Lumir, as “shejë” s’je tu ja lanë Albinit

Opinione

Lumir, as “shejë” s’je tu ja lanë Albinit

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 korrik 2023 Në ora: 09:25
Faton Mehmeti

Nismën e tij të dështuar që në zanafillë, kreu i LDK-së e "emërtoi" me emërtimin "Rruga pa Albinin". Infantil në politikë, Lumir Abdixhiku ka nisur konsultimet për rrëzimin e Kurtit. Mbase Lumiri ka harruar se Albinin apo këdo tjetër në pushtet e sjell vota e qytetarëve dhe jo konsultimet. Republika parlamentare ka këtë metodologji.

Takimet me gazetarët, opinionistët e afër me opozitë, disa edhe ish fuksnionarë të ouhstetit të kaluar e tani të kthyer në analistë, nuk e sjellin kurrë LDK në rrugën e drejtë. Për këtë gjë, LDK ka nevojë për tu ballafaqur me të vërtetën, e mungyar nga fillimi.

Së fundi, Lumiri ka ftuar shoqërinë civile dhe OJQ-të për takimin e dytë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.

Mungesa e debatit të hapur, mungesa për ta pa të vërtetën në sy, kanë sjell LDK këtu ku është. Hipokrizi totale deklarimi i Abdixhikut se “vlerësojmë dhe çmojmë secilin mendim, në veçanti të atyre që këto mendime i bëjnë publike – edhe kur pajtohemi, edhe kur nuk pajtohemi me to“.

LDK, të cikëm e udhëheq Lumiri pikërisht se nuk ka respektu mensimin ndryshe është përqa, me Vjosa Osmanin dhe grupacionin e saj të larguar se mendonin ndryshe.

Lumiri ishte pjesë e asaj LDK kur përjashtonte anëtarët e saj, asnjëherë nuk e ngriti zërin për të kundërshtuar këtë gjë, apo për të mos pranuar gjuhën arrogante ndaj ish kryetari i tij ndaj qytetarëve.

Kërkimi i frontit unifikues kundër qeverisë demostron mjerimin e thellë ku ka ra LDK. Lumir Abdixhiku ka shumë gabime mbi supet e tij, njeri i pa guximshëm për të marr vendim, gjithnjë neutral për përfitime meskine. Mbi këto baza edhe u ngeit në politikë, pa formim kompleks çfarë i duhet një politikani të mirëfilltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat