Mërgim, pyete babain tënd se si blinte tokë derisa Adem Jashari luftonte?

Opinione

Mërgim, pyete babain tënd se si blinte tokë derisa Adem Jashari luftonte?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 korrik 2023 Në ora: 12:07
Sami dhe Mërgim Lushtaku

Personi që me provokimet e tij nxiti dhunën në Kuvendin e Kosovës është Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut.

Nuk e kam kurrë në parim me etiketu dikë në bazë të prindërve apo prejardhjes, më rastin konkret gjërat duhet thuhen siç janë.

Mërgimi, produkt edhe politikë edhe jetësor i babait të tij po ndjek rrugën e tij në politikë, si me veprime ashtu edhe me fjalë.

Mërgimit, i kujtoi se kush është babai i tij dhe si e kanë bërë pasurinë për të cilën duhet të ndjehet i turpëruar.

Ishte fillimisht Bekim Jasharit, pastaj edhe  ish nënkryetari i komunës së Skenderajt, dhe njëherit i afërm i Sami Lushtakut, Nuredin Lushtaku që kishfe konfirmon se “Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit”.

Kjo i bie që parat që janë dërguar për armatim janë përdorur për tokë. E ky Samiu, që mburret se ka qenë shok i Adem Jasharit, duket se e ka pasur me hile gjithë jaraninë me Ademin, Mëgimi mburret me babain e tij.

Sami Lushtaku s’ka asnjë të drejtë më të thirret në luftë, ai që e ka pasur mendjen tek lufta, tek atdheu, nuk i ka ra mënd për toka e pasuri.

Aq më pak me u thirr Mëgimi që as kontribut minimal nuk ka, imagjino ky tipi del dhe fol kundër korrupsionit apo patriotizmit.

Pasuria e Samiut, mbi kurrizin e të cilit jeton Mēgimi u pasurua derisa Ademi bashkë me krejt familjen u flijua për liri, ndërkohë që Samiu e kishte mendjen tek pasuria.

Samiu, s’ka qenë as në Kosovë nga viti 93, ashtu siç deklaroi edhe Bekim Jashari, andaj s’ka as të drejtë morale me u thirr në emër të luftës, përmes të cilës u pasurua.

Sikur, Samiu dhe jaranat e tij, të kishin mendjen për luftë, dhe paratë e popullit t’i përdornin për armatim, sigurisht se edhe Ademi mbase do ishte gjallë, sot, do rezistonte me shumë.

Nuk është njësoj si të luftosh me një kallashnikov me e fishekë të numëruar, sikur të keni armatim më të shumtë.

Mbase jo grushtat, së paku gishtin Mërgimi duhet ta drejtonte tek babai i tij që nuk i ka lën fytyrë me fol as djalit për drejtë, patriotizëm apo kundër hajnisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat