Mos e degradoni UÇK-në për interesa politike të luftës për pushtet

Opinione

Mos e degradoni UÇK-në për interesa politike të luftës për pushtet

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 17 korrik 2023 Në ora: 07:45
Protesta është e drejtë demokratike, por nuk ka të bëjë ajo me procedurat ligjore

Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me “Srpska listen” qoftë brenda qeverive të koalicionit, qoftë në kuadrin e parlamentit të Kosovës i kanë borxh luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, jo kryeministri Albin Kurti e as Qeveria e tij, e formuar me plebishit (mbi 51% të votuesve), që për herë të parë eliminoi “Srpska listën” si partenere  të qeverisë së koalicionit. KJo ishte fitorja më e madhe e Qeverisë demokratike e Albin Kurtit.

Duke qenë se Amerika po e mbështet fuqishëm qeverinë demokratike të Albin Kurtit për mbrojtjen e Kosovës sovrane dhe të pavarur, atëherë edhe opozita parlamentare, edhe  UÇK-ja, duhet të jetë në anën e Amerikës, ashtu sikurse në kohë lufte, si dhe në anën e qeverisë aktuale të Albin Kurtit.

Ndryshe, politizimi nga karriersitët për pushtet dhe për pasuri feudesh i oponentëve të Albin Kurtit, mund t’i sjellë telashe serioze UÇK-së nga ana politikës dhe e diplomacisë amerikane dhe evropiane perëndimore, sepse ekziston rreziku që UÇK-në ta trajtojnë si eksponent politik të rrezikshëm për prishjen e rendit, të sigurisë dhe të paqes, që shpie në përmbysjen e Qeverisë së Albin Kurtit, dhe së këndjemi do të rrezikonte sigurinë, stabilitetin dhe paqen rajonale.

Edhe sikur UÇK-ja me “trabanëtë” e pangopshëm politikë, do të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit, Beogradi zyrtar me kamarilën e presidentit Aleksandër Vuçiq, si dhe Kisha Ortodkse Serbe, assesi nuk do ta falenderonin, por prapë do ta quanin “organizatë terroriste”, ashtu sikurse 30 vjet më parë.

Prandaj, kujdes, ndryshoni mendje nga rrëzimi i qeverisë demokratike dhe paqësore të Albin Kurtit, sepse deri më sot Kosova nuk ka pasur ndonjë qeveri më të mirë për mbrojtjen e interesave jetike, politike, sociale, kombëtare, shtetërore dhe të mirëqenies.

Parapëlqehet dhe, njëherazi është e domosdoshme që UÇK-ja, të qëndrojë jashtë politikës polarizuese , ashtu sikurse gjatë 20 viteve të shkuara (2000-2020), duke kërkuar realizimin e kërkesave  dhe të favoreve të saj të ligjshme me dialog dhe në mënyrë demokratike e paqësore (brenda institucioneve përkatëse ligjore dhe kushtetuese të Kosovës), jo me demonstrata e as me protesta “poshtë qeveria”, sepse kjo është parullë mashtruese dhe dezinformuese e atyre korrupsionistëve, nepotistëve,     oligarkëve dhe e autokrtatëve, që e kanë humbur pushtetin më 14 shkurt 2021 në plebishtin gjithëpopullor mbi “51%” të votave.

    Pse qe 25 vjet UÇK-në nuk e hodhën në protesta për të kërkuar llogari se kush i vrau heronjtë e UÇK-së: kolonelin Ahmet Krasniqi, generaln Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ?!

-Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit po kërkohet vetëm për t’i rikthyer në pushtet kastat korrupsioniste, absolutise dhe autokratike politike me hashimët dhe me isat në krye, jo për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia.

Ata që deri më sot në koalicion me “srpska listen” si në qeveri, ashtu edhe në kuvend, e kanë margjinalizuar dhe injoruar UÇK-në(2000-2020), duke e lënë në “mëshirën e kohës” si “orgamizatë pastruese” nuk kanë asnjë të drejtë morale, as  ligjore dhe as kushtetuese, që ta thërrasin në ndihmë UÇK-në për ta rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit, e cila po lufton për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste gjenocidale.

Ndaj, nuk është politikë e mençur  nga ata liderë politikë opozicionarë, që po bëjnë përpjekje për përmbysjen e kryeminisrit Albin Kurtit dhe të qeverisë së tij, sepse  Uashingtoni zyrtar me aleatët e tij nuk do t’iu lejojë një “luks” të tillë  anarkistëve dhe  korrupsionistëve të dëshmuar politikë në Kosovë.

Prandaj, opozita dhe mbështetësit e saj në Prishtinë, duhet të kenë kujdes, që të mos e instrumentalizojnë dhe politizojnë UÇK-në, që kjo të rebelohet në rrugë dhe në sheshe, duke bërë protesta për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit derisa Uashingtoni zyrtar po e mbështet gjithanshëm në veprimet e saj për shtensionimin e situates në veriun e Kosovës, si dhe për vazhdimin e Dialogut të Brukeslit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila as de fakto e as de jure nuk po e njeh Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008), të njohur nga më se 140 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.

UÇK-ja  duhet ta mbrojë qeverinë demokratike të Kosovës, ashtu sikurse Amerika e Joe Bidenit !

-Jo, kursesi të rreshtohet në asnjë tabor të partive politike opozicionare brenda apo jashtë kuvendit të Kosovës, sepse nuk do të fitojë asgjë, asnjë favor prej tyre, ashtu sikurse deri më sot, veç varfërisë, nëpërkëmbjes dhe përbuzjes së pamëshirshme të statusit të saj historik, politik, social, kombëtar dhe atdhetar për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës.

Sa më sipër, ta  kritikojë qeverinë dhe kryeministrin e saj Albin Kurti për gabime politike, secili qytetar ka të drejtë, por të apelojë dhe të protestojë në rrugë, duke e keqpërdorur edhe UÇK-në për përmbysjen e saj me forcë, në mënyrë joligjore dhe jokushtetuese, askush se ka atë të drejtë, madje as UÇK-ja, e cila në kohë paqeje, qe më se 20 vjet nuk ka bërë asnjë protestë, kur iu kanë mohuar dhe shkurtuar të drejtat dhe liritë themelore të saj, sepse nuk i kanë lejuar “bosët” e partive politike, edhe pse gjatë dy dekadave të shkuara të pasluftës (2000-2020) sipas një Raporti zyrtar të Veteranëve të UÇK-së, kanë bërë vetëvrasje “më se 50 ushtarë të UÇK-së” për shkaqe mizore të varfërisë, të papunësisë dhe të ekzistencës materiale.

Në lidhje me këtë tragjedi, antihumnizëm dhe antidrejtësi ndaj ish-pjesëtarëve  të UÇK-së në paqe, ja se çfarë ka deklauar “Xhevdet Qeriçi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, në gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” (6 qershor 2021) : “Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, mbi 50 ish-ushtarë të UCK-se kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës.”

Nga kjo  statistikë fatkeqe, del e qartë se vetëvrasja e “50 ish-ushtarëve të UÇK-së” është bërë para se Qeveria e Albin Kurtit të vinte në pushtet, më 14 shkurt 2021.  Së këndejmi shtrohet pyetja logjike, pse ky problem serioz nuk është shqyrtuar nga asnjë nga qeveritë e kaluara?

Pse për këtë problem liderët politikë dhe ish-veteranët e luftës, asnjëherë nuk kanë protesuar dhe, as nuk kanë kërkuar që me forcë të rrëzohej ndonjëra qeveri e kaluar, për shkak të moszgjidhjes së këtij problemi të trishtë dhe absurd ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat