Sa aktuale është sot ftesa ime: “Intelektualë të Kosovës, Shqipërisë e kudo jeni, ju ftoj të mbështesim Albin Kurtin e Vjosa Osmanin”

Opinione

Sa aktuale është sot ftesa ime: “Intelektualë të Kosovës, Shqipërisë e kudo jeni, ju ftoj të mbështesim Albin Kurtin e Vjosa Osmanin”

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:20
Skënder Sadri Kapiti

Duke parë sot realitetin e pakëndshëm , kur politika e vjetër si në Kosovë e Shqipëri, korrupsioni si dhe mercenarizmi intelektual e mediatik që janë turrur Kurtit , por edhe Osmanit e Gërvallës , për të vetmen arësye se Kurti, Osmani e Gërvalla po zbatojnë ligjin , Kushtetutën dhe po mbrojnë rendin, Shtetin e territorin e Kosovës, dhe pse Qeveria Kurti si asnjë qeveri tjetër po lufton krimin e korrupsionin.

Dhe në këto kushte edhe sot ftoj i intelektualët e mirëfilltë për ta mbështetur kryeministrin Kurti, dhe për këtë po dërgoj për botim shkrimin tim te para dy vitesh me titull:

“Intelektualë të Shqipërisë, Kosovës, diasporës e kudo jeni:

Ju bëj thirrje të mbështesim Albin KURTIN dhe Vjosa OSMANIN”, 15 Janar 2021

Ju ftoj që të mos rrini indiferenet por aktivizohuni, merrni guximin dhe veproni sepse: Ju keni energjinë intelektuale, Ju keni forcën, mëncurinë dhe autoritetin për të rrënuar e dërrmuar korrupsionin, egoizmin, injorancën, tradhtinë, dhe autoritetin e reputacionin e elitës politike dështake në Kosovë në zgjedhjet politike të 14 Shkurtit 2021 dhe më pas edhe me 25 Prill 2019 në Shqipëri.

Ju intelektualë mos rrini indiferent, sepse indiferentizmi është frikë dhe miratim e aprovim nga ana e Juaj si dhe nënshtrim përballë këtij realiteti të rëndë demokratik, politik, patriotik, social, juridik, ekonomik, intelektual dhe akademik ku ka rënë shteti dhe shoqëria shqiptare prej elitës së keqe politike.

Intelektualë: zgjohuni nga letargjia, aktivizohuni dhe guxoni për të vepruar dhe mos rrini indiferent karshi problematikave jetike që kanë aq shumë nevojë sot Kosova dhe Shqipëria, por mbështesni Guximin e Vjosës dhe sinqeritetin e përkushtimin e Albin Kurtit për të fituar e lartësuar individi dhe shoqëria Dinjitetin, për të triumfuar Ligji dhe Shteti mbi antiligjin, korrupsionin, tradhtinë dhe antishtetin.

Intelektualë, mos rrini indiferent në këtë kohë kur Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për Ju , sepse nëse nuk aktivizohen me guximin tuaj Ju do të bënit një gabim të rëndë intelektual që do t’iu kushtojë rëndë Juve dhe shoqërisë shqiptare nëse gjërat nuk ndryshojnë rrënjësisht në Kosovë me 14 Shkurt 2021.

Ju drejtohem Ju intelektualëve që të mbështesni Albinin dhe Vjosën sepse Ju shkëmbeni e jepni mendime, përvoja, bëni vlerësime e gjykime, trasmetoni trashëgiminë e vyer e vizionin e së resë dhe se ndikimi Juaj i arsyeshëm dhe i pakorruptuar është i madh edhe për ndryshimet politike dhe në shëbim të atdheut, kombit, shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat