999) dhe vrasjet në burg (këtë e pohoi edhe Prof.Dr. Nexhmedin Spahiu në debatin Politiko Kanali 10, Korrik 2023).

Opozita ka patur gjithashtu imazh të keq në arenën ndërkombëtare dhe sidomos me krijimin e Gjykatës Speciale dhe akuzat ndaj krerëve të UÇK-së e ka zbehur këtë imazh.

Albin Kurti ka arritur të shmangë shpërthimin e konfliktit në veri, revoltat sociale dhe e ka ndëtuar një imazh politik dhe publik tek kancelaritë perëndimore si një lider largpamës, që nuk ishte i njohur deri më tani në skenën kosovare, i cili arriti për hërë të parë, të tregojë politikë suvraniste, për intereset kombëtare dhe shtetërore, pa humbur përkrahjen e Perëndimit, shteteve aleate.

Opozita (në stilin e vjetër), gjatë gjithë kohës, nga fillimi kur LVV hyri në politikë, e kërkonte një Albin Kurti që refuzon SHBA-në, BE-në, sidomos edhe kur kemi të bëjmë me asociacionin dhe implementimin e shumë marrëveshjeve të arritura deri tani në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa tani, po kjo opozitë, e kërkon një Albin Kurti që nuk e miraton Asociacionin. Përmes Skandalit, të inskenuar i quajtur „ZDRAVO“ po përpiqen ta barazojnë këtë me aferën "PRONTO", duke marrë si një shkas Mimoza Kusari-Lilën për një bashkëbisedim me një deputet të Listës Serbe - Sllavko Simiq. Kjo duket tepër e thjeshtë, sepse opozita ka bashkëpunuar gjithmonë me Listën Serbe, madje ka bërë edhe qeverinë, prandaj nuk është fare e drejtë të ankohet për këtë „tradhëti“ politike sepse e ka bërë shumë më të keqe se sa LVV.

Opozita po e urren pozitën, sepse qeverisja e LVV-së ka qenë shumë me diplomatike dhe po shihet edhe sulmi i bërë në kuvend, i pari i këtij lloi, ishte si burim i kësaj urrjetje patologjike. E mira e të mirës ishte se kryetari i PDK-së dhe ai i LDK-së por as deputetët e LDK-së nuk u përfshin në rrahje. Por, përkundër këtyre pamjeve të shumëtuara jeta politike dhe parlamentare vazhdon, ashtu sikur po vazhdojnë punimet dhe punët e mira gjithandej. Këto aktivitete mund të shihen edhe në rrjetet sociale dhe media klasike.

Reagimet për të nxitur skenat e dhunës në parlament erdhën edhe pas zbrapjes ne veri të Njësive Speciale të cilën e kërkonte edhe opozita dhe natyrisht kjo ishte kërkesa e Perëndimit (BE-së, por edhe SHBA-së), të cilat kërkonin që qeveria ose thënë më shkurt, kryeministri Albin Kurti të tërheq Njësitë Speciale (ROSU) nga veriu i vendit.

Tani duhet kontroll - rekonstruktim të ri!

Shteti duhet të marrë masa pë të siguruar stabilitetin politik në vend dhe kuvend. Duhet të thirren në prokurori të gjithë deputetët që u përfshinë në dhunën fizike dhe verbale dhe të marrin denimin e merituar (6 muaj supspendim nga puna në kuvend dhe dënim me gjobë dhe natyrisht krijimin e dosjeve- ndalimi i kandidimit per depuetet).

Marrja e masave të tilla bënë që të edukojë të implikuarit dhe të parandalojë skenat dhe praktikat e tilla në të ardhmen.

Shteti duhet te kontrollojë, jo vetëm bandat kriminale dhe ato terroriste por edhe manifestimet e tilla në kuvend, në studio televizive dhe për çdo sjellje deviante të ketë ndëshkim. Për ketë ka sa të duash bazë ligjore (Kodi Penal).

Kontrolli

Çdo vend dëshiron kontrollin e përgjithshëm mbi çdo pjesë të territorit të tij, siç thash edhe mbi aktivitetet e deputetëve, gazetareve dhe ndalimin e krijimit të klimës së urrjetjes, ndalimin e aktiviteteve kriminale, të grupeve terroriste dhe atyre që prishin rendin dhe qetësinë publike. Për të hetuar dhe ndëshkuar sjelljet deviante (që bien ndesh me ligjet në fuqi) shteti duhet ta kryejë punën e tij me përkushtim.

Sa i përketë veriut, por kjo vlen për çdo pjesë të territorit të shtetit, duhet të ketë kontroll dhe dhënie përgjegjësie për çdo sjellje që bie ndesh me ligjin. Prandaj shtrirja e sovranitetit në veri do të thotë edhe kontroll.

Për këtë duhet të pajisen njerëzit e një shteti me kartë identiteti, pasaportë, janë shtetas të një shteti të caktuar dhe paguajnë tatimet, japin përgjegjësi për veprimet e tyre, shtetit, ku ata janë shtetas. Shteti në fakt del të jetë një „Panoptikon“.

Siç mund ta kujtojmë, ministrja e MPJ-së z. Donika Gërvalla-Schwarz ka potencuar për gazetën austriake Standard se edhe në Kosovë do të reagohet, „(a)shtu si në Vjenë, Graz apo Linz, policia tërhiqet kur ekstremistët e dhunshëm nuk kërcënojnë më sundimin e ligjit dhe kryebashkiakun. Asnjë shtet kushtetues nuk duhet të tolerojë dhunën dhe vakumet ligjore.“

Ekstremistët e dhunshëm janë edhe në kuvend, në studio televizive, në rrugë, e çdo vend tjetë. Edhe ata duhet të marrin përgjigjen e merituar. Sepse humbja e kontrollit do të thotë mosndëshkim dhe zbarpsje.

Marrja e kontrollit do të thote që shteti e fiton luftën me masa e tij kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Kontrolli ruhet edhe duke patur kujdes dhe kjo duhet ta shqetësojë gjithë organizimin shtetëror dhe shoqëror. Shteti ka mekanizmat qe ta ruajë këtë kontroll (përmes aparateve shtetërore) për të mos lejuar çrregullimin politik- krijon panoptizëm, përsosmërinë e monitorimit. Disa shembuj nga teoria sociologjike.

Panoptikoni

Ky model njihet edhe si "Panoptikoni i Bentamit" i cili u përdor gjithashtu si një metaforë për gjendjen e mbikëqyrjes dhe disiplinimit nga Michel Foucault, libri i të cilit për këtë ka arritur një aktualitet të paparë.

Avokati dhe filozofi anglez Jeremy Bentham (1748 – 1832) vlerësohet si pionieri i liberalizmit ekonomik, por edhe si reformator social. Që në shekullin e 18-të, ai bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme, të drejtën e votës së grave, heqjen e dënimit me vdekje, të drejtat e gjera të kafshëve, legalizimet nga kodi civil, lirinë e shtypit etj. Megjithatë, ai ishte vetëm realisht liberal në kuptimin e lirisë ekonomike, përndryshe ai nuk u besonte qytetarëve dhe shtysave të tyre egoiste. Si dobësi të lirisë, ai propagandoi, për shembull, tatuazhin e popullatës për qëllime kontrolli dhe spiunimin sistematik të tyre. Plani i tij për panoptikonin, një burg transparent që do të bëhej simbol i mbikëqyrjes së heshtur dhe efikase, u bë i famshëm.

Panoptikoni gjithashtu funksionon pa shoqërues.

Burgu Panoptik përbëhet nga një kullë vëzhgimi në qendër të një ndërtese rrethore. Me këtë marrëveshje, të gjithë të burgosurit mund të monitorohen nga një roje e vetme në kullën e mbikëqyrjes. Qelitë janë të hapura brenda dhe jashtë dhe drita që hyn nga të dyja anët, siguron transparencë totale. Çdo lëvizje e të burgosurve mund të regjistrohet nga roja. Roja mbetet e padukshme për të burgosurit. Gjëja e mahnitshme është se ky sistem panoptik funksionon në mënyrë të përsosur edhe pa monitorim të vazhdueshëm. Monitorimi është i përhershëm, por duhet të kryhet vetëm në mënyrë sporadike. Për keqardhjen e madhe të Bentamit, Panoptikon nuk u ndërtua në Angli. Plani i Bentham-it u zbatua vetëm në disa vende, përfshirë Kubën.

Politika si "vazhdimi i modelit ushtarak"

Panoptikoni funksionoi si një metaforë për policinë dhe shtetin disiplinor, veçanërisht në veprën "Disiplina dhe ndëshkimi": Lindja e burgut (1975) nga filozofi dhe historiani francez Michel Foucault (1926-1984). Një libër aktual në kohët e mbikëqyrjes dixhitale nga shërbimet sekrete në bashkëpunim me Google, Facebook & Co., në kapitullin mbi panopticizmin, Foucault analizon me përpikëri lindjen e sistemit të mbikëqyrjes nga frika e çrregullimit të fuqishmëve, si një mjet themelor për parandalimin e çrregullimeve qytetare”.

Sundimtarët ëndërruan për murtajën

Në librin e tij, Foucault së pari analizon marrëdhënien midis rendit dhe çrregullimit duke përdorur shembullin e murtajës. Sipas Foucault, frika nga infektimi, trazirat, krimi, endacakët dhe në përgjithësi "nga njerëzit që shfaqen dhe zhduken, jetojnë dhe vdesin në çrregullim" çoi në masa disiplinore me shtrirje të gjerë. Foucault e përshkruan "qytetin e rrënuar", i cili përshkohet nga "hierarkia dhe mbikëqyrja“, si "utopia e qytetit/shoqërisë së qeverisur në mënyrë të përsosur". Kjo është arsyeja pse "sundimtarët ëndërruan murtajën për të bërë të funksionojnë disiplinat e përsosura". Analiza e Foucault-së mund të përditësohet: Në mënyrë të ngjashme, ish-presidenti i SHBA-së Xhorxh W. Bush ëndërroi "Boshtin e së Keqes" në mënyrë që të zbatonte metoda të gjera mbrojtjeje dhe mbikëqyrjeje, të cilat ai kurrë nuk do të kishte mundur t'i zbatonte në kohë "normale".

Mekanizmat e qytetit të rrënuar vazhdojnë në panoptikonin e Bentamit. Por tani nën shenjën e iluminizmit, rendi liberal social dhe ekonomik dhe shteti ligjor. Sipas Foucault, sistemet disiplinore janë "anët e errëta" të shtetit kushtetues egalitar. Iluminizmi "zbuloi liritë" duke shpikur në të njëjtën kohë disiplinimin dhe mbikëqyrjen për të siguruar "funksionimin automatik të pushtetit".

"Individi bëhet parimi i nënshtrimit të tij"

Sipas Foucault, parimi i birucës është i kundërt në panoptikon: «Nga tre funksionet e tij - burgosja, errësimi dhe fshehja - vetëm i pari ruhet, dy të tjerat janë hequr. “Fuqia është vazhdimisht e dukshme në formën e kullës qendrore, por është ‘e padukshme’ sepse të burgosurit nuk e dinë kurrë nëse janë duke u mbikëqyrur nga një mbikëqyrës. Është përsosja e pushtetit që e bën të tepërt ushtrimin e tij.

Çka na meson socialogjia e Anthony Giddens për kontrollin?

Ai përpiqet t'u kundërvihet pozicioneve objektiviste me pikëpamjen e tyre se njeriu është një "viktimë" e pafuqishme e mbizotërimit të forcave ose fuqive strukturore-sociale dhe subjektivizmit, ku fokusi është njeriu që shfaqet si krijues i konteksteve të jetës së tij shoqërore.

Cila është lidhja midis veprimeve individuale dhe strukturës shoqërore? Si lind struktura nga veprimet kur veprimet përputhen me strukturat?

Sipas nocionit të dualitetit të strukturës, momentet strukturore të sistemeve shoqërore janë si medium ashtu edhe rezultat i praktikave që ato organizojnë në mënyrë rekursive”.

Strategjia që Giddens ndjek për të kapërcyer dualizmin e lartpërmendur midis veprimit dhe strukturës është të kuptosh të dy aspektet si aspekte të të njëjtit fenomen, domethënë strukturës. Fokusi i hulumtimit nuk është as aktori dhe as ekzistenca e totaliteteve (strukturave) shoqërore, por praktikat shoqërore që përsëriten në hapësirë dhe kohë dhe ndryshimet e tyre. Struktura nuk duhet kuptuar në mënyrë të pavarur nga aktorët, por ajo riprodhohet në mënyrë rekursive prej tyre nëpërmjet referimit të vazhdueshëm ndaj tyre. “Veprimet shoqërore njerëzore janë … rekursive. Kjo do të thotë se ato nuk prodhohen nga aktorët shoqërorë, por riprodhohen vazhdimisht prej tyre nëpërmjet vetë mjeteve përmes të cilave ata shprehen si aktorë. Në dhe nëpërmjet veprimeve, aktorët riprodhojnë kushtet që i bëjnë të mundshme veprimet e tyre.

Veprimet janë gjithmonë rekrusive-përmes veprimit të akterëve prodhohet shoqëria- e kështu vije deri te mbajtja dhe riprodhimi i strukturave, sepse njerëzit përmes prodhimit të veprimeve – veprojnë në mënyrë refleksive.

Veprimi i qeverisë në veri, i dakorduar

Prandaj, qeveria ka vepruar në mënyrë intencionale- duke patur në plan qëllimin se çfarë do të arrij? Të arrihet që shteti të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e tij. Kjo do të thotë që nuk mund të ketë banorë, serbë apo shqiptarë që nuk i binden strukturave egzistuese. Shteti duhet të marrë kontrollin mbi atë pjesë si në çdo pjesë tjetër të vendit. Duke ju referuar edhe gjendjes kaotike në kuvend dhe në opionin publik- shteti gjithashtu duhet ta arrijë këtë marrjen e kontrollit- të qetësimit dhe disciplinimit përmes ndëshkimit.

E qeveria, edhe tani, sikur në rastin e veprimit në veri, duhet ta ketë në dispozicion veprimin praktikë dhe të shpejgojë se si arrihet ky veprim- një rezultat i caktuar- e ky ka qenë arrestimi i grupeve kriminale e që vlenë edhe për të gjithë ata në jug dhe veri.

Gjithashtu aksioni në veri i ka plotësuar kushtin, siç e parasheh niveli i Veprimeve teorike, që do të thotë, për çdo veprim do të duhej të kishte sçarime të mjaftueshme, dhe niveli i tretë e përbëjnë motivet parasociale- të paditura. Në këtë nivel si zakonisht pozicionohet Bashkësia Ndëkombëtare, duke mos ditur se si do të rrjedhin gjërat, por nëse nuk veprohet në mënyrë racionale, që të ndërpritet kriminalizimi i shoqërisë nga grupet kriminale në veri, atëherë as rezultatet nuk do jenë të pritshëm dhe të arritshëm.

Por natyrisht do të themi gjithashtu se jo çdo veprim i racionalizuar është i shoqëruar me sukses, pra, racionaliteti ndikon në veprim dhe mund të ndikojë në rezultat që kërkohet të arrihen.

Niveli i motiveve në rastin e veprimit për të vërë nën kontroll hapsirën e shtetit, mund të jenë gjithmonë transformuese.

Veprimi gjithmonë ka përqëllim për të ndryshuar gjendjen. Veprimi gjithmonë krijon strukturën.

Struktura ndikon në veprim dhe veprimi mbi strukturen e cila e kufizon veprimin, por strukturat shërbejnë gjithnjë që të mundësojne veprimet (kontrollin), pra struktura përbëhet nga proceset. Për shembull, policia është strukturë por jo veprim, ajo prodhon veprime por eshtë një nivel tjetër – është strukturë- e strukturat ndërtohen nga veprimet dhe gjithashtu rezultojnë si rezultat i veprimit. Për këtë quhet ky si „dualiteti i strukturës“(strukturimi), që nënkupton prodhimin e veprimit duke iu referuar strukturës dhe riprodhimin e njëkohshëm të kësaj strukture. Me dualitet të strukturës Giddens i kupton strukturat shoqërore të cilat janë të dyja të përbëra nga veprimi njerëzor dhe në të njëjtën kohë janë mediumi i konstituimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat