Lufta çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Opinione

Lufta çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Nga: Hajro Limaj Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në krahinwn  e Kosovës (në atë kohë Republika Federale e Jugosllavisë) ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e cila filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje ajrore nga NATO (nga 24 marsi i vitit 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria e Shqipërisë.

-Më 27 dhjetor 1992, administrata e presidentit Bush e paralajmëronte Millosheviçin se “në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga forcat serbe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgatiten për angazhimin e forcës ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në vetë Serbinë”.

-Gjatë vitit 1998, konflikti midis forcave ushtarake e policore Serbe dhe UÇK-së shkaktojë vrasjen  e mbi 2 000 kosovarëve dhe largimin nga trojet e tyre e rreth 400 mijë civilëve të pafajshëm. Komuniteti  ndërkombëtar më në fund u shqetësua për konfliktin  me përmasa të mëdha humanitare, dhe rrezikun që kishte zgjerimi i tij edhe në vendet fqinje.

 -Më 12 qershor 1998, Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të  NATO-s kërkuan një vlerësim mbi masat që duhen marrë  në të ardhmen,  në përputhje me zhvillimet e krizës në Kosovë.Në shtator të po këtij viti, udhëheqësit politikë të vendeve europiane arritën të bindin veten e tyre se revanshi i Millosheviçit duhej të ndalej me çdo mjet. Shkak për këtë u bë sulmi brutal i forcave serbe i ndërmarrë nw muajin Mars ndaj familjes Jashari në Prekaz ku mbetën të vrarë shumë civilë të pafajshëm.Vetëm nga familja Jashari 22 anëtarë të familjes nga 2 deri në 74 vjeç. Këtu fillon rritja e mbështetjes Amerikane dhe politike europiane për sulmin ajror dhe ndalimin e dhunës  serbe.

- Në 18 tetor 1998, tre zyrtarët më të lartë të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Solana, Kryetari i Komitetit Ushtarak gjenerali Nauman dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate në  Europë gjenerali Klark, vizituan Beogradin,  për t’i dhënë mesazhin se urdhri i aktivizimit ishte gati dhe do të ishte më mirë që  Millosheviçi të zbatonte kërkesat.

Në të njëjtën kohë Grupi i Kontaktit dërgoi në Beograd Riçard Hollbrukun me misionin për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën. Millosheviçi asnjëherë nuk e zbatoi premtimin e bërë, por përkundrazi vazhdoi sulmet kundër shqiptarëve deri sa në janar 1999, forcat serbe masakruan më shumë se 45 shqiptarë të pa armatosur nw Raçak, ngjarje që i detyroi vendimmarrësit amerikanë dhe europian të lënë mënjanë marrëveshjen  e arritur nga Hollbruku dhe të kërkojnë për një diplomaci më të rreptë.

-Mbas këtij evolimi të situatës, Këshilli i Atlantikut tw  Veriut  i dha Sekretarit të Përgjithshëm Solana autoritetin të urdhërojë një operacion të Aleancës me faza.

Me gjithë këto përpjekje, komuniteti ndërkombëtar ndërmori përpjekjen e fundit diplomatike. Më 21 mars 1999, tre ditë para fillimit të operacionit, Ambasadori Hollbruk shkoi në Beograd për ta paralajmëruar për të fundit herë  Millosheviçin.

Më 22 mars, në përgjigje të paralajmërimit, Millosheviçi vazhdoi represionin duke i bërë një sfidë të hapur përpjekjeve diplomatike amerikane e ndërkombëtare.

Më 23 mars 1999, Hollbruk iku nga Beogradi pa marrë ndonjë konsesus nga Millosheviçi.

-Solana,me firmosjen e urdherit nga presidenti Klinton, urdhëroi Gjeneralin Klark të fillonte operacionin “Forca Aleate” mbi ish- Jugosllavi.

 SHBA dhe aleatët e NATO-s kishin tre interesa të forta gjatë krizës kosovare:

Së pari, agresioni serb në Kosovë kërcënonte direkt paqen në të gjithë Ballkanin dhe stabilitetin në rajonin juglindor të NATO-s.

 Së dyti, represioni i Beogradit në Kosovë krijoi një krizë humanitare të përpjesëtimeve të mëdha. Operacioni famëkeq “Patkoi” nga serbët, kjo fushatë spastrimi etnik, ishte planëzuar muaj më parë nga Millosheviçi si një mjet brutal për t’i dhënë fund krizës sipas mënyrës së tij.

Së treti, drejtimi dhe rruga që ndoqi Millosheviçit, e cila çoi ne operacionin “Forca Aleate”, sfidoi direkt kredibilitetin e NATO-s, një aleancë e cila kishte formuar themelin e sigurisë transatllantike për 50 vjet.

Duke folur per nevojën e kryerjes së këtij operacioni dhe duke argumentuar se pse duhej që NATO të ndërhynte në Kosovë Lordi Robertson, në atë kohë Sekretari i Pergjithshëm i NATO-s thekson: "Lufta në Kosovë kundër forcave serbe gjithashtu ka implikime për vlerat tona. Në qoftë  se do të lejonim këtë pastrim etnik të shkonte më tej, ne do të kishim një grryerje fatale të komunitetit modern euroatlantik të cilin ne po mundohemi ta ngremë, pikërisht tani që po hyjmë në shek.e XXI me të vërtetë ne duhet që kurrë më të mos lejojmë rikthimin e Holokaustit."

Operacioni "Forca  Aleate" u realizua në tre  faza.

Faza e parë,  nga 24 deri më 27 mars, bombardimet në këtë fazë kishin si qëllim të shihej sjellja e presidentit Milosheviç, me qëllim që ai të detyrohej të reflektonte. Milosheviçi në vend që të reflektonte bën të kundërtën dhe e thelloi edhe më tej fushatën e tij ushtarake për spastrimin etnik të Kosovës me shpresën se do të krijonte një krizë humanitare për shtetet fqinje e do ta detyronte perëndimin të tërhiqej. Objektivi kryesor i kësaj faze ishte nxjerrja jashtë funksionit  e sistemit të integruar të mbrojtjes ajrore dhe krijimi i kushteve që  pilotët të kishin  superioritet në ajër.

Faza e dytë, nga  27 mars deri  më 23 prill. Objektivat  kryesore të kësaj faze ishin  izolimi dhe  shkatërrimi i njësive ushtarake, paraushtarake dhe policore, të ndërpriste furnizimin dhe përforcimet duke goditur vendkomandat, logjistikën, linjat e komunikimit, njësitë e MB, si dhe njësi ndihmëse. Në këtë fazë u përdorën municione të preçizionit të lartë, u përdorën sistemet e drejtimit me satelit, u futën në luftim mjete të reja si dhe u goditën trupat serbe në terren,  rrugët, urat mbi Danub, depot e municionit, bazat dhe këto jo vetëm në territorin kosovar, por edhe në Serbi, përfshi  dhe kryeqytetin e  Beogradit.

Faza e tretë, filloi në ditën e Samitin të Washingtonit, më 23 prill 1999. Kjo fazë ishte e ndarë në dy nën faza. Në Samit u vendos që të intensifikoheshin sulmet kundër Serbisë, me objektiv kryesor të neutralizonte ose të shkatërronte kapacitetet që mund të kryenin, të monitoronin, apo të vazhdonin operacionet ushtarake, duke goditur objektiva të zgjedhur taktikë dhe strategjikë si dëmtimin e forcave ushtarake serbe në Kosovë, infrastrukturën, selitë e presidentit, ministritë, industrinë ushtarake, energji, karburantet etj. Synimi ishte që këto objektiva të goditeshin kudo që ndodheshin në të gjithë Federatën.

  Në operacionin “Forca e Aleate" gjatë 78 ditëve të sulmeve ajrore, me pjesëmarrjen e 13 shteteve dhe  1090 avionëve, duke  kryer rreth 37.225 misione ose afërsishtë 300 sulme ajrore në ditë, nga të cilat 10.484 ishin sulme goditëse - pa asnjë dëm të pësuar nga Aleanca. U hodhën 22.000 bomba ndaj 410 objekteve fikse e 520 objekteve taktike me një saktësi 99.6 %  .

NATO kishte siguruar të dhëna të rëndësishme për objektet ushtarake serbe, sasinë, vendodhjen e njësive e  reparteve, aerodromeve, të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, karburanteve, vendkomandave, sistemet e telekomunikimit etj.

Në dispozicion të aleancës veç bazave ushtarake që kishte në Itali (Avjano) dhe në det të hapur u vunë edhe ato të Turqisë, Hungarisë si dhe hapësira ajrore e Bullgarisë dhe e Shqipërisë. Greqia nuk i hapi koridoret ajrore. Aleanca deri në gjysmën e fazës së dytë të sulmeve kishte goditur 150 objekte strategjike, ishin asgjesuar 50% e avionëve Mig-29 që kishin Forcat e Armatosura  Serbe, dy vendkomandat ushtarake kryesore të serbisë, si dhe 40% e rezervave të karburanteve në tërë Serbinë. Në vazhdim  u intensifikuan sulmet mbi objekteva të rëndësisë së veçantë si Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, Ministria e Punëve të Brendëshme, TV shtetëror Serb, selia e PS e Milosheviçit etj .  

Pas gjithë këtyre sulmeve më në fund, Millosheviçi u detyrua të plotësojë kushtet politike të vendosura nga Aleanca.

Padia e Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës i bindi disa nga mbështetësit e tij më të fortë se konsesusi politik i aleancës kundër veprimeve serbe, në vend që të dobësohej, vazhdonte të forcohej më tej.

Në sulmet ajrore duhet thekësuar se rrethë 80% e të gjitha kontributeve të përdorura ishin të SHBA.

Pas 11 javësh sulme ajrore më  9 qershor u nënshkrua  marrëveshja taktiko-ushtarake në Shkup, ku mes të tjerash kryesore ishte tërheqja e trupave serbe nga Kosova.

PAVARËSIA E KOSOVËS

Pavarësia e Kosovës është e arritura më e madhe kombëtare pas pavarësisë së Shqipërisë. Roli i SHBA-ve në pavarësinë e Kosovës jo vetëm që ishte i rëndësisë së veçantë por ishte vendimtar. Pavarësisht luftës  së shenjtë tw UCK-sw, gjakut të derdhur, marrëveshjes së Rambujesë e cila parashihte që pas tri viteve të meret parasysh vullneti i popullit etj, Kosova as pas nente viteve s’do mund ta kishte pavaresine nese Amerika nuk ishte kembengulese .   Ne duhet ti dime dy gjera; NATO nuk do te nderhynte po te mos ishte lufta e UÇK-se, dhe pa Ameriken e kemi te veshtire ekzistencen ku jemi te rrethuar me armiq.Amerika detyroi NATO-n te nderhyj ne Kosve, Amerika e beri Kosoven ta pavarur, Amerika e beri ushtrine e Kosoves perkunder kundershtive te medha te Evropës dhe vetë NATOS .  Ne shqiptaret duhet ti jemi mirënjohës përgjithmone Amerikes dhe duhet ta ruajme miqsine tone  me kujdesin me te madh te mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat