Edhe njëherë mbi idetë, konceptet dhe teoritë e njohura shkencore dhe avangardiste të Adornos, Horkheimerit dhe përfaqësuesëve tjerë në Frankfurt

Opinione

Edhe njëherë mbi idetë, konceptet dhe teoritë e njohura shkencore dhe avangardiste të Adornos, Horkheimerit dhe përfaqësuesëve tjerë në Frankfurt

Nga: Agron Shabani Më: 17 korrik 2023 Në ora: 13:17
Agron Shabani

Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër akterët ose protagonistët e shquar ose kryesorë të Shkollës famoze Filozofike të Frankfurtit, themelues i filozofisë kritike në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, dhe bashkautor me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimeve më influencuese të lëvizjeve sociale dhe politike në kontekstin e njohur (global ose universal) gjatë vitit 1968 me titull" Dialektik der Aufklärung" si dhe i shumë shkrimeve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj. 

Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarshme intelektuale dhe kulturore të Evropës ose tërë globit tonë tokësor. 

Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, kulturës, letërsisë, filozofisë, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose sociale, asaj muzikore dhe kulturore etj. 

'Opus magnusi' i tij i fundit qe një tekst i papërfunduar me titull "Teoria estetike" (1969).

Siç dihet, edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i njohur intelektual ose multidimenzional i Theodor Adornos, burojnë nga edukimi familjar operistik ose pianistik, i marrur ose mësuar që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori i shquar austriak, Alban Bergu, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur akademiko- operistik i Arnold Schönbergut etj. 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Herbert Marcusen, Ernst Blochun, Mark Blochun, Erich Frommin dhe të tjerë së bashku me ata të shkollës së famshme filozofike 'Lefèebrè" në në Francë dhe kështu me radhë.

Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur mondane, metropolitane, perandorake ose multikulturore të Vijenës dhe Frankfurtit,  ku u shkollua (edukua), u formua  dge avansuarTheodor Adorno si dijetar ose personalitet i shquar shkencor, intelektual dhe shumë intelegjent.

Se këndejmi, Vjena dikur isht qëndër (metropolë) reizidenciale, administrative dhe politike, ndërsa Frankfurti mbi Majnë-qëndër parlamentare ose legjislative dhe juridike e shtetit ose 'republikës së përbashkët' të Austrisë dhe Gjermanisë.

Në Vjenë jetuan dhe vepruan Arnold Schönbergu, Alban Bergu, Mozarti, Straussi, Bachu dhe shumë kompozitor dhe dirigjent të tjerë me famë botërore, të cilët edhe valët e Danubit së bashku me melodinë e lehtë të gjethëve dhe atyre luleve të bukura në "Prather" të Vjenës së lashtë dhe madhështore, asokohe i kishin ngritur ose shndërruar në nota, pentagrame, komponime, orkestra, atoni ose simfoni pikante, ekskluzive ose ekzotike në kuadër të Filharmonisë së famshme të Vjenës.

Për me tepër ndërkaq, kontributi i Adoronos në idetë, si dhe në teoritë e shquara kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferimesh, ndikimësh ose influencash të ndryshme: Duke filluar nga neokantizmi, intuicionizmi, ekzistencializmi hegelian, dhe neomarksizmi perëndimor- ortodoks ose heterodoks dhe fenomenologjia e Husserlit, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore e psikonalizës së njohur frojdiane dhe jungiane. 

Ndërkohë që Theodor Adornoja gjeti mënyrën sublime dhe relevante për t’ua bashkëngjitur kërkesave sociale edhe aspiratat e veta shkencore ose sociofilozofike. 

Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur mondane, metropolitane, perandorake ose "dinastike" të Vijenës ku Gjeneral Picolomini, Eugen Savojski, Maria Terezia, Franc Jozefi dhe shumë të tjerë, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në historinë e përgjithshme të kontinenit dhe republikës së vjetër.

Edukata, kultura, arsimi, shkenca, pushteti, politika, diplomacia, feja ose religjioni, për Adornon dhe të tjerët, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose "riprodhimin i sofistikuar" i metodave të njohura skllavopronare, borxheze ose feudaliste në çastet ose momentet e "shkëlqimit të tyre më të madh" e aq me pak i ideve dhe teorive të pandryshuara natyrore ose ordinare, por një diçka tjetër përtej tyre.

Kjo në radhë të parë për faktin se shkrimet apo veprat e njohura shkencore, letrare, kulturore, artistike dhe filozofike të Leonardo da Vinçit, Mikelanxhello Bonarotit,  Volterit (Voltaire), Newtonit, Shekspirit, Kantit, Hegelit, Göethes, Schielerit, Dekartit, Monteskiut, Rusoit, Diderotit, Bodlerit etj., së bashku me "Enciklopeditë" e njohura shkencore dhe historike të Anglisë, Gjermanisë, Francës, Italisë etj..: Asokohe si të thuash i kishin vënë kornizat ose piketat me të fuqishme dhe dialektike mbi mendimin dhe formulimin e njohur shkencorë dhe humanist mbi historinë dhe kulturën e gjithëmbarshme të civilizimit tonë botërorë.

 Pa i harruar kurrë "Robinson Krusonë" e Daniel Defosë, "Esetë mbi njeriun"(Essay on Man) të Aleksandër Popesë,"Letrat Persiane" (Letres Persanes) të Monteskiut ,"Emile" të Zhan Zhak Rusoit, "Edukimin e sojit ose racës njerëzore"(Erziehung des Menschengeschlechts) të Gothold Ephraim Lesingut etj... Që do kenë ndikime, interferime dhe reflektime të shumëta dhe të shumëfishta në "etosin" dhe "erosin" e përgjithshëm shkencorë, kulturorë dhe humanist të kontinentit plak dhe me largë. E sidomos në ravijezimin, konturimin, eksplorimin dhe unifikimin ose konvencionalizimin e pikëpamjeve, traditave, vlerave, parimëve, qëndrimëve dhe diversitetëve të njohura fetare dhe kulturore të popujve dhe kulturave të ndryshme ("ekskluzive" dhe "ekzotike") në mes Lindjes dhe Përendimit etj.  

Ndaj, përderisa ""Robinson Krusoja" duke u bërë mik si dhe duke vërë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak: Monteskiu, më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të "padituri" ose "paarsimuari" që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, kulturore, artistike, politike ose organike në Evropë dhe me gjërë. 

Mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfuqit..) ndërkaq, qenë ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta të "kultit të individit" ose "personalitetit" etj.

Ndonëse, një trohë para vdekjës së Hegelit të Madh: Në Gjermani, Angli ,Francë , Itali etj., do fillohej me botimin (editimin) e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore javore dhe ditore ose perioike... Në Londër do fillonte së botuari ""Daily Courant" në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht,në Berlin, do themelohën gazetat e njohura si "Teutscher Merkur" dhe "Wohssicher Zeitung", në Paris "Journal de Paris" L'Messagero" ose "Coriere de la Sera" në Itali dhe të tjera.

Pa i harruar këtu ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës (1662), Parisit (1666), Berlinit (17OO) dhe Romës, në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukates, kultures, arsimimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim.

"Ne këtu në Gjermani (Perëndim) nuk jemi të lirë kur atje dikund me largë në Ballkan, Turqi ose Lindjen e Mesme, njerëzit vritën, burgosën, përndiçën, internohen dhe nuk janë të lirë.", do thoshte (shkruante) dikur Götheja në kuader të "Faustit I".

Ndryshe nga kjo, gjithënjë duke iu referuar tezave, ideve dhe teorive të njohura shkencore dhe humaniste të Adornos, Horkheimerit, Marcuses, Blochut dhe përfaqsueseve të tjerë eminentn të Shkollës filozofike të Frankfurtit: Në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-revolucionare si Kosova etj.., edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit të gjërë

publik (sot mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. 

E tërë kjo si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. 

Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: Edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Duke menduar në guximin e munguar intelektual dhe profesional, apo narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize komplementare, suplementare, komprehensive, kontemplative, intelegjente, profesionale etj.  

Është pra teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në shikim ose vështrim të parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. 

Dhe, kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t'u transformuar dhe imponuar nga ana e saj si ideologji shtetformuese (shtetrore), nacionale, politike, diplomatike, historike, gjeografike, fetare, kulturore etj. 

Prandaj, patjetër do duhej të kesh zgjuarësi, aftësi, sens dhe frymëzim aristotelian ose platonik, për t’i njohur, identifikuar, kuptuar dhe pranuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës.

Kjo për fakin se koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik (ose antropolitiko-antropohistorik), i cili është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet (parashtrohet) ndonjëherë.

 Duket se e tërë etika, politologjia, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto paradokse dhe fenomene diskursive dhe ekskursive ose metastazike.

Ndonëse, as idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. 

Sepse, as idetë e demokracisë sNdaj, patjetër do duhej të kesh zgjuarësi, aftësi, sens dhe frymëzim aristotelian ose platonik për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës.

Kjo për fakin se koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik (ose antropolitiko-antropohistorik), i cili është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet (parashtrohet) ndonjëherë.

E tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto paradokse dhe fenomene diskursive, reaksionare dhe anakronike.

Ndonëse, as idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. Sepse, idetë e demokracisë së lartë perëndimore, nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme, sublime dhe relevante.

Duke menduar në logjikën ose kuptimi e përkufizimit shkencor dhe humanist të konceptit ose koncepcionit mbi lirine, drejtësinë dhe barazine.

 Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, dëshirat dhe aftësitë e tij intelektuale, intelegjente, profesionale, kadrovike ose karietiste, i cili në të njëjtën kohë e siguron mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi.

Mbase, përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit ose njeriut politik si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lartë dhe kompetentë’ i cili duhet të jetë ai tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies shoqërore, qytetare, intelektuale, kulturore dhe politike sipas asaj se personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e njohur dhe pranuar frymën e edukimit, emancipimit, qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre qytetar, kulturor dhe politik. 

Edhe lidhja ose bashkimi i tyre me të tjerët, mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun(individin), popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin. 

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti” , apo edhe “ne” edhe “ju”, apo edhe “ata” dhe “ato”: Do i gjenim ose zbulonin paqën sociale dhe societale, si dhe formulën e harmonisë sonë fetare, kulturore, politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike. 

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme.

 Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij thuhet se janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. 

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. 
Ndërkaq, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik, dialektik ose modernist, do duhej të ishin udhërrefyesi ose ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit (individualitetit) dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit në dobi të kolektivitetit.

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit, nderit, moralit, disiplinës dhe emancipimit modernist ose empirik, qeniet njerëzore (sidomos qeniet ose speciet politike) do mund të zotërojnë më shumë lumturi dhe efikasitet fatin e tyre jetësor, si dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.

 Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshuara natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij dhe të drejtën tënde njëkohësisht, për arsimim ose edukim. 

Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet, rezonon, rezymon, gjykon realisht e racionalisht dhe komunikon ose merr vendime të rendësishme, sublime ose relevante me peshë epokale ose historike.

Ndonëse, njëra nga të drejtat bazike të secilit njeri veç e veç, përveç lirisë individuale dhe kolektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale, për ta fituar dhe mbrojtut atë liri.

Të gjithë ne duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake (vetanake), si dhe të arrijë dije dhe arsimim të mjaftueshëm.

 Vetëm kështu, personu ose individi mund të zë dhe siguroi statusin e vet prej subjekti, dhe të sjellë vendime të arsyeshme, avangarde, pozitive dhe progresive në ato vlera dhe parime që duhet arrirë ose realizuar patjetër.

E sidomos vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura kompplementare, suplementare, kontemplative ose komprehensive të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin.

 Për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj.

 Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit), shtetit dhe pushtetit; është stili apo forma e debatit që krijon imazhin e tyre etj.

U mor vesh se tek figurat ose personalitetet e larta shtetrore dhe nacionale të Kryeministrit, Presidentit ose Presidentes etj, në menyrë elegante, konvencionale, komplementare, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, do duhej të ishin të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, prej nga ku do mund të shihej ose vërehej qartë se liderët kosovar, vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike. Kjo për faktin se vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çdo gjë ose çfarëdoqoftë.

Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe të mençurit ose inteletualët e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirise individuale e kolektive, dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”mbi fatkeqsinë ose kurrizin e thyer ose lakuar të kombit dhe atdheut.

 Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje të ndritura ose pjellore!

Një digresion:

Strategët e njohur ushtarak, politik dhe diplomatik si Dr. Franjo Tuxhmani i Kroacisë dhe Vollodimir Aleksandroviç Zelenski i Ukrainës: Gjithëmonë e fitojnë luftën çlirimtare dhe patriotike, para se të futën ose shkojnë në luftë. 

Pse (përse) kjo?

Sepse, edukata, kultura, arsimimi, nderi dhe morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, Adornos, Horkheimerit, Markuses, Foucualtit, De Luzës dhe të tjerëve,  në radhè të parë janë manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të personit ose individit. 

Ato iu ndihmojnë atyre të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre. E vërteta dhe ekzistenca individuale dhe kolektive, sipas tyre, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme (globale) ose universale. 

Në Kosovë për fat të keq nuj është ashtu.

Ndaj, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", do ngelin vetëm  të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat