Dhuna, diskriminimi dhe mbrojtja e viktimës!

Opinione

Dhuna, diskriminimi dhe mbrojtja e viktimës!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:39
Hamdi Rafuna

Kur burrat  “diskriminohen” për faktin se agresioni, kaosi dhe çrregullimi i tyre përballet me sanksione, atëherë fajësohet demokracia se i mban krahun barazisë gjinisë femrore!

Këto karakteristika  mashkullore si një imazh ideal, për "njeriun arkaik" ende ngrisin kokën dhe akuzojnë shtetin ligjor i cili e ka për detyrë të kujdeset për viktimën në fjalë.

Pikërisht nga kjo shtresë e myktë, advokatura e  ndërgjegjes shtetërore për barazi, përceptohet sikur shteti i mirëqenies është bërë bashkëshort i ri i gruas me halle.

Vetëm paramendoni sikur gjyshet, nënat, gratë  dhe motrat tona të ishin mbrojtë dhe t’kishin gëzue këtë të drejtë ligjore dhe materjale!

Për fat të keq, edhe sot kemi burra që e konsiderojnë gruan si një vegël-mallë personal, prandaj ankohen se diskriminohen nga kjo e drejtë e gëzueme me ligj për barazi!

Psikologët dhe mjekët, i përgjigjen pikëpamjes së thjeshtuar se çfarë do të thotë të jesh njeri, dhe si zhvillojmë personalitetin tonë unik gjatë gjithë jetës.

Perceptimi karikaturues i maskulinitetit dhe burrërisë është në rastin më të mirë joshkencor.

Njerëzit janë shumë më tepër se kromozomet e tyre seksuale, kurse personaliteti ynë përcaktohet nga mekanizma më të rëndësishëm dhe më kompleks sesa ekuilibri hormonal.

Fëmijët trashëgojnë tiparet e tyre të personalitetit si nga nëna ashtu edhe nga babai, por kush jemi dhe si zhvillohemi, kjo  ndryshon sipas gjinive. Ndër të tjera, kjo ndikohet edhe nga marrëdhëniet e lidhjes, kushtet e rritjes, presionet e jetës dhe kultura në të cilën jetojmë. Ne besojmë se është një numër i vogël i popullsisë mashkullore që dëshiron të kthehet në një epokë të shkuar…)

Në një nga studimet më të mëdha të kryera mbi dallimet gjinore dhe tiparet e personalitetit, studiuesit zbuluan se burrat dhe gratë janë shumë më shumë të  ngjashëm sesa të ndryshëm. Studimi është një meta-analizë që përfshin mbi 12 milionë njerëz. Aty tregohet se rreth 80 për qind mbivendosje për më shumë se 75 për qind të tipareve psikologjike të ekzaminuara është dallimi, kur bëhet fjalë për skajet ekstreme të peshores, mes gjinive.

Edhe nëse gratë dhe burrat e rritur ngjajnë më shumë se sa duket, është ende e nevojshme të merren seriozisht vështirësitë në shkollë mes djemve…)

Hulumtimet tregojnë se gjinia e mësuesit ka pak ndikim në performancën e fëmijëve në shkollë, ndërkohë që cilësia e mësimdhënies ka një rëndësi të madhe. Fatkeqësisht, notat e djemve dhe të vajzave janë të ngjyrosura nga aftësitë e tyre sociale dhe marrëdhëniet me mësuesin. Djemtë, piqen më vonë, dhe ky është disavantazhi!

A jetojmë vërtet në një shoqëri të feminizuar, të subvencionuar nga taksat e burrave?

Edhe pse 60 për qind e atyre që marrin arsim të lartë në Norvegji,  janë gra, ekziston vetëm një përqindje prej 36 për qind e grave mes profesorëve në akademi.

Në periudhën 2009-2023, përqindja e përfaqësueseve femra në udhëheqje,  në shoqëritë aksionare ishte 18 për qind, ndërsa përqindja e grave në mesin e menaxherëve të përditshëm në shoqëritë aksionare ishte 15 për qind. Sipas shifrave nga Statistikat e Norvegjisë, shkurt, 2023, kishte gjithsej 383,091 kompani me përgjegjësi të kufizuar, pra vetëm burra në borde kishte 70 për qind.

Nuk ka dyshim se, në Norvegji, edhe sot,  burrat janë të mbipërfaqësuar në pozitat e pushtetit edhe pse shteti i mirëqenies është ndërtuar nga burra dhe gra që punojnë shumë.

Nocioni se burrat diskriminohen sistematikisht në një Norvegji të feminizuar, mund të përshkruhet si një fenomen interneti midis burrave që mendojnë se po dështojnë nga ato që i kan të trashëguara mbrapsht! Pse këta “burra” nuk lejohen të jetojnë me impulse agresive dhe seksuale në kurriz të sigurisë fizike dhe psikologjike të grave është theksi i problemit!

Ne e kemi të vështirë të besojmë se një luzmë njerëzish duan të kthehen në ekspeditat e vikingëve, ku u shpalos agresioni, turpi dhe rebelimi i kulturës norvegjeze!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat