Shantazhimi rrugaçëror i krerëve të OVL të UÇK (të PAN-it)

Opinione

Shantazhimi rrugaçëror i krerëve të OVL të UÇK (të PAN-it)

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 15 korrik 2023 Në ora: 10:15
Pamje nga përleshja në Kuvendin e Kosovës

Partitë-banda të PAN-it, me bishtrat e tyre AKR, PSD, janë organizuar, për ta marrë pushtetin me dhunë. Provokimi i turpshëm e rrugaçëror në Sallën e Kuvendit, për rrjedhojë shkaktimi i dhunës fizike, rast unik deri më tani në Parlamentin e Kosovës!

Ende pa mbaruar dhuna nga PDK-ja, vegla e PAN-it, Dardan Molliqaj, me zhurmaxhinjtë e tij, shkarraviste veturat e pushtetarëve të LVV dhe fyenin e shtynin, deri në kacafytje, Policinë e Kosovës, e cila ishte në shërbim ditor zyrtar! Një tolerancë e pajustifikueshme e pushtetarëve përkatës?!

Pak orë më vonë, krerët anarkistë të OVL të UÇK-së (të PAN-it), njoftuan për një palo protestë, për ditën e shtunë, si argatë të PAN-it! Kërkesa për t`i futur 53.000 veteranë, prej tyre 40.000 "veteranë" të rrejshëm, në pagën minimale, tashmë, me kuotë të shtuar, është idiotësi dhe marrëzi e shekullit! Zhvatja e buxhetit shtetëror, është hajni dhe armiqësi, njëherësh.

Partitë politike në ethet e frikshme të humbjes të elektoratit, po heshtin turpshëm. Askush prej tyre nuk e mori në mbrojtje Prokurorin profesional dhe atdhetar, Elez Blakaj, kur disa komandantë hajna dhe kriminelë, e kërcënuan me jetë. Në kontrollin e parë të listave të falsifikuara, ai seleksionoi 19.500 "veteranë", të cilët nuk i përmbushnin kushtet e parashikuara me ligj, i cili, edhe ashtu ishte një ligj i poshtër, zhvatës i buxhetit dhe tërësisht kundra-kombëtar.

Mjafton ta citojmë gjeneralin horrak, Agim Çeku, kryetar i Komisionit përkatës, i cili thotë: "Kushdo që ia ka dhënë edhe një gotë ujë ushtarit, është veteran", duke e bërë një popull mercënarë! Prandaj, ka pasur plotësisht të drejtë, ministri i Finanacave, Hekuran Murati, ku ka thënë se "më lirë na kishin kushtuar mercënarët me pagesë, se sa të paguajmë sot mijëra veteranë të rrejshëm!"

Akuza që i bëni Mimoza Kusarit-Lila, lidhur me mos dakordimin e futjes të veteranëve në pagën minimale, qoftë në leximin e parë, qoftë në leximin e dytë, është sa e poshtër, aq edhe kriminale. Sepse asnjë qeveri e përgjegjshme, nuk mund ta miratojë rritjen e pagës për 40.000 "veteranë" fiktiv, të rremë. Ndoshta këtë mund ta bënin vetëm qeveritë rrumpallë të PAN-it, me patericat e tyre. Themi kriminale, sepse do të ishte rritje e hajnisë zyrtare, ashtu siç abuzohen milionat edhe për pagesën aktuale, prej 170 euro.

E mira, e mençura Mimozë, ka shprehur mendimin, se pas spastrimit të listave, nga "veteranët" e rrejshëm, paga për veteranët e vërtetë të bëhet nga 450 deri 500 euro mujore. Rrjedhimisht, Mimoza është mikja më e mirë, më e sinqertë, për veteranët e njëmendët.

Në rastin e veteranëve, krimi dhe marrëzia është evidente, e dukshme. Llogaritën 40.000 "veteranë" të rremë, ndërsa në vite janë hapur dhe vazhdojnë të hetohen 40 persona! Lojë e ndyrë dhe e pacipë. Janë komandantët hajna e kriminelë, të cilët kanë shitur "Dëshminë e Veteranit", ata që duhen hetuar, penalizuar e  ndëshkuar dhe pastaj mund të qortohen përfituesit e pamerituar.

Një shtet ligjor, shantazhuesit e shtetit, sidomos ata recidiv, përsëritës, duhej t`i zinxhiroste si qentë e tërbuar. Xhavit Jasharin, Faton Klinakun, me shokë, bashkëpunues me Serbinë, në shpërndarjen e dosjeve të Gjykatës Speciale, nga OVL të UÇK-së (të PAN-it); Rrahman Grevën, këlyshin e SHIK-asve të rreshkur Imer Imeri dhe ai bufi i Prizrenit, nga Sindikata e Arsimit, të cilët nuk lejojnë testimin e mësuesëve të Kosovës, por edhe ndoca lehaqenëve të tjerë, duhet treguar vendi! 

Akuza për qeverinë, se vazhdon t`i shpërfillë, qoftë të ashuquajturat "Shoqata të dala nga lufta", shumë syrësh pa hyrë në luftë fare, qoftë Sindikatën e dhunshme të Arsimit, që ende nuk ka lejuar plotësimin e ditëve mësimore nga Pandemia, edhe pse mësuesit janë paguar, është akuzë absurde e hiç logjike. Me argatët e Beogradit, siç është edhe protesta e sotme, e "veteranëve" të rrejshëm dhe të halabakëve të tjerë, që thonë -rrafsh Kosova-, nuk duhet të këtë asnjë bashkëpunim, as sot dhe as nesër, deri sa të shporrën nga skena monstrumët manipulues, në krye të këtyre Shoqatave dhe Sindikatave. 

Shantazhi komunisto-fashist, i kreut të "veteranëve" të rremë, Faton Klinaku, i cili flet në emër të partive-banda të PAN-it, "se do t`i bllokojmë dhunshëm seancat e Parlamentit të Kosovës, e ka frymëzimin nga bandat e Vuçiqit, në veriun e Kosovës!

Poeti çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatore, bënte thirrjen kushtrimtare:

"Njerëz, ju kam dashur. Jini vigjilentë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat