Pas 29 Korrikut 2023, Partia Demokratike e Shqipërisë fuqizohet dhe vjen shpejt në pushtet

Opinione

Pas 29 Korrikut 2023, Partia Demokratike e Shqipërisë fuqizohet dhe vjen shpejt në pushtet

Nga: Skënder Kapiti Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:33
Skënder Kapiti

Ndryshimi, largimi nga pushteti i qeverisë së Ramës dhe ndëshkimi i politikës së vjetër në Shqipëri është jetike sot për shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë por edhe për Kosovën, sepse politika e vjetër e Tiranës, e gjitha kush më shumë e kush më pak nuk kanë treguar interesimin e duhur por janë treguar të papërgjegjshme ndaj cështjes kombëtare dhe janë shquar për mosmbështeje ndaj Kosovës.

Në Shqipëri nuk vjen ndryshimi nëse nuk duket dhe nëse nuk forcohet një alternativë politike e përgjegjshme kombetarisht dhe një alternativë antikorrupsion dhe besnike e SHBA-ve.

Nuk ka ndryshim dhe nuk besohet nga publiku as nga SHBA e BE se ndryshimin mund ta bëjë një politikë korruptive e antiSHBA sic është aleanca Foltore-LSI, Meta-Berisha e cila u ndëshkua rëndë po për korrupsion në vittin 2013

Nuk duhet sot asnjë minut që në pushtet të vazhdojë qeverisja socialiste, por ajo qëndron sepse nuk mund të riciklohet në pushtet e njejta politikë korruptive pavarësisht bojës e ngjyrës.

Pas 29 Korrikut 2023 Partia Demokratike e Shqipërisë me zgjedhjen e kryetarit të PD-së, PD-ja vjen shpejt në pushtet.

Ja pse, që të binden ata skeptikët, ata që nuk shohin dhe që nuk e njohin politikën, por edhe fanatikët, egoistët, injorantët si dhe të mashtruarit dhe sidomos korrupsioni.

Tashmë është mëse e sqaruar se gjëndja ku ndodhet Shqipëria prej 32 vitesh ka për faktorë dhe për autorë të gjithë politikën e vjetër të korrupsionit, dhe që sot kjo politikë identifikohet si trinonmi i së keqes apo sic e ka përcaktuar Basha si“Trekëndëshi i Bermudës”: Parti Socialiste(Rama)- Foltore( Berisha)- LSI( Meta).

Betejën kundër Trekëndëshit të Bermudëes e filloi ishkryetari i PD-së , Lulzim Basha , kundër të cilit komplotoi e gjithë politika e vjetër e tranzicionit, korrupsioni dhe antiamerikanizmi.

Ata të cilët nuk e shohin apo nuk e njohin këtë të vërtetë , dhe ata që bejnë sikur nuk e dinë por bëjnë e shpikin alibira kundra të vërtetës janë djallëzorë, hipokritë, egoistë,mercenarë e sevilë.

Ky Trekëndëeshi politik i Bermudës në Shqipëri është si ai “Trekëndëshi i Bermudës” në Kosovë, LDK-PDK-AAK , të cilin e dërrmoi votuesi në Kosovë me 14 Shkurt 2021.

Mirëpo më habit fakti se si ka në Kosovë individë apo intelektualë e analistë edhe ata parimorë dhe të vertetë që nuk e thonë këtë realitet për Shqipërinë , por fanatikisht e verbërisht mbajnë dhe bëjnë tifozllëk me këtë apo atë politikan e kryetar partie e pushteti në Shqipëri,kur në Kosovë u vjen mirë kur dikush nga Shqipëria mbështet aq fort ndryshimin në Kosovë kundër politikës së vjetër.

Nuk është koha dhe as nuk është serioze dhe as e besueshme që për të shëmbur regjimin korruptiv të Edi Ramës t’u referohesh ishëve të politikës së opozitës, p.sh. Berishës kur pushteti i tij dhe të atyre që i ka në Foltore u ndëshkua aq rëndë ne vitin 2013 po për korrupsion.

Shqiptarët dhe aleati i madh i Shqiptarëve mbështesin politikën demokratike dhe sidomos atë antikorrupsion,sepse korrupsioni është armiku më i madh i shtetit,demokracisë dhe shoqërisë.

Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion,dhe të korruptuarit e sotëm nuk luftohen nga ish të korruptuarit e djeshëm.

Pra Rama dhe regjimi i tij nuk rrëzohen nga ishregjimi Berisha-Meta.

Dhe për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve dhe për të ndëshkuar korrupsionin SHBA-të detyruan politikën shqiptare për miratimin e Vetting-ut në Drejtësi.

Ky Vetting penguar e kundërshtuar hapur nga politika po godet rëndë , po heton, arreston e dënon personazhe VIP, ministra, zëvëndëskryeministra,deputetë,kryetar Bashkish të pushtetit të Edi Ramës gjë që kurrë ky ndëshkim nuk është parë gjatë këtyre viteve tranzicion. Ky veprim i drejtësisë e SPAK-ut, si ka mundësi që nuk mbështet nga Foltrorja e as nga foltoristët,apo mos kanë frikë se tani do fillojë SPAK-u edhe me ata të ishpushtetit të Berishës?! Dhe paralelisht SHBA po lufton korrupsionin edhe të Partisë Demokratike dhe atyre të PS-së duke shpallur “non grata” për korrupsion e mbrojtje të tij ish kryeministrin Berisha, si dhe deputetë e kryetar bashkish socialistë.

Mirëpo kur Vetting-u e drejtësia arrestojnë ministra e zëvendëskryeministra të Edi Ramës ai nuk i mbbron me fanatizëm ata, dhe kur SHBA vendos sanksione dhe shpall “non grata” deputetë e kryetar bashkish të Partisë Socialiste,në Partinë Socialiste nuk fillojnë “turbullira” politike antiamerikane si bejnë disa demokratë me Foltoren e Berishën.

Edi Rama jo se deshiron që të arrestohen ministrat e kryebashkiakët shokë të tij , por ai me këtë don të duket sikur respekton drejtësinë dhe aleatët e shqiptarëve, gjë që krejtësisht në të kundërt sillet dhe vepron Foltorja e cila mban peng dhe pengon ndryshimin e ndëshkimin e politikës së vjetër.

Dhe kur Basha konform politikës amerikane të luftës kundër korrupsionit,kur dhe sapo Basha e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së pasi ai u shpall “non grata” nga SHBA ,politika e vjetër e PD-së, dhe jo vetëm ajo por e gjithë politika e vjetër e “Trekëndëshit të Bermudës” komplotuan kundër Bashës për ta asgjësuar atë politikisht sepse politika e vjetër e shikonte Bashën si kërcënim pasi Basha kishte edhe mbështetjen amerikane.

Pra, e gjithë politika e vjetër e tranzicionit është në një linjë e front kundër ndryshimit ,kundër ardhjes në pushtet të Elitës se Re Politike të PD-së, kundër Bashës. Por që shëmbja e sistemit dhe e diktaturës së korrupsionit në Shqipëri është e pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat