Gjakova, apo gjaku ynë që nuk falet dhe s’bëhet ujë!

Opinione

Gjakova, apo gjaku ynë që nuk falet dhe s’bëhet ujë!

Nga: Agron Shabani Më: 15 korrik 2023 Në ora: 13:06
Agron Shabani

Gjermanët i kanë Ahenin (Aachen) dhe Vajmarin (Weimar), grekët e kanë Selanikun (Thesaloniki) ku lindën, u rritën, brumosën, u ngriten dhe afirmuan trimat, patriotët, shkrimtarët, filozofët ose intelektualët me të shquar grek, të cilët dikur me vonë e ngritën, promovuan, floruan, eksploruan dhe e bënë Athinën (në Antikë)-qëndër ose metropolë të njohur botërore ose planetare të artit, kulturës, letërsisë, luftës, shtetit, arsimit, shkencës, filiozofisë, historisë dhe kështu me radhë.

Ndërsa, Kosova dhe shqiptarët si Piemont ose Metropolë të kulturës, arsimit (arsimimit), shkencës, edukatës, kulturës, zhvillimit dhe emancipimit të përbjithshëm e kanë Gjakovën Trime, Krenare, Martire dhe Heroike.

Ndaj, si të thuash është mjaft e qartë se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi ose civilizimi shqiptar në Kosovë, nuk do arrinin deri aty ku ndodhën sot, para se të njihnin, provonin, kalontin ose kapërcenin fazat e para të zhvillimit dhe evolucionit së bashku me sekretin dhe gjenialitetin e ligjëve dhe fenomenëve të njohura shqiptare ose kosovare që ndodhëshin të ruajtuara dhe kultivuara në Qytetin legjendar rrënzë Çabratit. Në Gjakovë.

Se këndejmi, kush me tepër se sa elita e njohur shkencore, intelektuale dhe kulturore nga Gjakova, ka investuar në këtë fushë, kur dihet fakti i pamohuar se ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore ose esenciale (substanciale) të filozofisë së përgjithshme shqiptare ose kosovare, përveç fuqisë nxitëse ose stimuluese, respektivisht ndikimit të saj në kërki­met, studimet ose hulumtimet e njohura shkencore dhe humaniste, janë narrativi dhe shpirti i njohur hulumtues ose studimor së bashku me metodat e njohura të shqyrtimit, studimit, analizës, eksperimentimit dhe vëzhgimit të njoh shkencor ose metodologjik. 

Kjo për faktin se e vetma fuqi (forcë) nxitëse ose stimuluese që mund t'iu ndihmojë ose ofrojë mbështetje dhe audiencë të sigurtë shkencës ose historiografisë shqiptare në Kosovë, përveç Zotit (Hyjit) njeriut ose popullit, është fuqia e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues ose inovator, të lindur, promovuar dhe afirmuar (në zanafillët e tyre) në

Gjakovë.

Duke menduar në kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë, intelektual ose kulturorë të gjakovarëve të ditur, të urtë, të përkushtuar, besimtar, racional dhe patriot, të cilët, të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e kahmotshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e arsimit, shkencës dhe teknikës, ua mësyen akademive të shkencave ose univerzitetëve me të njohura të ish Jugosllavisë dhe më gjërë...Për të ngritur dhe krijuar kuadro të reja shkencore, intelektuale, akademike ose pedagogjike, nga të cilët (cilat) pastaj u ngrittën ose themeluan Univerziteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë dhe gjithëçka tjetër në­ Kosovë.

 Në instancë të fundit, edhe kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes instancave ose institucionëve mendore, shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve (nga Gjakova, Gjilani, Prishtina, Deçani etj.), dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për kulturën, edhe për religjionin.

Për me tepër ndërkaq, Gjakova, apo kryeqyteti i njohur mendorë, shpirtërorë dhe kulturorë i Kosovës, në realitet, plotësoi një detyrë të madhe ose kolosale. 

Ajo la gjur­më të thella e të pashlyera, në analet e historisë së përgjithshme shqiptare ose kosovare. 

Dhe, ky kontribut mund të çmohet dhe vlerësohet gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore (qytetare) ose kulturore në Kosovë. 

Duke menduar në thesarin e saj mendor, intelektual, shpirtëror dhe kulturor, jetës së saj, eksluzivitetit, autenticitetit, individualitetit, spontanitetit, intimitetit, integritetit, integralitetit, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e sundimëve ose pushtetëve të haja (joshqiptare dhe antishqiprare)-për shumë shekuj e dekada me radhë, gjatë të cilave Gjakova ishte qendër drite dhe shprese, vend i shkencës, artit dhe kulturës, prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Kosovën.

 Parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe aryes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë në qytetin e Gjakovès. 

Nga viti 1972 dhe deri në fundshekullin e kaluar, kur njerëzit ose fshatarët e ndryshëm të Kosovës, binin në gjak, vritëshin dhe sillëshin ndaj njeri tjetrit si pjesëtar klanësh ose fisësh të egra: Elitat e njohura shkencore, intelektiale dhe kulturore të Gjakovës dhe qytetëve tjera kosovare, me dritën e mendjes dhe shpirtit të tyre inovator dhe humaist, e kishin nxitur dhe stimuluar procesin e madh të edukimit (arsimimit) dhe emancipimit të madh jo vetëm në Gjakovë, por gjithandej Kosovës. 

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, patriotike, shkencore, kulturore, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, ajo patjetër duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. E sidomos asaj intelektuale, kulturore, kombtare ose patriotike në Kosovë.

Shumë i çuditëshem, paradoksale, reaksionar dhe anakronik është fakti kur shumica e politikanëve ose inteletualëve të sotëm shqiptar ose kosovar që e konsi­derojnë vetvetën e tyre si përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të luftës dhe levizjeve tjera çlrimtare dhe patriotike për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarë­sinë e Kosovës: E mohojnë, prolongojnë ose anashkalojnë shpesh rolin, angazhimin, kontributin dhe misioin kolosal dhe titaik të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, ushtrake (luftarake) dhe patriotike të Gjakovës në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndaj, as përngjasimet, paralelet, analogjitë ose apologjitë e ndryshme ekskursive dhe diskursive në mes Gjakovës, Vajmarit, Ahenit dhe Selanikut, nuk duhet parë, kuptuar, përceptuar dhe konceptuar si "diç" të rastësishme, sipërfaqësore ose egocentrike, por si fakt ose realitet të prekshëm ( kapshëm) objektiv dhe subjektiv.

Se këndejmi, kur tërë Kosova ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte edhe përmes vrimës së gjilpërës dritën e shkencës që të gjallë­ro­hej, në Gjakovë shkëlqente dhe brilonte një dritë e madhë­ríshme për Kosovën dhe shqiptarët.

Ndërkaq, në kohën kur edukata, kultura, arsimimi, emancipimimi, morali dhe disiplina e njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike së bashku me librat dhe bibliotekat, për politikanet dhe "diplomatët" e ndryshëm kosovar, nuk paraqisnin dhe s' nënkuptonin asgjë: Njeriu habitej dhe mrekullohej me zellin dhe përkushtimin e madh me të cilin gjakovarët e urtè dhe dinjitoz, iu qasen ose rrekën dikur studimit dhe analizës. Duke mos iu shmangur për asnjë çast traditës së njohur kulturore, intelektuale dhe patriotike.

Por, ia që në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta, reaksionare dhe anakronike, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj...,siç dihet, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën.

Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme rurale, urbane, fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose interferuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët. 

Kështu që jeta, bota ose panorama e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuake, kulturore, institucionale ose politike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Ndonëse, ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.

Në atë karantenë, vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë  kapur, ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre!

 Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Ato trende ose "standarde të reja" paradoksale, reaksionare dhe anakronike, edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi.

Kush me tepër se Gjakova dhe gjakovarët, kanë luftuar, sakrifikuar e dhënë heronj ose deshmor për luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-së?!

Apo, "pasi e përfunduan luftën gjigantët, viganët, akterët, protagonistët ose heronjt e saj kryesorë, atëherë ia nisën luftës xhuxhat, matrapazët ose tregrarët ordinar dhe ambulant të shpirtërave dhe flamujve...???!!!

P. S. Diçka mbi rolin dhe misionin e femrës (gruas) intelektuale dhe intelegjente shqiptare nga prizmi ose domeni i njohur i psikologjisë politike:

Psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re. Apo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus: Psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër. 

Psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, univerzitet, në punë, në shtëpi etj. 

Psikologjia politike i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psiçike ose psikologjike të liderit politik, politikanit, deputetit, diplomatit, gazetarit, botuesit ose editorit etj. 

Ndryshe nga kjo, me veçoritë pozitive ose pozitiviste, i nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, vendosmèria, konsekuenca, pariteti, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit)të tij përkatës ose respektivë, si dhe ndaj faktorëve ndërkombtar. 

Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtiimëve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktivitetëve të njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, informative, industriale, teknologjike, ekonomike etj. Kështu si p.sh., rezultatet e studimëve ose hulumtimëve të lartëpërmendura të psikologjisë politike, sociale ose analitike, zbatohen dhe reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë.

Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimëve të ndryshme shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, admnistrative, juridike etj. 

Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetvetën tonë në përgjithësi..

Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. 

Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të 'kultit të individit ose personalitetit' etj.

 Fjala ose termi “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirtë dhe “logos” - shkencë. 

Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër mbi Psikën dhe Erosin të cilin e bëri të njohur historiografia romake. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. 

Mirëpo, e ëma ( nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin në embrion, duke proklamuar se:" një djalë nga familja e Zotërave të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare!"

 Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe pengesave të shumëta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotërave (Perëndive) të tjerë të Olimpit. 

Duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë triumfuan mbi të gjithat. Ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot. 

U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë"e  ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës", sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Ndonëse,, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtit, eruditët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral;, intelekgtual, intelegjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe  maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit. 

U mor vesh se në politikë të lartë ose diplomaci, me kalimin e vitëve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptët e ndryshme ose vizionet e tyre, më një  "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas.

 Dhe, kjo është ajo që mëse tepërmi i intereson filozofisë së përgjithshme. E sidomos atropofilozofisë dhe epistemologjisë politike, për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i njohuri, në shtetët ose "shoqëritë e larta" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, gjithëmonë kanë të drejtë. 

Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike. 

Njeriu pra është 'sintezë' e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njera tjetrën.

Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashk. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës. Apo....!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat