Të votosh vuajtjet e tua!

Opinione

Të votosh vuajtjet e tua!

Nga: Ylli Mece Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:03
Ylli Mece

Një ndër ngjarjet e bujshme e cila ka përfshirë në vorbullën e vet, politikën shqiptare dhe vet opinionin e brendshëm, pse jo dhe atë të jashtëm , është “çështja Ahmetaj”, e cila lidhet me një “mega korrupsion” dhe që ka përfshirë mjaftë zyrtarë të lartë të shtetit. Që ka korrupsion në Shqipëri, kjo është e ditur madje në një shkallë të tillë sa që dhe një i pa korruptuar nuk e ve aspak në dyshim se me veprimet apo mos veprimet aktive me dashje por dhe pa dashje mendon sedhe vet ai është plotësisht i korruptuar.

Kohët kanë ardhur të tilla sa që sot për sot në Shqipëri të jesh i korruptuar nuk është më turp por një çështje nderi madje dhe Amerika të vijë s’na bën dot gjë edhe sikur të gjithë shqiptarët po t’i shpallte “non gratta”për ta do të ishte e kotë, sepse ne në fund te fundit “non gratta” jemi brenda dhe vet Atdheut tonë. Fakti që opozita ( si ajo e majtë por dhe tashmë e djathte) që e denoncon këtë gjë nuk e bën se i ha meraku apo u digjet barku për shqiptaret, por i denoncon dhe dënon për xhelozi e inat, që pse socialistët jua u hoqën “kockën nga goja” dhe tashmë, ata, duke qenë jashtë rrethit të privilegjeve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse të jenë pjesëmarrës në drekat e darkat shoqërore që shtrojnë socialistët e qe ngrenë dolli për fitoret gjatë zgjedhjeve e duke u hedhur dorën në qafë dhe gishtin nga pas ngushëllojnë kolegët e tyre për humbjen.

Në rrugën e sistemit të ri,( por i vjetër prej 4-5 shekujsh) instaluar në vendin tonë, pavarësisht prej ambalazhimit zbukurues me drita shumë ngjyrëshe që shkëlqejnë dhe pse kanë kaluar me shumë se tre dekada lakmia drejt pasurisë dhe gara e madhe e oligarkisë drejtuese te te gjithë partive pa përjashtim duke rendur mbas parasë ka bërë dhe bën që dhe sot midis tyre, të mos të ketë ndonjë ndryshim të madh. Sa herë ka qenë në pushtet e djathta rolin e opozitës denoncuese e ka marrë e majta sepse si Saliu me çetat e tij të ballistëve ja shtronin pa jua u bërë syri “tërr” me paratë e popullit dhe e rrënuan aq shumë këtë vend, sa na futën dhe në luftë vëlla vrasëse.

Bëmat e Salës dhe bandës së tij janë aq rrënqethëse e makabre, saqë rruzulli dërgoi ushtarë për të na bindur se ishim vëllezër,” duke e ricikluar sërish Saliun në inceneratorët e politikës, aq sa dhe sot ai ngelet një mallkim për shqiptarët. Por me përmbysjen e të djathtëve, të njëjtën gjë bënin dhe socialistët. Ata në parullën ramiziane “te fitojmë kohën e humbur” ju turrën si hienat atyre kockave që patën ngelur nga nëna Shqipëri.

Asnjëherë dhe e theksoj se kurrë dhe për asnjë moment, nuk ka ndodhur qoftë dhe një rast i vetëm që partia në pushtet të ketë denoncuar ndonjë anëtarin e vet të Qeverisë, apo dhe zëvendësat e tyre, për pa-aftësi dhe shpërdorim detyre apo dhe vjedhje të maskuara apo dhe në dritën e diellit, nga fondet dhe buxhetin e popullit. Ata, si të majtët dhe të djathtët, kur kanë qenë në pushtet kurrë nuk e kanë menduar se ai buxhet dhe të ardhurat apo burimet e brendshme, madje dhe kreditë e huaja që merren nga bankat kombëtare e n/kombëtare janë të popullit dhe duhet të vendosen në shërbim të popullit.

Me miliarda dollarë janë marrë nga bankat e huaja. Ku kanë shkuar? A janë verifikuar dhe kur këto komisionet e kontrollit të shtetit hasin shkelje të rënda financiare kush është përgjegjës dhe kush i paguan dëmet ?! Sigurisht që populli është ai që paguan të gjithë kusarët e oligarkisë ekonomiko- financiare të cilët pinë gjak nga gjaku ynë dhe fëmijëve tanë. Dhe populli ja fut gjumit dhe jo gjumë do si do, por gjumë popullor të rëndë 9 ballë duke parë ëndrra me sy hapur dhe sikur te mosmjaftonte kjo,ne nisim turin nëpër kisha e xhamia, duke u falur me kokën poshtë e bythën përpjetë, që i madhi zot të na ndihmoje për të na nxjerrë nga fukarallëku.

Dhe zoti na dëgjon. Ai i del Ramës e i thotë në gjumë: O Ramëëë , po ti ç’je tu bo mor burrë?! Po jepu mor rob zoti një cigore dahon shtesë pensioni e n’fund seneje( viti ) ; për me i kënoq e nga ji pulastren... se vallahi e ke dhi fare kët punë!? E ke dhi krejt, se si e ke nis.. ene mu ke me m’dhonë vetëm fiq Zallherri ! Tashmë membranat e altoparlantëve, ekranet , sipkerat, analistët që shumica e tyre janë tip “anal”-esh, do vrapojnë drejt hamendësive të tyre të çoroditura..! Çdo të ndodhë vallë?! Asgjë nuk do ndodhë të jini të bindur. Shteti do na vjedhë përsëri, se ata të gjithë vjedhin. E theksoj dhe ritheksoj, që askush të mos mendojë se Rama nuk ka pat dhe s’ka dijeni për aferat e inceneratorve. Është jashtë llogjike qe në se një zv/k/ministër i implikuar në afera të tilla të ketë qenë jashtë shikimit dhe vrojtimit të të parit të Qeverisë.

Rama i zënë ngushtë është i detyruar të luaj rolin e njeriut të “pastër”. Por dhe nëse nuk ka pat dijeni, kjo nuk e shfajëson aspak atë dhe Qeverinë e tij të korruptuar. Ja pse ikin shqiptarët or Ramë aga, sepse ti bashkë me kumbarët e tu dhe çetat balliste të Saliut nuk jini në gjendje ta lulëzoni Shqipërinë, ta bëni jetën e të rinjve tanë të lumtur e te gëzuar, të rritni pagat e punonjësve të thjeshtë (e jo te dyfishoni tuajat) te rritni pensionet dhe jo të rripni pensionistet që kanë punuar e milituar për me shumë se gjysëm shekulli , kur ti ende me thonjtë e pa prerë përzije gocat e Tironës nga rruga e Barrikadave.

Tashmë në hall të madh Rama, do luaj rolin e njeriut më fanatik dhe ithtarit më të zjarrtë të sistemit të drejtësisë e sidomos në rolin e drejtuesit të papajtueshëm me ata që kërkojnë të cënojnë pavarësinë e këtij sistemi. Natyrisht që SPAK-u nuk është aspak i pavarur, sepse ne fund te fundit atë e ka vendosur politika. Sa vjet ka Sala dhe Iliri që akuzohen? Pse “lil floriri” a nuk u hoq pikërisht sepse u kap me video dhe bllok ne dorë, aq sa dhe vet masat e popullit u revoltuan? Te mos kish pat dijeni Saliu për bëmat e tij? Sigurisht qe ka pasur dhe i ka , por dhe vet Lili ka nje bllok te tërë me bëmat e Salës dhe vet “non grata” tashmë bën përpjekjet e tij që t’i shpëtojë drejtësisë. Po i shpëtoi Sala kanë për të shpëtuar të gjithë, madje dhe vet Rama është i interesuar qe Sala te mos dënohet, sepse po u dënua ai, trokitjet e çelsave të gardianëve mundet që një ditë t’i dëgjojë dhe vet Rama. Por në këto kushte nuk është çudi që dhe vet Rama ta ketë garantuar Ben Ahmetin.

Një arrestim i tij do të rrëzonte automatikisht gjithë Qeverinë sikurse dhe një dëshmi e sinqertë e Ahmetajt do të trondiste jashtëzakonisht themelet e PS-se e cila dhe pse hiqet e majte ne teori dhe praktike ecën djathtas. Kjo është natyra e kapitalizmit. Nuk ka dhe kurrë s’ka për të patur kapitalizëm social. Edhe pse Hitleri me partine e tij te nacional socializmit gjerman, sikurse dhe Duçe kokëmadhi me Partinë socialiste te Italisë tentuan të miklonin masat me siglën “socialiste” për konsum publik, ata dhunuan tërësisht demokracinë duke përfunduar në diktaturë të tipit nacional – fashizëm.

Po populli te ne ç’bën ?! Po sindikatat e punëtorëve ç’bëjnë, po organizatat jo qeveritare të cilat përfaqësojnë minimumin e pavarësisë si subjekte? Po rinia e vendit tonë pse hesht, por këto Partitë komuniste që përfaqësojnë interesat e gjithë proletariatit fshatarësisë tonë, rinisë dhe gjithë organizatave të tjera ç’bëjnë, apo vetëm mbajnë ligjërata për luftën nacional - çlirimtare dhe socializmin? Vetëm në vendin tonë protestohet me birra dhe mish qëngji të pjekur duke habitur jo vetëm borgjezinë n/kombëtare por dhe vet ballistët tanë pulaxhinj ku gjysëm te dehur ngrejmë zërin : Poshtë borgjezia !...Pa e kuptuar aspak se jemi vet ne ata qe votojmë vuajtjet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat