Ata që thirren në vlera të UÇK-së dhe OVL-së ia humbën imazhin Kosovës - popullit dhe UÇK-së së vërtetë

Opinione

Ata që thirren në vlera të UÇK-së dhe OVL-së ia humbën imazhin Kosovës - popullit dhe UÇK-së së vërtetë

Nga: Ragip Mexhuani Më: 21 korrik 2023 Në ora: 13:44
Autori Ragip Mexhuani

Krerët e UÇK-së dhe OVL-së kurrë nuk protestuan për çështjen kombëtare, por protestojnë për të ardhur prapë në pushtet, disa deputetë të PDK-së përdorën dhunë në parlament. Nga 13.458 ushtarë u bënë mbi 60 mijë veteranë për vota u vërtetua që veteranët e rrejshëm 4-5 herë më shumë qenkan të afërm - sebepa të krerëve të UÇK-së dhe OVL-së, pasi këta nuk e pranojnë shifrën e vërtetë 13.458 veteranë. Këtë listë me 13.458 ushtarë ia ka dorëzuar KFOR-it Agim Çeku më 1999, shifër e dokumentuar edhe botërisht. Libri Bardh Hamzaj Rrëfimi për Luftën dhe Lirinë ( Dialog me komandantin Ramush Haradinaj ) Prishtinë, 1999 Zëri, f. 99-102 Kurrë nuk kam besuar se mund të ndodhë ikje e organizuar e ushtrisë… Më kishin mbetur vetëm 50 ushtarë (R.Haradinaj). Ashtu Hashim Thaçi ka deklaruar kam qenë larg vijave të frontit. Ramush Haradinaj ka deklaruar “Radojçiqin e kam mik shtëpije”. 

Kurse H.Thaçi ka deklaruar “ Unë dhe Vuçiqi nuk jemi problematikë”. Kur dihet që Vuçiqi është problematiku më i madhi në Ballkan pas Millosheviqit. Njeri nga prijësit e OVL-së e pati kallur flamurin dardan të I.Rugovës në qendër të Prishtinës. Krerët e UÇK-së dhe OVL-së nuk protestuan për veriun, as për shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës, nuk protestuan as për termin Kosova multietnike që pasoi formimi i komunave serbe. Kosova më së paku në botë është multietnike. Decentralizimin e kishte kundërshtuar I.Rugova. Nuk u protestua as për trashëgiminë kulturore kishtare shqiptare që deri më 1918 edhe kishat ortodokse kanë qenë shqiptare. Këto 21 kisha iu dhuruan Serbisë. Nuk protestuat as kur iu dhuruan Maqedonisë 2500-8000 ha, Malit të Zi mbi 8000 ha dhe Serbisë Mahalla e Zahirajve?. Ju nuk e kundërshtuat as kombin kosovar të shpikur nga N.Spahit dhe as gjuhën gegë nga M.Kelmendët. Çka kërkoi Serbia ju pranuat. E pranuat Kosovën me 38 komuna multietnike dhe 56 minishtete serbe ( 11 komuna me shumicë serbe dhe 45 minishtete kishtare serbe ) për çdo kishë manastir Serbia ka kërkuar nga 5500 ha. Ju e pranuat edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Albini - VV-ja për të gjitha këto të këqija ka protestuar pa e sulmuar askënd fizikisht. Ju prapë edhe me dhunë fizike po doni të vini në pushtet( rasti i fundit në parlament). Ju edhe në Hagë jeni treguar qyqarë për luftën që nga Fatmir Limaj. Inçizimet e Mimoza Kusarit ishin në favor të Kosovës, duke i thënë Simiçit - lista serbe interesohet vetëm për serbë, ia përmend fondin pensional të Kosovës grabitur nga Serbia, i thotë Simiçit jo Metohi por Dukagjin, aty përmenden edhe veteranët. Mimoza thotë veteranët e vërtetë duhet ti marrin rreth 500 euro etj.

Ju gjatë protestës së fundit lëshuat këngë për Adem Jasharin, UÇK-në, Himnin - Këngën kur ra kushtrimi në Kosovë të I.Rugovës, për tu bashkëngjitur edhe LDK-ja. Ju të gjitha metodat i përdorni për të ardhur në pushtet. I.Rugova, A.Demaçi dhe A.Kurti kanë qëndruar në Prishtinë. I.Rugova merret peng ( rob lufte nga Millosheviçi ) dhe Albini burgoset. 

Delegacioni ynë nga Rambujeja u nda gjatë rrugës së tij të kthimit : H.Thaçi dhe pjesëtarët e delegacionit të UÇK-së nuk u kthyen në Kosovë por shkuan në Shqipëri, ndërkaq pjesa tjetër në krye me presidentin dr. e Kosovës Ibrahim Rugova, nga Rambujeja kishin ardhur në Prishtinë.

Muhamet Çetta :

Këta krerë të UÇK-së nuk u vendosën në Veri të Mitrovicës edhe kur u vendosën forcat paqëruajtëse të KFOR-it siç ndodhi vendosja e popullatës në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, etj. Në këto qendra të Kosovës kishte edhe uzurpime të banesave, lokaleve, trojeve edhe të shqiptarëve në prani të QPK-së. 

Presidenti Ibrahim Rugova dhe presidenti Ramiz Alia kishin bërë marrëveshje për stërvitje në Shqipëri dhe vendosjen e armatimit në veri të Shqipërisë. ( Milazim Maraj Koshare emër i Lakuar Sh.B Faik Konica Prishtinë 2023, f.333 ).

25 qershor 1998 Ibrahim Rugova u takua në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Havier Solana

 I.Rugova kërkoi nga NATO-ja ndërhyrje ushtarake në Kosovë. 

Muhamet Kelmendi UÇK pse nuk u ndërtua fronti për çlirimin e Kosovës, Sh.B. “Iliria” Tiranë, 1999 fq.218-219 UÇK-ja nuk arritën jo vetëm ta mbrojë popullin por as ta çlirojë territorin e Kosovës. 

Adil Pireva Vite Shprese e Qëndrese Faik Konica, 2004 Prishtinë f.436-7 Nën hijen e bombardimeve soldateska serbe dëboi mbi 850 mijë shqiptarë. … Kanë shkatërruar e djegur 204.585 shtëpi shqiptare në 1.300 fshatra në 29 komuna. 

Kurrë Albini - VV-ja kur kanë protestuar për Kosovën asnjëherë nuk e kanë sulmuar askënd. Kurse Albinin - VV-në që kur ka fituar opozita e tashme e kanë kritikuar, kërcënuar dhe sulmuar si në Skenderaj dhe tash po ata të Skenderajit e sulmuan qeverinë në parlament. A.Hoti gjatë fushatës zgjedhore 3 herë e ka akuzuar-kërcënuar Albinin. ( 1. Unë do të punoj që A.Kurti të mos vijë në pushtet

Albini nuk ka të drejtë të jetë kryeministër 

Albin Kurti ka çuar krye).

Ramush Haradinaj : Me Albinin do të merrna vesh për 5 minuta. 

Pal Lekaj : Pa AAK-në nuk do të ketë as qeveri dhe as president.

Xhavit Haliti : Nuk mund t’ia lëmë Kosovën Tmerrëve të Kuq ( dmth VV-së ).

Enver Hoxhaj : Kryeministër do të jem unë. Albin Kurti nuk mund të jetë kryeministër. Në Skenderaj gjatë fushatës VV-ja - Albini u gjuajtën edhe me gurë, iniciator Sami Lushtaku ( sipas përf. të VV-së në Skenderaj ). 

25 dhjetor 2020 Bilall Sherifi nga Nisma në intervistën Gazeta N. Kosovë deklaronte : Hashim Thaçi ka thënë për Enver Hoxhaj, nëse fiton UÇK-ja unë do të shkoj të kërkoj azil në Beograd. 

25 nëntor 2021 deputetja e PDK-se Blerta Deliu Kodra : të arrestuarit dhe të vrarët shqiptarë në Maqedoni në rastin Kumanova i cilësoi terroristë ( pastaj kinse kërkoi falje ).

MSC. Muhamet Shabani Degradimi i Pavarësisë së Kosovës bot. integraf- Ferizaj 2021 f. 467-470. “Babai i Memli Krasniqit kryetarit të PDK-së, Milazim Krasniqi deklaron : se Manastiri i Deqanit është serb dhe për Betejën e Kosovës 1389 është identik me atë të Akademisë së shkencave të Beogradit dhe Kishës ortodokse Serbe. 

Inçizimi i Rifat Jasharit kur i thotë mos më hajde më në shtëpi.

Para 6 viteve TV Klan Kosova babai i Ramush Haradinajt - Hilmi Haradinaj deklaronte : Kosova i ka shumë borgj Ramushit! ( djalit të tij ). Kur dihet që 

Ramushi është nga më të pasuruarit. 

LDK-ja e tashme nuk ka të përbashkët me LDK-në e Ibrahim Rugovës. 

Opozita PDK, LDK, AAK dhe partitë tjera jo parlamentare ( Nisma, PSD, Lëvizja për Bashkim, AKR-ja, etj ). Ashtu shumica e televizioneve me shumicën e analistëve dhe drejtësia janë kundër qeverisë Kurti - Osmani. Ndërsa rreth 80% e popullit është me qeverinë Kurti - Osmani.

Ragip Mexhuani 

Prishtinë

21.07.2023

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat