“Rri shtrembër, e fol drejtë”, thotë urtësia!

Opinione

“Rri shtrembër, e fol drejtë”, thotë urtësia!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 16 korrik 2023 Në ora: 22:39
Fatmir Bajraj

Fati i veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, është peng i abuzimit, keqpërdorimit dhe të degradimit të gjithë procesit nga :

"Që nga viti 2018, Prokuroria Speciale është duke akuzuar 12 persona për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që kanë qenë pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit-Veteranit. Aktakuza është ngritur nga prokurori special Elez Blakaj, i cili ka pretenduar se 19 mijë prej veteranëve janë përfitues të rremë. Ky rast, në vitin e kaluar është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit".

Dorën në zemër, ky bastardim monstruoz & bizar i procesit ka ndodhur, dhe e gjithë kjo është bërë për motive politike-pushteti nga ana e komandantëve të cilët, pushtetin dhe përvetësimin kishin synim dhe obsesion gjithë jetën.

Dhe tani, tagrin e deformimit të procesit,  padrejtësisht paguajnë meritorët e luftës për liri, dhe të cilët vuajnë haraqin e padrejtësive n'kurriz të tyre.

"Kauza" e OVL të UÇK-së, penallti për koalicionin paradoksal & histerik : Kurti-Radojçiq, të quajtur koordinimi ZDRAVO, ngase fajet janë brënda sistemit të manipulimit nga ana e komandantëve të pa dinjitet njerëzor, t'pa  sedër morale dhe t'pa integritet kombëtar & patriotik.

T'pastrohet oborri, pastaj...!?

T'përshpejtohet procesi n'sistemin e drejtësisë, të pastrohen listat dhe të ndëshkohën abuzuesit dhe manipulatorët e procesit, kështu që t'kemi një pasqyrë reale faktografike nga e cila do ndahej shapi nga sheqeri, pra në njërën anë do kemi veteranët e vertetë, nr. i të cilëve nuk do kalonte shifrën e 13 mijë e gjashtë qindëve, dhe në anën tjetër, mashtruesit dhe manipuluesit e paskupurlltë, të cilët janë pasuruar në emër të luftës së pabërë, dhe n'kurriz të atyre që kontribuan dhe i dhanë vulën lirisë sonë.

Si shqiptarë e kemi një defekt gjenetik, e për pasojë, edhe gjeneroz :

Nuk flasim kur duhët, por t'i n'xjerrim sytë atëherë kur s'duhet dhe është e dëmshme, zatën duhet ndryshuar doemos që t'ecim para tutje...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat