Kurti kundër të gjithëve, por jo kundër demokracisë, ligjit, shtetit dhe as kundër interesit kombëtar

Opinione

Kurti kundër të gjithëve, por jo kundër demokracisë, ligjit, shtetit dhe as kundër interesit kombëtar

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 18 korrik 2023 Në ora: 15:07
Albin Kurti

Nuk është e moralshme që BE vendos sanksione kundër Kosovës, kur Kosova ishte e para që kundërshtoi aq fort sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, kur Kosova është proeuropiane dhe është pengesë kundër ndikimit rus në Ballkan. E ndërsa Serbia nuk vendosi sanksione kundër Rusisë por është krah saj dhe në aleancë strategjike me Rusinë.

Nuk është e moralshme dhe as e justifikueshme sjellja e BE-së kundër Qeverisë Kurti dhe Kosovës pse ajo mbron ligjin, kushtetutën, demokracinë dhe shtetin e territorin e Kosovës.

BE në vend që të përshpejtojë antarësimin e Kosovës në BE, dhe në vënd që NATO të përshpejtojë antarësimin e Kosovës dhe që ta armatosë atë, sepse Kosova e meriton, por  BE bën të kundërtën e toleron dhe është në krah të Serbisë.

Dhe cuditërisht po kështu kundër Kurtit  është edhe Kryeministri e qeveria e Edi Ramës dhe opozita në Kosovë.

Dhe të gjithë këta i bëjnë presion Albin Kurtit duke e akuzuar se është kundër të gjithëve. Po, Albini është kundër të gjithë të tjerëve, por nuk është kundër demokracisë, nuk është kundër ligjit, nuk është kundër Kosovës dhe as kundër shtetit ligjor të Kosovës.

Albini është kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të shtetit dhe të territorit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat