Dëshpërimi i presidentit kriminel, i shtetit kriminel të pa ndëshkuar

Opinione

Dëshpërimi i presidentit kriminel, i shtetit kriminel të pa ndëshkuar

Nga: Milazim Maraj Më: 16 korrik 2023 Në ora: 11:35
Milazim Maraj

kriminel i shtetit kriminel i cili nuk u ndëshkua kurrë për krimet e bëra në vazhdimësi që nga viti 1830 e deri në vitin 1999 dhe që pretendon të vazhdojë me këto krime, krekoset, lavdërohet dhe kërcënon fqinjët madje edhe deputeten e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar Znj së nderuar Alicia Kearns e cila reagoj për armatimin e serbëve në veri të Kosovës ku ishte përfshire edhe Ambulanca shtetërore serbe me shenjen e Kryqit të Kuq e mbushur më armë dhe përveç politikanëve ishte përfshirë edhe Kisha serbe e cila tani ishte shndërruar jo publikisht në depo armësh.

Për këtë reagim të deputetes znj. Alicia Kerns Vuçiq u deklarua kërcënueshëm se do ta hulumtoj këtë reagim dhe do ta padis zonjën nga Anglia.

Çka ishte ky kërcënim?

Pa pjekuri politike apo mall kontrabandë për konsum të brendshëm. Ai nuk u kërcënua që do të i dërgoj gjandarmërinë serbe për ta arrestuar deputeten në fjalë dhe për ta dënuar në gjykatën e Kralevës.

Por një ditë më vonë Vuçiq mori një informatë tjetër për “ vlerësimi Nongrata” për kryetarin e BIA-s një kriminel tjetër kontrabandistë droge e armësh për Rusinë, që kishte qenë në Rusi, kishte pasur një takim me MPJ të Rusis Lavrov dhe atij i kishte ofruar një sasi materiali nga spiunazhi i BIA-s.

Kjo surprizë për Vuçiqin ishte e pa këndshme; së paku kështu u duk. Nëse nuk ishte kurth për të i eliminuar ata që i kishte afër deri tani dhe për të dalë vet i pafajshëm për të gjitha të bëmat e tij dhe strukturës së tij.

Ndoshta do të pret edhe ndonjë lëvdatë për eliminimin e strukturave kriminale serbe për të cilat do të arsyetohet së i ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Kërcënimi nuk pat sukses zonja deputete nga Anglia tani ka dalë edhe më të dhëna tjera që Serbia furnizon me armë Rusinë në luftë kundër Ukrainës. Kompania shtetërore serbe Yugoimport dyshohet së ka dërguar municion belg duke thyer embargot që perëndimi ia ka caktuar Rusisë. Pas këtij zbulimi autoritetet belge kanë vendosur të pezullojnë licencat për Serbinë.

Znj. Kearns kryetare e komisionit parlamentar për marrëdhënie më jashtë kërkon që të zhvillohen hetime për mundësin e keqpërdorimit të eksporteve të mbrojtjes. Pasi që Qeveria e Kosovës shpalli së dy organizatave kriminale të serbeve në veri, që ishin të formuara nga Vuçiq, që armatoseshin nga Serbia dhe që po përgatiteshin për sulme në Kosovë bashkë me mercenarët rus.

Gjatë tërë kësaj kohe Rakiq dhe kriminelet tjerë nga LS dhe nga Beogradi kërkonin largimin e Policisë Speciale të Kosovës nga Veriu i Kosovës.

Këtë e bënë me qellim që të vendos kriminelet në këtë vend të tyre. BE për Kosovën dhe shqiptarët po vonohet. Kjo vonesë ka krijuar mosbesim dhe pasiguri të madhe. Ky hezitim kronik i BE daton që nga koha e Gjegj Kastriotit Skënderbeut.

Në Kosovë Serbia provon gjitha forcat dhe format duke vu në shërbim edhe shtetet islame që Kosovën nuk e njohin të pavarur, që kanë simpati e bashkëpunim me Rusinë dhe me Instrumentin e saj Serbinë . Për ndërtimin e xhamive dhe dezorientimin e popullatës shqiptare të lodhur nga robëria lufta dhe pas lufta në këtë tokë arbërore janë të gatshëm që të investojnë pa ndërprerë. Orvatjet, lutjet, përkëdheljet e Serbisë që i bënë BE dhe SHBA janë më se të kota. Serbia i ofendon, i përqesh dhe haptas deklarohet së nuk ndahet nga Rusia dhe Kina. Hezitimi i Qeverisë së Kosovës për këto lëvizje është mesë i arsyeshëm.

Në prezencë të KFOR-it francez u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat e tyre 13.000 shqiptarë, u vranë 10 shqiptarë dhe askush nuk u dënua për këtë.

U krijuan komunat me shumicë serbe dhe tani kërkojnë autonomi që sido që të lejohet kjo është “Republika Serpska” në Kosovë, e cila nuk do të prodhoj paqe por vetëm konflikte dhe luftë. Kosovës po i behët presion për të zbatuar marrëveshjet por Serbia nuk ndalet në këtë formë ajo nxjerr kërkesa të reja deri në ri okupimin e Kosovës. Pastaj do të vazhdoj me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik dhe më gjerë.

Oreksi serb nuk ndalet duk i dhënë por duke e ndëshkuar. Kjo Serbisë nuk po i ndodhë ende, andaj as që ka pse të veproj ndryshe. Në Kosovë po zhvillohen aksione kundër shtetit të Kosovës. Kundër pavarësisë dhe institucioneve të sajë

Janë të njëjtat subjekte politike të cilat duan pushtetin me çdo kusht. Kauza e tyre është ose pushtetin ose do ta shkatërrojmë shtetin. Dikur ishin të gjithë bashkë tani kanë filluar konfliktin në mes veti. PDK, AAK, PSD,NISMA bashkë me OVL-UÇK dhe disa shoqëri civile që mundë të financohen nga SOROS ose nga ndonjë burim tjetër dreqi, kanë filluar rrugën që dikur e nisi PS në Shqipëri, pra drejt një lufte civile në Kosovë ku nuk do të ketë shqiptarë fitues.

Këtë të njejtit patën provuar të edhe në vitin 2004 dhe kthyen Kosovën së paku 10 vite pas. Kjo nismë ogurzezë duhet të ndalët sa më parë.

Dhuna që doli në Parlamentin e Kosovës shpërfaqi shumë gjëra;

♦ Deputetet nuk përfaqësojnë elektoratin e vet!?.

♦ Këta deputet nuk kanë aftësi akademike andaj përdorën aftësitë e tyre fizike.

♦ Në portale nga njerëz të caktuar u lavdëruan me epitete(Ju lumtë, bravo, jeni legjenda etj, ndërsa disa tjerë shkruanin jeni legena) të gjitha këto epitete janë ofendime për deputet e Republikës së Kosovës dhe demokracinë shtetit tonë, tani mjaftë të lënduar. Janë ofendime dhe vet ofendime.

♦ Shkronja ”Z” po paraqitet në fillim të fjalës që dy herë.

♦ Këtë shkronjë e përdori dikur LVV bashkë me AAK, “Z” “Zajedninca nuk kalon”.

♦ Tani këtë shkronjë e nxori në kuvend deputetja nga PDK Ganimete Musliu dhe e mbajti me krenari deri në fund të seancës në fillim të fjalës serbe Zdravo. Këtë shkronjë e mbajnë edhe tanket ruse në Ukraninë.

♦ Vehbi Kajtazi i thirri veteranet në protestë, për të mbrojtur kauzën e shkronjës “Z”.

♦ Ndërsa Jabllanoviq duke qeshur fton Albin Kurtin të i merr policinë nga veriu i Mitrovicës se i duhen në Kuvend. Mediat serbe vlojnë nga lajmet e vërteta dhe të rrejshëme për çka po ndodhë në Kosovë.

♦ Për këtë hodhi batuta edhe A. Vuçiq edhe pse në Beograd nuk po ndalën protestat kundër qeverisë së tij.

♦ Komandantet milioner bashkë me klientët e tyre “veteran” kërcënuan së protestat nuk do të i ndalin.

♦ Nga burgu në Maqedoni lajmërohet për mes të fb, luftëtari Enver Hoxha Klain i cili thotë së duke u besuar këtyre komandanteve përfunduam në burg. Mimoza Kusari Lila, ka folë me Simiqin. Kjo nuk është hiq mirë ishte përsëritje e gabimeve të këtyre që tani po e bëjnë afër dhe kauzë këtë çështje. Por a ka ndodhë që të tjerët të flasin para kësaj me këta tipa kriminel? Të behet një analizë: Kush foli me Radojçiqin? kush mori tenderë në veri nga Jabllanoviqi? ose bashkë me te. Kush e ndërtoj lagjen për kolonizimin të Kosovës me serbeve në veri?

A kishte deputet të parlamentit të Kosovës të përfshirë në këtë lamë thiu? Dhe kush ishin ata?. Cila qeveri mbajti një minutë heshtje për kriminelin Oliver Ivanoviq? Cila nga këto qeveri të deri tashme realizojë kauzën e premtuar në zgjedhje? Pse kaç shpejt u pajtuan me shpërnguljen e 13.000 shqiptarëve nga veriu? Pse nuk u ndërtuan shtëpi për këta shqiptarë të shpërngulur?

Pse nuk i kthyet në shtëpitë dhe tokat e tyre, tani nuk do të kishit pas komuna me shumicë serbe ne veri? Dikush shkruan se këta deputet nuk e përfaqësojnë votën që e kanë fituar. Ndoshta votat e blera nuk kanë përgjegjësi, aq më pakë ato nga statusi veteranëve që fare nuk ishin ne luftë. O zot, shpëtoje Kosovën nga patriotet e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat