Naim Miftari-ish epror i lartë në UÇK dhe ish agjent i SHIK-ut shembull i atdhedashurisë

Opinione

Naim Miftari-ish epror i lartë në UÇK dhe ish agjent i SHIK-ut shembull i atdhedashurisë

Nga: Rexhep Torte Më: 16 korrik 2023 Në ora: 18:10
Autori Rexhep Torte

Të jetosh me fisnikëri dhe atdhedashuri, do të thotë të ndjesh në shpirt kënaqësi dhe të mbushesh me lumturi.

Te jetosh me tradhti, me vëllavrasje për pushtet, me hajni, korrupsion, edhe po të keshë para sa një oqean , përsëri do të jetosh dhe mbetesh mjeran.

Kjo don të thotë se je bërë rob dhe jetosh për egot negative, për kurthet, vrasjet, krimin e për milionat e vjedhura. Kjo do të thotë se po e shkurton edhe gjumin për planet e zullumin. Kjo do të thotë se shkosh pas joshjes së djallit, dhe në fund do ta përjetosh burgun, do të përjetosh ndonjë sëmundje të rëndë si pasojë e streseve dhe e mëkateve, që nuk mund t’i përballosh me asgjë. Shtoja kësaj edhe turpin dhe njollën e keqe që do t’ia vulosësh vetes, familjes dhe fëmijëve, ky është fundi i jetës së tradhtarit.

Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut me shpirtin e tij fisnik e dinjitoz, sypatrembur dhe kurajoz, është bërë tmerr për ish komandantët e UÇK-së, të cilëve ua din dhëmbët e dhëmballët, duke ua përplasur në fytyrë tradhtitë, hajnitë dhe poshtërsitë e argumentuara, gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovën e lirë e të pavarur.

“Bota sot, mediumi i vetëm i pavarur mbarë kombëtar shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër nëpërmjet vigjilencës dhe përkushtimit profesionist të ekipit redaktorial dhe të gazetarëve të saj, na mundëson që të informohemi në kohë për të mirat e të ligat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, në mbarë trojet etnike shqiptare dhe në mërgatën shqiptare.

Të gjithë lexuesit e ËEB faqes së “Bota Sot” e kanë mundësinë të mësojnë më detajisht për jetën dhe veprimtarinë e personalitete të ndryshme të botës shqiptarë.

Nuk dëgjova asnjëherë, siç po dëgjoj sot në Kosovën e lirë mllef kaq të madh vëllazëror

Shikuar nga mosha ime 78 vjeçare, shikuar nga përvoja ime e gjatë në gazetari, nga hapërimi i jetës sime, si student, gazetar i “Rilindjes” që në vitin 1971, isha i përndjekur dhe i burgosur politik.

Shikuar nga përvoja ime edhe si kryetar i Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja” e studentëve shqiptarë në Universitetin e Beogradit, ku pata mundësinë të njihem me qindra vëllezër shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare, si edhe ta njoh personalisht elitën e fjalës së shkruar dhe elitën kulturore e shoqërore shqiptare.

Nga afër i kam njohur, Ukshin Hotin, Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Zekeria Canën Esat Mekulin, Hasan Mekulin, Vehap Shitën, Ali Aliun, Ali Demë Jasiqin, Sitki Imamin, Rexhep Hoxhën Latif Berishën, Rexhep Zogajn, Besim Bokshin, Teki Dervishin, Din Mehmetin, Qerim Ujkanin, Azem Shkrelin, Ali Musajn, Ymner Shkrelin, Beqir Musliun, Gani Lubotenin, Esat Stavilecin, Bardhyl Çaushin, Ymer Jakën, Sokol Jakën, Qamile Jakën, Fatmir Jakën, Partizan Shuperkën, Avni Gjakovën Fehmi Baftiun, Ibrahim Kadriun, Rifat Kukajn, Rahman Dedajn, Muhamed Kërveshin, Jakup Cerrajën Nijazi Muhamedin, Ramadan Sinanin, Maksut Shehun, Anton Pashkun Gani Bobin, Masar Rizvanollin, Agim Rizvanollin, Esat Mekën, HYsen Mekën, Musa Piperkun, Isak Muçollin, Perver Shehun, Luigj Gomillën Gjergj Kaçinarin, Isa Jakupin, Dashnor Xërxën, Zekeria Ballatën, Rafet Rudin, Rexhep Munishin, Qazim Oruçin, Mehdi Bajrin, Sami Pozhegun, Hermine Delhysën, Antoneta Delhysën, Haxhere Kuçanin, Litafete Komonin, Muhamet Shalën, Bashkim Palojën, Zekerija Çarkaxhiun, Ismet Pejën, Gonxhe Çaushin, Nijazi Nikoliqin, Serbeze Këpuskën, Mandushe Abazagën, Rauf Dhomin, Baxim Dylatahun, Borëbarsha Rizën, Faik Himën, Vera Gjevorin, Masar Murtezain, Ekrem Murtezain, Musli Mulliqin, Tahir Emrën, Shyqyri Nimanin, Rexhep Ferrin, Faruk Begollin, Sulejman Lokajn e shumë të tjerë, porqë asnjëherë nga goja e tyre nuk dëgjova as edhe një fjalë të vetme xhelozie, apo mllefi, për dikend, por vetëm gatishmëri dhe urtësi për ta bërë Kosovën Republikë dhe Shtet të pavaruer e sovran, duke kontribuar secili në nëyrën e vet më të mire të mundshme.

E pashë të nevojshme, të dobishme dhe edukuese, që nga kjo përvojë, bazuar në përshtypjet e mia ta stigmatizoj Naim Miftarin-ish eprorin e lartë dhe ish agjentin e SHIK-ut, dhe veprimet e tij në të mirë të Kosovës, Shqipërisë dhe të mbarë shqiptarëve.

Unë z. Naim Miftari nuk e kam takuar asnjëherë personalisht, por duke i ndjekur veprimet e tij për të mirën e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, kam krijuar bindjen se Naim Miftari është një personalitet me cilësi dhe virtyte të larta njerëzore, që duhet ndjekur dhe respektuar.

Naim Miftari, krahasuar me ish komandantët e tjerë të UÇK-së, për nga edukata familjare personale e fisnore, përbën një veçanti më vete, sepse pa hamendje e ka zgjedhur rrugën e shpirtbardhësisë, ndershmërisë dhe jetës dinjitore, për ta kundërshtuar tradhtinë, hajninë dhe pasurinë haram.

Këtë konstatim timin do ta argumentoj edhe me disa nga deklaratat e tij, që me siguri duhet t’u kenë lënë mbresë edhe lexuesve tjerë të “Bota Sot”.

Disa nga deklaratat e Naim Miftarit

Naim Miftari, më 11 korrikl 2023 duke iu referuar opozitës së sotme në Kosovë, deklaroi se, “Këta e prisnin Listën Serbe deri në ora 12 të natës që të formonin Qeverinë, e prisnin Milan Radojçiqin, herë në Qeveri këmbëkryq dhe herë shkonin në Veri fshehurazi, me formu Qeverinë me njerëzit e Beogradit. Këta edhe kanë biseduar e takuar me vrasësit e policisë së Kosovës.

Super incizimet i ka bërë UDB-ja serbe dhe SHIK-u i instaluar në AKI dhe po i përhapin në Prishtinë në media , njerëzit e Aleksandër Vuçiqit, dhe të Edi Ramës. Me këtë rast duhet të merret Prokuroria e Shtetit nëse Kosova do të kishte prokuror të vetin. Këta nuk e kanë hallin te parimet njerëzore e shtetërore që e shkelën vetë 22 vite rresht sa ishin vetë në pushtet, as të Albin Kurtit nuk e kanë hallin, e as të Mimoza Kusarit, por halli i vetëm i tyre është se cila nga këto parti të ish pushtetit do t’i bëhet Vetëvendosjes partner në pushtet, me shpresë që Vetëvendosja nuk i bën 51 përqind të votave, për mos me u var nga Lista Serbe, se mos po e zgjedh njërën nga këto parti të tenderëve PDK, LDK dhe AAK, që nënshkruan marrëveshje jo kushtetuese kundër Kosovës, dhe që nuk kanë të drejtë të flasin”.

Naim Miftarime deklaratën e tij më 12 korrik 2023, të titulluar “Ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur”, zbardh planin e Sorosit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit kundër Kosovës.

“Edi Misionari"

Asociacioni i komunave të Kosovës i emëruar kinse nga Edi Rama Patroni i Batonit dhe Buzhalloviqit, përndryshe vëllai i Aleksandër Vuçiqit nga lideri i idesë serbomadhe të Nishit dhe Novi Sadit, i vetëquajturi Open Ballkani serb, brenda natës po tenton të bëhet lider i Procesit të Berlinit për Ballkanin.

Ky patriotizëm i juaj me bateria nuk shitet më në Kosovë.

Nga plani i ndarjes së Kosovës që nuk i ndezi tani kaloi në Asociacionin e komunave të Kosovës”.

Naim Miftari më 19 qershor 2023, deklaroi se, ”Kosova duhet të këtë ushtri dhe polici të pajisur dhe të armatosur mirë, të jemi një shtet serioz e ligjit, që në rast konflikti me shtetet fqinje siç është Serbia të jemi të zotët të mbrohemi ne vetë, pasi askush në botë nuk mbrohet përjetësisht nga “miqtë” e huaj, pasi që një ditë edhe miku i huaj të bëhet armik. Morali i botës nuk është as demokracia, as komunizmi, as kapitalizmi, por është vetëm interesi ekonomik, ushtarak e politik”.

Naim Miftari më 17 qershor 2923, deklaoi se, “Ramush Haradinja edhe hajn edhe pro amerikan. Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron, nuk i harron hajnitë e juaja o Ramush Haradinaj, nuk e harron Çakorin, nuk e harron as shokun tuaj Millan Radojçiqin, as tokat nga 50 cent, as semdviçat, as urat, as veteranët e rrejshëm, as fondin emergjent të shtetit, as qindra milionë të vjedhura nga tatimi për filmat e ujit të Bektel Emkës!”.

Naim Miftari në 31 janar 2023, deklaroi se, “Kosova pa Ujmanin , ujin e pijshëm për tërë Kosovën, dhe pa Trepçën dhe pa kodrën strategjike në majën e Paniqit është mini shtet.

Kosova nuk ka fare obligim ta bëjë Asociacionin etnik serb, Kushtetuta e ka rrëzuar atë obligim, por Kosova, prokuroria e shtetit e ka për detyrë ngritjen e aktakuzës për tradhti ndaj vendit dhe ndaj popullit kundër Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, deklaroi Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat