Opozita le të tregohet trime me kriminelët serbë në veri, e jo me vëllezërit shqiptarë në Kuvend

Opinione

Opozita le të tregohet trime me kriminelët serbë në veri, e jo me vëllezërit shqiptarë në Kuvend

Nga: Ejup Berisha Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:49
Ejup Berisha

Partia opozitare PDK dje e sulmoi tempullin e Demokracisë Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe pse para filimit të legjislaturës së fundit solemnishtë është betuar se do ta mbrojë atë dhe bashk me të edhe demokracinë dhe lirinë e shprehjes në të. A kishte arsye ta sulmojë Kuvendin Opozitarja PDK jo nuk kishte a kishte të drejtë jo jo nuk kishte aspak të drejtë .Atëher pse dje e bëri PDK-ja këtë çmenduri e cila parti thirret në vlerat e luftës së popullit kosovar dhe thotë se është trashëgimtare e UQK-së së lavdishme.

Cila ishte arsyeja apo cili ishte qëllimi duhet të japin përgjigje eksponentët e kësaj Partie. Ne nuk themi që situata është për mashallah në Kosovë që subjektet politike ta kenë luksin që të rrihen mes vete në Kuvend. nuk duhet ngjallur armiqsi të brendëshme kur Republika e Kosovës e ka një armik të përhershëm dhe të përbetuar e ajo është Serbia. Nëse opozita nuk e ndan këtë bindje dhe nuk e ka këtë mendim atëher kjo është qështje e tyre.

Nëse opozita mendon se armik e ka shumicën e qytetarëve shqiptar në Kosovë që e ka votuar pushtetin aktual atëher un i kërkoj falje PDK-së për gjykimin tim të sulmit të saj të ditës së enjte. Por jo askush nuk duhet ti kërkon falje PDK-së pork y subjekt politik duhet tu kërkoj falje qytatarëve të Kosovës për sulmin apo për huliganizmin e manifestuar në Kuvend në Godinën e Demokracisë kosovare. Në të nuk duhet të ketë vend për grushta e shqelma e aq më pak për sharje të nënave të ndershme dhe të pafajshme shqiptare. Nuk është mirë të nxitet luftë vëllavrasëse për tia bërë qejfin Rusisë dhe Serbisë.

Këto të fundit këtë e duan. Duan që shqiptarët të rrihen të sakatosen dhe të vriten mes vete që ta fitojnë betejën e tyre për coptimin e Kosovës dhe për dëmtimin e Republikës. Kosova i ka të identifikuar armiqt ato siç thashë më lartë janë Rusia dhe Serbia. Këta duan përgjigje adekuate e jo shqiptarët të rrihen mes vete për tua bërë qrjfin armiqve të tyre të përbetuar shekullorë dhe për fund opozita kosovare e ka vendin në Veri të Mitrovicës nëse don të tregohet trime, apo kjo betejën kryesore duhet ta zhvillon atje nëse don ti ndihmojë shtetit dhe qytetarëve kosovar, sepse në Veri zgjidhet qështja e Kosovës e jo me grushta, sharje dhe ofendime në Kuvend. Leht është të sulmohen deputetët shqiptar por qështja është se duhet të shkohet në veri dhe të dëbohen kriminelët serb të cilët po I shkelin kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat