Kosova në rrezik përveç nga Serbia edhe nga PDK, LDK dhe AAK-ja

Opinione

Kosova në rrezik përveç nga Serbia edhe nga PDK, LDK dhe AAK-ja

Nga: Rexhep Torte Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:44
Rexhep Torte

Secili para se ta kritikojë pamjen e tjetrit,më mirë është që ta shikojë veten në pasqyrë.Para se t’i kritikojë tjerët me gjuhën e tij të thatë,duhet ta analizojë veten se sa kontribuon për të mirën e Kosovës,kujt i shërben me qëndrimet e tij destruktive,arrogante dhe dëmin që ia shkakton Koosvës.Të mendojë thellë dhe kthjellët se kush bëri në Koosvë,vëllavrasje për pushtet,hajni dhe korrupsion multi milionësh,e sot po mundohet t’i mbrojë me potere të gjitha këto të liga që ia shkaktuan Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur!

Opozita mjerane në Kosovë le t’i drejtohet Naim Miftarit-ish eprorit te lartë të UÇK-së dhe ish agjentit të SHIK-ut,që t’ua tregojë diagnozën dhe veprimet eargumentuara kundër Kosovës të Hashim Thaçit,Kadri Veselit,Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt gjatë luftës dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Albin Kurti as që ka të ngjarë me Hitlerin dhe me hundën e Pinokios

Ganimete Musliu-deputetja e PDK-së,me gjhën e saj të gjatë e të thatë,po e sulmon në vazhdimësi Albin Kurtin,që është bukurosh,i mençur guximtar,trim,atdhetardhe gardian besnik i Kosovës.

Ganimete Musliu më 12 korrik 2023 deklaroi se,“Albin Kurtin e kemi neglizhuar edhe ne, e keni neglizuar edhe ju,analistët edhe mediat dhe qytetarët.Njeqëzit si Albin Kurti nuk duhet të neglizhohen,njejtë në atë kohë është neglizhuar edhe Hitleri që ja ka pa sherrin krejt bota.Dhe Albin Kurti është neglizhuar nga të gjithë,dhe po ia sheh sot sherrin Kosova.Albin Kurti nuk ta njeh Kosovën sot.Ta garantoj ,Albin Kurtit ndalja pagën,ndalja luksin ndalja benificionet nuk ta njeh sot pavarësinë e Kosovës,shtetin e Kosovës..Çka ka arrit Kurti në krejt këtë histori.Sot Kosova nuk përmendet si shtet, përmendet si tëmë,si krizë”,tha veç tjerash Ganimetja.

Ganimete Musliu më 13 korrik 2023 e vendosi në foltore pankartën me foton e Albin Kurrtit me hundë të gjatë sit të Pinokios,në momnentin kur Kryeministri Albin Kurti ishte duke folur.

Ganimete Musliu, ende se paska kuptuar se Albin Kurti,për nga pamja,zgjuarësia,guximi,ndershmëria dhe atdhdashuria ua kalon të gjithë udhëheqësve të derisotën në Kosovën e lirë e të pavarur!

Si mund ta quash Albin Kurtin Hitler kur ai nuk ka vrarë snjeri,nuk ka vjedhur asnjë qindarkë dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi!

Albin Kurti është duke e pastruar bërllokun që e krijoi Hashim Thaçi me PDK-në e tij. Dhe e keqja e PDK_së është se edhe sot e han bukën e Kosovës dhe ia mban dertin Hashim Thaçitedhe pse Hashim Thaçi i shkaktoi dëme të mëdha Kosovës që nga lufta e gjer më sot,kur Kosova është duke paguar miliona euro për aokatët e shumtë e të shtrenjtë,për aktakuza individuale.

Ganimete Musliu ende se paska kuptuar se Veriun e Kosovës të Ura e Ibrit e ndanë KFOR-i francez,me ndihmën e Hashim Thaçit dhe të Agim Çekut!

Ganimete Musliut dhe PDK-së,u pengonte dhe i vriste e vërteta që Albin Kurti ne seancën e Parlamentit të Kosovës më 13 korrik 2023, thoshte,se policia e kosovës nuk do të largohet nga Veriu,se krimineli Milan Radojçiqi dje jetonte në Mitrovicë e Prishtinë,e sot jeton në Serbi….

Vlora Çitaku-nënkryetrare e PDK-së , më 11 korrik 2023 deklaroi se,“Hashim Thaçi është në burg duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës ë tyre për liri.Hashim Thaçi përveçse ka patur guxim me i hy luftës për liri,ka patur guxim dhe me ndërtu paqe.Me ofru garanca dhe të drejta për komunitetet jo shumicë.Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu.Andaj mundohen t’I bëjnë gjyq publik.,dhe këtë në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet.E di,ju dhemb.Ai është gjithçka që ju ëndëroni ,po nuk jeni.Të mjerë”.

Oj Vlora Çitaku,për çfarë lufte po flet kur Hashim Thaçi nuk preku pushkë me dorë,veçse themeloi Klanin “ROGNER”,dhe harxhonte pa kursim paratë që i dërgonte mërgata për UÇK-së,duke bredhur hoteleve liksoze me dashuriçkat e tij.

Për çfarë lirie po flet kur Hashim Thaçi bashkë me Vlora Çitakun,Edi Ramën e Aleksandër Vuçiqin,me ndihmën e Mathew Palmerit,kur Vlora Çitaku ishte ambasadosre e Kosovës në SHBA,e përgatitën planin për ndarjen e Kosovës, plan të cilin e zbuloi Sabina Çudiq-politikane e Bosnjës.

Vlora Çitaku ende se paska kuptuar se kush dha urdhër dhe kush i vrau pas shpine qindra aktivistë të LDK-së,dhe gazetarët për fjalën e tyre të vërtetë,për çka po shkruajnë në vazhdimësi mediat?!

PDK,LDK she AAK,në takime me qytetarët po i mashtrojnë votuesit

LDK dhe Lumir Abdixhiku,në vend që ta reformojë LDK-në dhe ta distancojë nga e kaluara e zezë e Isa Mustafës,ai po organizon takime me gazetarë,opininistë,me OJQ-të,me ish diplomtë dhe ish ministra të jashtëm të Kosvës,me moton se gjoja Albin Kurti dhe Qeveria e tij po na armiqësojnë me aleatët tanë.

Kjo nuk është e vërtetë,e vërtetë është se vetë SHBA dhe BE e kanë kuptuar dhe deklaruar se qëllimi I tyre është shpresa që Serbinëta shkëpusin nga Rusia, dhe mbesim të shohim a do të ketë rezultat pozitiv.

Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja duhet ta dinë se sa janë të nevojshëm SHBA dhe BE për Kosovën,po aqë edhe Kosova është e nevojshme për ta.

Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja fillimisht duhet të interesohen për zbardhjen e urdhërdhënësve dhe të kryerësve të vrasjeve të qindra aktivistëve të LDK-së,dhe të gjeneralit Ahmet Krasniqi,dhe të distncohen nga Isa Mustafa,i cili për interesa të tij karieriste e shuajti në LDK frymën e Ibrahim Rugovës.

Takimet e Lumir Abdixhikut me qytetarë do të përfundojnë me fijasko,ngjashëm si”Qeveria në Hije” e PDK-së,osëe ngjashëm si takimet me qytetarë të Ramush Haradinajt të AAK-së.

Deputetët e PDK-së nismëtare të dhunës në Parlamentin e Kosovës

Besnik Bislimi-Zv/Kryeministri i Kosovës në seancën e Parlamentit të Kosovës më 13 korrik 2023, u çua dhe e shkyu pankartën me fytyrën e Albin Kurtit me hundën sit ë Pinokios që në foltore e kishte vendosur Ganimete M<usliu-deputete e PDK-së.Pastaj çohet Mërgim Lishtaku-deputet i PDK-dhë dhe i lagën më ujë Albin Kurtin dhe Besnik Bislimin.Ky i fundit e godet me shishe Mërgim Lushtakun,pas së cilës fillon përleshja fizike mes deputetëve të opozitës dhe ministrave të pozitësqë u ndërpre me arrdhjen e policisë.

Hajdar Beqa-deputet i PDK-së godet me grushta,Besnik Bislimin,Hekuran Muratin, Armend Mehajn dhe Armend Mujën.

Pas dite derutëtët e opozitë kërkonin ndërprejen e sancës,duke e bllokuar edhe foltoren.

Albana Bytyqi e PDK-sëgjuan me shihde uji në drejtim të përfaqësuesve të VV-së, ndërsa Time Kadrijaj e AAK-së gjuan me shishe Glauk Konjufcën.

Kështu filloi seanca e pasditës së Parlamentint të Kodovës,duke e bllokuar edhe foltoren e Parlamentit.

Glauk Konjufca pas paralajmërimeve se do t’i përhjashtojë deputetët nga seanca nëse vazhdojnë bllokimin e foltores,opozita doli nga salla dhe deputetët votuan Ligjin për pagën minimale she ligjin për Institutin e krimeve të luftës që Serbuia i shkaktoi në Kososvë,të cilin e shuajti Ramush haradinjaj kur ishte kryeministër i Kosovës.

PSK, LDK dhe AAK, pas incidenteve në Parlamentin e Koosvës, tani shpresën e kanë drejtuar te 60 mijë veteranët e rrejshëm,të cilët kanë vendosur të protestojnë kundër Qëvërisë,për arsye se nuk janë përfshirë në Ligjin për pagën minimale.

Protesta e turpshmme e veteranëve të rrejshëm të luftës

Veteranët e rrejshëm të evientuar me ryshfete dhe presione janë zhvarësit kryesorë të Buxhetit të taksapaguesve në Kosovë,të cilët opozitës i shërbejnë si rezervuar votash me rastin e zgjedhjeve.

Kosova po të kishte patur 60 mijë ushtarë të UÇK-së,me siguri që Serbia gjenocidale nuk do të kishte mundur t’i kryejë tërë ato krime dhe 420 masakra në Kosovë.

Qëndrimet e dhunshme të PDK-së,LDK-së dhe AAK-së që kanë për qëllim rrëzimin e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij,do të dështojnë për vetë faktin se rallë kush në Kosovë kësaj opozite do t’i jep vote në zgjedhjet e ardhshme,e para,dhe e dyta kjo opozitë do të jetë objektiv i Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,me çka hajnat dhe të korruptuarrit do të japin llogari para popullit të Kosovës.,duke ia kthyer pasurinë e vjedhur Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat