Dy kryeministrat shqiptarë i kanë mprehë shpatat!

Opinione

Dy kryeministrat shqiptarë i kanë mprehë shpatat!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 18 korrik 2023 Në ora: 19:53
Edi Rama dhe Albin Kurti

Albin Kurti në fillim të karrierës ishte ambicioz dhe mendonte që partinë e tij LVV ta zgjeroi edhe në Shqipëri. Kjo e kishte egërsuar Ramën dhe dy net e dy ditë e kishte lënë pa gjumë.

Lufta mes tyre ishte mbajtur në heshtje, po xhelozia si duket pat zënë fill nga aty.  Rama si kundërpërgjigje për ta egërsuar Kurtin, ishte vëllazëruar me Vuçiqin, armikun numër një të Kurtit. Vizitohej me te, hanin e pinin së bashku dhe si për inat të Kurtit, ishte afruar po ashtu edhe me kompaninë e Vuçiqit: Daçiqin, Bërnabic – kën, Vulin, Gjuriq, Sheshelin, Vuk Draskoviqin, Goran Bregoviqi (çelësine Tiranës) etj. dhe ishin bërë edhe miq shtëpie.

Nga kjo miqësi e Ramës me Vuçiqin dhe kompaninë e tij kishte lindur edhe Ballkanin e Hapur. Të gjitha Kurti i falte Ramës, po këtë kurrsesi. Ishte çartur tërësisht. Nuk i zihej vendi vend. I kishte shkruar kryetarit amerikan. I kishte shkruar EU. I kishte shkruar OKB, Parlamentit Evropian, Unionit Afrikan etj. duke u ankuar për qëllimet djallëzore të Ramës dhe Vuçiqit. Përgjigje nuk kishte marr kurrë. Mendonte se të gjithë janë kundër tij.  

Në sy të shqiptarëve si Kurti po ashtu edhe Rama nuk e zbulonin urrejtjen mes vete. Sa për sy e faqe, njëherë në vit organizonin së bashku mbledhje qeveritare.

Në ato mbledhje firmoseshin shumë marrëveshje, për të cilat qytetarët e të dyja vendeve asgjë nuk kuptonin dhe nuk dinin se çka përfitonin.

Sivjet, si çdo vit prapë u caktua mbajtja e një takimi të tillë. Ishte caktuar Gjakova si vend mikpritës. Ishte rezervuar hoteli. Ishte porositur tepihu i kuq për Ramën dhe kabinetin e tij. Ishin gatuar flija, pite, lakrorë, petulla, mish qengji e viçi, mish derri e capi etj. të gjitha nga skara. Ishin pjekur speca të të gjitha llojeve, bakllava, ëmbëlsira dhe sallata të ndryshme. Nga verërat ishin porositur ato më të mira nga Bodrumi i Rahovecit, por nuk mungonte as alkooli dhe koktejet e ndryshme të shoqëruara edhe me shegë.

Ora e arritjes së delegacioneve ishte caktuar. Tepihu i kuq ishte rrokullisur.  Pritej që Rama të vinte me shallvare dhe atlete.

Kurti ishte rruar, krehur e qethur. Nuk dinte, të vishej edhe ky si Rama - aziatik, apo të dukej më tepër si evropian.

Derisa ishte duke i tërhequr pantallonat për të dal ta priste delegacionin, e njoftuan se Rama e kishte anuluar takimin.

I than, qëllimisht ia kishte punuar sepse këtë i kishte kërkuar Vuçiqi. Kurtit i doli tymi nga të gjitha anët. Këtë do ta paguajnë shtrenjtë tha, vetmevete. Kurti para mediave u ankua se do të nënshkruheshin gjithsejtë 13 marrëveshje, me të cilat do të përfitonin qytetarët.

Me Ramën mund të takohemi vetëm në takimin e dy qeverive, për firmosjen e marrëveshjeve, përndryshe personalisht skam pse ta takoi.

Rama duke menduar se ia kishte hedhur Kurtit, nuk kishte llogaritur fare se kishte shkaktuar skandal kombëtar. Por ai jeton s’qante kokën, sepse prej skandaleve jeton.

Mendoi se nga kritikat i ishte dëmtuar edhe Imazhi prandaj vendosi për një tur Ballkanik, ku e vizitoi edhe Kosovën. Kurtit i kërkoi duel edhe me Kanun,(të cilin vetë e përbuzë), po Kurti i kishte futur veshët në lesh.

 E organizoi edhe takimin e Berlinit, pasi e anuloi Ballkanin e Hapur, po prapë Kurti bëhej se s´po dëgjon çka po ndodh n´Paris.

 Shpatat po shihet që janë mprehur. Pritet vetëm ballafaqimi, po ende s´është caktuar vendi dhe orari. Dyluftimi pritet të jetë për jetë a vdekje. Dueli dhe rezultati, po pritet me interesim nga shqiptarët. Dy atllarë (kuaj) nuk lidhen për një mullar.  

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat