Për kongresmenët e SHBA-së Keith Self, Tomas Kean dhe Eliot Engel

Opinione

Për kongresmenët e SHBA-së Keith Self, Tomas Kean dhe Eliot Engel

Nga: Rexhep Torte Më: 19 korrik 2023 Në ora: 20:15
Rexhep Torte

Të nderuar kongresmenë, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa të vërtetën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.

Nuk mund të ketë paqe në Kosovë, dhe në Ballkan duke i barazuar Serbinë gjenocidale me Kosovën viktimë të gjenocidit.

Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe paqe në Ballkan me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminlelit Sllobodan Millosheniq, sepse kriminelët kurrë nuk mund të bëhen paqedashës.

Gabriel Escobar, edhe në këtë mbledhje të Senatit Amerikan me përgjigjet etij mashtroi dhe manipuloi të pranishmit dhe opinionin e gjerë.

Serbia nëpërmjet Asociacionit, synon ta gllabërojë Veriun e Kosovës

Serbët në Kosovë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, i gëzojnë të drejtart dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në Evropë.

Insistimi këmbëngulës i Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka qëllime inperialiste për t’ia bashkangjitur Serbisë minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit, për të cilat është i interesuar edhe Xhorxh Sorosi.

Serbia gjenocidale mund të detyrohet të kthehet kah Perëndiumi vetëm me anë të sanksioneve të ashpra.

Ndryshe Sebia kurrën e kurrës nuk do të shkëputet nga Rusia me të cilën e lidh vëllazëria shekullore, e lidh mentaliteti i njejtë gjenocidal, e lidh Kisha Orthodokse Serbe e Ruse me doktrinën e saj okupuese.

Të nderuar kongresmenë Keith Self, Tomas Kean dhe ish kongresmeni Eliot Engël, edhe në mbledhjen në e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës ë Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan më datë 18 korrik 2023, ku u diskutua për sigurinë dhe stabilitëetin në Ballkanin Perëndimor, nuk u përmend fare që Serbia gjenocdale në Kosovë kreu 420 masakra çnjerëzore.

Të rikujtojmë se në këtë agresion gjenocidal që Serbia kreu në Kosovë, vrau e masakroi mizorisht afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qunësht në gjoksin e nënës. Serbia gjenocidale mijëra e mijëra nga këto viktima i transportoi dhe varrosi në varreza masive në Serbi për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve. Dhunoi në mënyrë shtazarake 20 mijë femra të pafajshme autoktonë shqiptare. Rrëmbeu me forcë nga shtëpitë shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 djem e vajza autoktone shqiptare, fati të të cilëve ende nuk është zbarzur. E bëri shkrumb e hi Kosovën për ta okupuar dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Kjo është e vërteta që duhet t’i thuhet Serbisë gjenocidale dhe që ende nuk ia kanë thënë as BE-ja dhe as SHBA-ja, dhe Serbia fudulloset dhe nuk pranon fare se ka kryëer krime në Kosovë, duke mos i kërkuar as falje Kosovës për këtë gjenocid të tmerrshëm.

Keith Self-kongresmeni amerikan nga Teksasi, në këtë mbledhke , iu drejtua Gabrile Escobarit- të dërguarit special të SBA-ve në Ballkanin Perëndimor, me fjalët, “Ju keni thënë se jeni në anën e Kosovës në çdo moment, por tani po shohim një qasje të balancuar. S’ka dyshim se Vuçiq ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve në Kosovë. Vuçiq i ka shtyrë edhe zgjedhjet e veta për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Pse nuk kemi sanksione ndaj Servbisë, kur e dimë prej shumë vitesh se importon armë nga Rusia?Serbinë po e përkëdhelni në raport me Kosovën.

Gabriel Escobar, duke iu përgjigjur kongresmenit Keith Self, deklaroi se, “Sanksionet nuk bëhen vetëm për blerjen e armeve. Po të ishte kështu edhe ndaj Turqisë do të duhej të ishin vendosur sanksione. Në pyetje janë niveli i blerjeve dhe kapacitetet, por ne e kemi paralajmëruar Serbinë.

Ne në 60 ditët e fundit e kemi mbështetur Kosovën për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e kemi njohur legjitimitetin e zgjedhjeve në Veri, edhe pse në zgjedhje kanë dalur vetëm 3 për qind. Kemi sanksionuar edhe Shefin e Inteligjencës së Serbisë.

Eliot Engël-ish senator amerikan në deklaratën e tij, tha se, “SHBA janë duke e zbutur Serbinë, dhe pse SHBA, nuk nuk po reagojnë si ndaj Kosovës?”.

Escobar u shpreh se, “Ne ishm për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosvës në Këshillin e Evropës, përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ne mbështetëm zgjedhjet në komunat veriore përkundër kundërshtimeve të Serbisë, ne e njohëm rezultatin e zgjedhjeve edhe më 3%, ne e njohëm zgjedhjen e kryetarëve edhe pse pati kun dërshtime nga Serbia. Dhe ne e kemi sankionuar Shefin e Inteligjëncës së Serbisë”.

Tomas Kean-kongresmeni repunlikan dhe kryesues i mbledhjes së këtij Komiteti, e kritikoi BE-në pse nuk e njohin në tërësi Kosovën, dhe se SHBA duhet të merr rol idhëheqës në Ballkanin Perendimor. Kjo mbledhje ofron mundësinë për tu siguruar se administrata Biden është ngjashëm si adminnistrata e fundit, që të ndjek paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në Ballkan. Nën kujdesin e kësaj administrate, protestat e fundit të dhunshme në Veri të Kosvës kërcënuan eskalim që mund ta kishte përfshirë tërë rajonin. Qasja aktuale e SHBA-ve po dështon për të mbajtur larg tensionet të paqëndrueshme”, tha Tomas Kean.

Ai i kritikoi “veprimet e pakontrolluara” t ë Qeverisë Kurti për t’i dërguar kryetarët shqiptarë në ndërtesat komunale në Veri të Kosoves.

Ai kritikoi dhunën e protestuesve serbë që çoi në plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR-it, duhet të dënohet gjithashtu çdo lloj ndërhyrje diekt apo indirekt i Beogradit për t’i organizuar dhe për t’i armatosur ata protestues. Ai Kërkoi që administrata e SHBA-ne të angazhohet që aerbët të mos i bojkotojnë zgjedhjet e reja.

Beograsi duhet t’i realizojë obligimet e veta nga marrëveshja e fundit dhe të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sipas tij Asociacioni duhet të ketë funksionin që t’i mbrojë të drejtat e serëve , pa e minuar autoritetin e qeverisë së Kosovës dhe të territorit të saj sovran. Edhe përkundër dallimeve aktuale, me qeverinë, Kosova është partner i rëndësishëm për SHBA-të”. tha Kean.

Gabriel Escobafr, në këtë mbëledhje theksoi se, “Marrëveshja e Ohrit na ofron mundësi më të madhe për t’u partnerizuar me Qeverinë e Kosovës për të filluar jo vetëm një fushatë njohjeje rajonale apo evropiane, por një fushatë njohjeje globale. Shumica e këtyre vendeve dëshirojnë të shohin vullnetin e mirë të Kosovës në përmbushjen e themelimit të Asociacionit të Komunale me Shumicë serbe.

Kemi marrë zotimin se Sebia do t’i hiqen protestuesit dhe se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje.

Pajtohem me Kosovën me shumë prej standardeve demokratike që dëshirojnë t’i zbatojnë, dhe që ata që sulmojnë gazetarët, policinë dhe KFOR-in suhet të ndëshkohen, por ende duam të shohim përafrim më të madh sa i përket planit evropian.

Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohën sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’i njohën simbolet e kombëtare, flamurin dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kosovës i kërkohet që ta zbatojë obligimin që ka për Asociacionin , duke mos e cenuar Kushtetutën , strukturën e tyre ligjore apo funksionimin e tyre”.

Gabriel Escobar e mashtroi Kongresin Amerikan

Përgjigjet e Cabriel Escobar dhënë kongrsmenëve amerikanë edhe në këtë mbledhje të Kongresit, ishin mashtrime dhe manipulime.

Sepse Serbia gjenocidale është ajo që në vazhdimësi po e shantazhon tashmë 11 vite dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht me qëndrimet pro serbe të Ketrin Eshton, Fredrika Mogherini, Johnes Hahn dhe aktualisht edhe me me qëndrimet pro serbe të Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, pas takimit në Ohër, deklaroi se, ”Nuk ka nënshkruar asgjë nga Marrëveshja e Ohrit dhe se nuk ka as farë obligimi ta zbatojë atë”, ndërsa Gabriel Escobar po heshtën për këtë deklaratë të Vuçiqit.

Përkundrazi Albin Kurti ishte i gatshëm që në çdo moment ta nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit.

Gabriel Escobar në përgjigjet e tij u arsyetua se SHBA e kanë ndihmuar Kosovën për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, për mbajtjen e zgjedhjeve dhe për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, por harroi të thotë se të gjitha këto janë e drejtë e Kosovës, dhe se Kosova i meriton, sepse është besnike ndaj SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

Gabriel Escobar u arsyetua edhe me sanksionimin e Aleksandër Vulin-Shefit të Inteligjencës së Serbisë, por nuk deshi të flas se nëpërmjet Marko Gjuriqit-ambasadorit të Serbisë në SHBA, përndryshe organizatorit kryesor të djegies së ambasadës se SHBA-ve në Beograd, në vitin 2008, e organizoi ekspozitën e bashkëshortes së Gabriel Escobarit në Beograd.

Koha do të sëshmojë se Antony Blinken, Chollet Derek, Gabriel Escobar, Christopher Hill dhe Jefrey Hovenier janë treguar tejet të padrejtë ndaj të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës.

Për këtë më së miri u shpreh Prof. Daniel Server më 14 korrik 2023, duke deklaruar se, “Si do ta sillni Serbinë drejt Perëndimit, me një shef inteligjence serbe të sanksionuar që e ndihmoi ndikimin keqdashës rus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat