Përse duhet të kemi kujdes të shtuar ose maksimal ndaj asimilimit ose shkombëtarizimit latent ose permanent?

Opinione

Përse duhet të kemi kujdes të shtuar ose maksimal ndaj asimilimit ose shkombëtarizimit latent ose permanent?

Nga: Agron Shabani Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:40
Agron Shabani

E gjatë, e dhimbshme, prekëse, sëmbuese dhe tepër trishtuese, është historia e pafundme e asimilimit (shkombtarizimit) të përdhunshëm, konstant ose sistematik të njeriut, popullit ose kombit tonë shqiptar nepër udhëkryqet e ndryshme të shekujve ose historisë.

Afro 6OO vjet nën romakët, mbi 55O vjet nën bizantinët, 5OO vjet nën turqit osmanlinjë, afro 2OO vjet nën serbët dhe të tjerët: Ky është itinerari i kalvarit të gjatë të popullit ose kombit tonë-nën çizmën, llupën, tutelën, kurorën ose sundimin e huaj. 

Ndërkohë që pushtuesit ose sundimtarët e ndryshëm (sëcili me i egër dhe me kriminal e gjakatar se tjetri): Jo vetëm që na vranë, masakruan, përdhunuan, vodhën, plaçkitën, përndoçën, burgosën ose internuan, por edhe na asimiluan dhe na e dhanë botë në sy. 

Ky trend edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi, por me forma ose metoda të kamufluara, sofistikuara ose amalgamike.

U mor vesh se i tmerrshëm dhe shpeshherë edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve.

Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë. 

Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit....Harresa ose mohimi i gjuhës amtare....E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re, martesat e ndryshme me të huajt ose me joshqiptarët nepër "pikëtakimet" ose "pikëkalimet" e ndryshme "integruese"( lexo: asimiluese ose shkombtarizuese) dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, bota e njohur shqiptare, sikur po tkurrët, bymehët, ngushtohet, zvogëlohet, stërkeqet, asimilohet dhe tjetërsohet përditë.

Se këndejmi, kush mund t'ua spjegojë popullit ose profanit të gjitha aventurat e sotme "moderne, intergrale ose demokratike" në botën shqiptare?!

Ndërkohë që shkenca dhe teknika, sikur nuk komunikojnë më fare me ne. Ose, ne nuk dijmë t'i lexojmë dhe kuptojmë ato!?

Ndërkaq, shkrimtarët, artistët, politologët, filozofët dhe sociopsikologët e specializuar ose kompetent, sikur janë të frikësuar, të paaftë ose të pa fuqi, për të na i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Umor vesh se asimilimi (shkombtarizimi) së bashku me zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje edhe trupin (organizmin), shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike". Apostazi ose blasfemi humaniste, nacionale, politike ose patriotike.

Ata në Bruksel dhe Uashington (e aq me pak ata në Moskë, Beograd dhe Stamboll)-nuk të japin ose falin diçka të vogël, pa u dhënë diçka të madhe.

Në vazhdim për lexuesit e nderuar dhe kurioz, do bëj një përpjekje modeste për të zbërthyer ose deshifruar në pika të shkurtëra ose linja të përgjithshme kuptimin e termit ose nocionit asimilim: Ç'është pra asimilimi?

Asimilimi në latinisht e ka kuptimin "assimilatio" që do thotë "bijësimi, tjetërsimi, adoptimi, ose bërja e një populli, kombi ose etnie të caktuar, të njejtë ose identike me të tjerët përmes instrumentëve të ndryshme asimiluese, dimorfike, shtetrore, instucionale, martesore, inkursive, represive, reperkusive, skllavopronare, borxheze, feudaliste, sociopolitike, socioekonomike etj.

Nga pikëpamja ose këndvësntrimi i njohur biologjik (biogjenetik), biokimik, biofizik, bioorganik, gjenealogjik, antropologjik ose antropomorfologjik: Asimili ndërkaq, e ka kuptimin e tjetërsimit ose riorganifikimit të detyruar autotraf dhe hetorotraf (Autotrafia dhe Hetetotrafia), për dallim të asimilimit, tjetërsimit ose sartimit të njohur holtikulturorë ose heliotropik të bimëve dhe pemëve të ndryshme me anë të gjethëve, rrënjeve, me anë të dritës ose enërgjisë diellore etj. (Fotosinteza)

Ndërkaq, kafshët mbahen, ushqehën, mbarsën ose asimilohen mes veti në menyrë antropomorfe, dimorfiste dhe heterotrofe ose heterotrofike.

Se këndejmi, në sociopsikologji, etnologji, si dhe në antropologjinë kulturore (antropokulturore) dhe antropogjenetike, procesët e ndryshme në të cilat pjesëtarët e një populli, kombi ose etniteti të caktuar, janë shtyrë ose detyruar t'i pranojnë gjuhën, kulturën, doket, zakonet, mentalitetin, traditat ose martesat e ndryshme me pjesëtarët e një populli, etnie, komuniteti, bashkësie ose shoqërie tjetër: Quhen Proksemike ose Proksemative (jo Proksimative!)- për shkak të faktorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik si dhuna, terrori, represioni, inkursioni, reperkusioni, largimi ose distanca e imponuar fizike, organike, seksuale, bilologjike, kimike, organike, anabolike, katabolike, diabolike etj.

Ndërkohë që pos asimilimit të dhunshëm, primitivë ose klasik, i kemi edhe "asimilimin vullnetar ose volonterist" të arabëve dhe ebrenjve në Spanjë, gjatë kohës së shizmës dhe inkuizicionit në shekullin 14 (XIV) dhe 15 (XV), të njohur ose kualifikuar asokohe si "Moriscos" dhe "Marranos", "asimilimin modern ose bashkohorë" të europianëve dhe të tjerëve në SHBA-së në shekullin XVIII (18), XIX (19) dhe XX (2O) e kështu me radhë.

Pa u zgjatur me tepër në këtë tematikë sfiduese dhe shpirtëdhëmbëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat