PDK, LDK dhe AAK, shporruni kah të doni, Kosovën më s’guxoni ta dëmtoni

Opinione

PDK, LDK dhe AAK, shporruni kah të doni, Kosovën më s’guxoni ta dëmtoni

Nga: Rexhep Torte Më: 21 korrik 2023 Në ora: 15:50
Rexhep Torte

Kosova duhet të jetë mbi interesat partiake dhe individuale karieriste të sëmura.Në Kosovë nuk duhet të lejohet mbulimi dhe mbrojja e tradhtisë,e vëllavrasjeve për pushtet,mnrojtja e vrasjes së gazetarëve pë fjalën e vërtetë mbrojtja e hajdutëve multi milionësh që e fundosën ekonomikisht dhe politikisht Kosovën.

Albin Kurti dhe Qeveriaa e tij,nuk janë aspak fahtorë për largimin e qindra mijëra kosovarëve nga Kosova.

Fajtorë janë pikërisht PDK, LDK dhe AAK,që me dajdutëri e korrupsion 22 vite si ushunjëza ia thithën gjakun popullit të Kosovës.

I shprehim përshëndetje dhe mirënjohje vëllazërore veprimtarit, analistit dhe publicistit Idriz Zeqiraj,për opinionin me titull ,“Dhelpra opoizitë në pritje të-Bo++ të dashit-Donika Gërvalla unike,me dinjitet e parimësi”,botuar në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 19 korruik 2023,që paraqet një manifest analitik,argumentues dhe edukues kombëtar shqiptar.

Këtë opinion të Idriz Zeqirajt domosdo duhet ta lexojnë Memli Krasniqi-kryetar i PDK-së,Lumir Abdixhiku-kryetar i LDK-së dhe Ramush Haradinaj-kryetar i AAK-së,që të kuptojnë dhe mbushen mend se,partitë e tyre e kanë tradhtuar dhe po e tradhtojnë Kosovën,tani shtet të lirë e të pavarur.

Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku për nga mosha janë në kulmin e pjekurisë dhe është mjerim e tragjedi që në këtë moshë te kenë kësi botëkuptimesh anti Kosovë,ndërsa Ramush Haradinaj tashmë dihet se e braktisi lavdinë e luftës për postet e per pasurinë e grabitur me hajni e korrupsion.

Kjo don të thotë që Memli Krasniqi,Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj e kanë haram qumështin e nënës dhe bukën e Kosovës,me të cilat u rritën.

Deklaratat mashtruese dhe dashakeqe të opozitës

Memli Krasniqi-Kryetari i PDK-së,më 20 korrik 2023,deklaroi se,“Albin Kurti na ka konfrontuar me botën,Gërvalla turpi i turpit.Kur ky kryeministër na ka futë në një kurs të gabuar konfrontimi me aleatët kryesorë,kurs i panevojshëm ku sanksione na vendosin SHBA dhe BE.Ne nuk marrim pjesë në Parlament në votime,komisione,seanca,e kemi shkëput komunikimin me Kryeministrin dhe Presidenten”.

O Memli Krasniqi,tërë këtë energji duhet ta drejtosh kundër të kaluarës së zezë të PDK-së,që ajo te refomohet e të korrigjohet,e jo ta kritikosh kryeministrin Albin Kurti,që me devotshmëritdhetare e po i del zot Kosovës,që e ndaloi vallavrasjen për pushtet,që e ndaloi korrupsionin multi milionësh,që e instaloi PDK-ja jote.

Mos e mashtro veten dhe popullin e Kosovës,se SHBA dhe BE e dinë shumë mirë se kush është Albin Kurti dhe Qeveria e tij dhe kush është PDK dhe kush jeni jut ë PDK-së.

SHBA dhe BE po bëjnë lojëra siplomatike për ta matur pulsin e Kosovës,per t’i bërë lëshime Serbisë me shpresë se do ta shkëpusin nga Rusia,gjë që nuk do të arrijnë kurrë me kësi joshjesh që po ia bëjnë Serbisë gjenocidale.

Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut e tha qartazi një të vërtetë se Evropa ndaj Kosovës ka qenë dhe mbetet prostitutë.

Donuka Gërvalla e tha të vërtetën se,“BE nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evrolpë, sepse mungon vullneti politik, sepse mospajtimet brenda BE-së janë të mëdha,ndërsa sa përket sigurisë,pa SHBA-të dhe NATo-n,BE-ja është një tigër prej letre.Kjo është më se e vërtetë që se luan as topi.

Ndërsa sa takon bojkotimit që PDK-ja po ia bën Parlamentit dhe qëPDK-ja kërkon edhe zgjedhje të reja,këtë formulë e keni marrë nga Beogradi dhe Lista Serbe.

Për PDK-në dhe Kosovën është më dobiprurëse të distancoheni dhe hiqni dorë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli,se ndryshe nuk mund të ekzistoni.

Lumir Abdixhiku,më 19 korrik 2023,deklaroi se,“Në Evropë tallen me fjalët e Gërvallës se BE-ja është tigër prej letre.Kjo është mjerim i politikëbërjes .Është mjerim dhe fatkeqësi,fatkeqësia më e e madhe që i ka ndodhur Kosovës,mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme në këto vite

Prej komunikimeve që kemi në Evropë. Siskutimet e Donika Gërvallës, janë object talljeje korrit siplomatik evropian, mesazhetjanë tallëse. Mërziten e qeshin”.

O Lumir Abdixhiku,Evropa dhe ndërkombëtarët tallen e qeshen me ti, dhe është mjerim i yt që sorrollatesh lartë e poshtë,duke e kritikuar padrejtësisht Donika Gërvallën,e cila e tha një të vërtetë publikisht dhe para një auditori ndërkombëtar.

Fatkeqësia dhe mjerimi më i madh që i ka ndodhur Kosovës,është ardhja yte në krye të LDK-së,duke e bërë tradhtarin Isa Mustafa kryetar nderi të partisë.

Fatkeqësi dhe mjerimi më i madh për Kosovësn është heshtja yte dhe e LDK-së, si dhe mosangazhimi që të zbardhen qindra vrasje të aktivistëve të LDK-së,gjatë luftës dhe pas luftës.

Fatkqësia dhe mjerimi më i mash për Kosovën,është se LDK-ja e shuajti frymën rugoviane në këtë parti.

Ramush Haradinaj-Kryetari i AAK-së,këtyre ditëve pas takimeve që po i bën me kategori të ndryshme shoqërore,me sindikaatat e Kosovës dhe me sektorin civil,deklaroi se,”Kosova nuk ka pasur situsatë më të rrezikshme se sot,nevojiten hapa të guximdhëm dhe veprime konkrete.S’do të heshtim para situatës që e ka krijuar Albin Kurti.Mbajtja e kësaj qeverie është rrezik kombëtar,sepse vlerësimet për punën e kësaj qeverie janë katastrofike”.

O Ramush Haradinaj,kot e ke me këto gjepuramashtruese,po ta rikujtoj se Naim Miftari ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut,më 17 qershor 2023,deklaoi se,“Ramush Haradinaj është edhe hajn edhe pro amerikan.Por,edhe nëse Qeveria harron,populli nuk harron,nuk i harron hajnitë e juaja o Ramush Haradinaj,nuk e harron Çakorin,nuk e harron as shokun t’uaj Millan Radojçiqin,as tokat nga 50 cent,as semdviçat,as urat,as veteranët e rrejshëm,as fondin emergjent të shtetit,as qindra milionë të vjedhura nga tatimi për filmat e ujit të Bektel Emkës!”,thotë Naim Miftari.

Kjo dëshmon se kjo opozitë në Kosovë sa më parë duhet të shporret kah këmbët sytë,le të shkojë kah të dojë,se Kosovën më s’guxon ta dëmtojë.

Këtë e them edhe në emër të qindra vëllezërve shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare,dhe si shok i elitës së fjalës së shkruar dhe i elitës kulturore e shoqërore shqiptare,të cilët i kam njohur nga afër si,Ukshin Hotin,Adem Demaçin,Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin,Zekeria Canën Esat Mekulin, Hasan Mekulin, Vehap Shitën,Ali Aliun,Ali Demë Jasiqin,Sitki Imamin,Rexhep Hoxhën, Latif Berishën,Rexhep Zogajn,Besim Bokshin,Teki Dervishin,Ali Podrimën,Enver Gjergjekun, Din Mehmetin,Qerim Ujkanin,Azem Shkrelin,Ali Musajn,Ymer Shkrelin,Beqir Musliun,Memedali Hoxhën,Haxhi Vokshin,Gani Lubotenin,Esat Stavilecin,Bardhyl Çaushin, Nazmi Junikun, Xhevat Junikun, Ymer Jakën,Sokol Jakën,Qamile Jakën,Fatmir Jakën,Partizan Shuperkën,Avni Gjakovën,Skender Zeqirin,Adem Shkrelin,Fehmi Baftiun,Ibrahim Kadriun,Rifat Kukajn,Rahman Dedajn,Muhamed Kërveshin,Jakup Cerrajën,Nijazi Muhamedin,Ramadan Sinanin,Maksut Shehun,Anton Pashkun Gani Bobin,Faik Himën, Vera Gjevorin,Mustafa Cakën,Ekrem Kryeziun,Agim Rizvanollin,Osman Hoixhën,Esat Mekën,HYsen Mekën,Musa Piperkun,Isak Muçollin,Perver Shehun,Luigj Gomillën Gjergj Kaçinarin,Isa Jakupin,Dashnor Xërxën,Zekeria Ballatën,Rafet Rudin,Rexhep Munishin,Qazim Oruçin,Mehdi Bajrin,Sami Pozhegun,Hermine Delhysën,Antoneta Delhysën,Haxhere Kuçanin,Litafete Komonin,Silvere Kryeziun,Muhamet Shalën,Bashkim Palojën,Zekerija Çarkaxhiun,Nexhmije Pagarushën, Ismet Pejën,Liljana Çevolin,Gonxhe Çaushin,Nijazi Nikoliqin,Serbeze Këpuskën,Mandushe Abazagën,Rauf Dhomin,Baxim Dylatahun,Borëbarsha Rizën,Xhevat Rizvanolliin,Hilmi Muhaxherin,Masar Murtezain,Ekrem Murtezain,Musli Mulliqin,Tahir Emrën,Shyqyri Nimanin,Rexhep Ferrin,Faruk Begollin,Sulejman Lokajn e shumë të tjerë,porqë asnjëherë nga goja e tyre nuk dëgjova as edhe një fjalë të vetme xhelozie,apo mllefi për dikend,por vetëm gatishmëri dhe urtësi për ta bërë Kosovën Republikë dhe Shtet të pavaruer e sovran,duke kontribuar secili në nënyrën e vet më të mire të mundshme.

Kosovën nuk e dëmtoi Albin Kurti dhe Qeveria e tij, por e dëmtoi dhe po e dëmton opozita e sotme

PDK-ja me Hashim Thaçi e Kadri Veseli, i shkaktuan vëllëvrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë.U bëbë milionerë të luftës e të pasluftës nëpërmjet hajnisë dhe klaneve ROGNER, PRONTO,dhe PAN.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli në bashkëpunim me Agim Çekun,lejuan që Kosova të ketë sovranitet gjer te Ura e Ibrit.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli për aktakuza ndaj tyre personale kanë angazhuar një numër të madh avokatësh të shtrenjtë për procesin e tyre gjyqësor në Hagë,për të cilin Buxheti i Kosovës ndah miliona euro.

Hashim Thaçi,Kadri Veseli,Ramush Harasinaj dhe Agim Çeku,janë fajtorët kryesorë të fryerjes së listave të veteranëve të rrejshëm që arrijnë 60 mijë,të cilë po e shterrin Buxhetin e Kosovës

Albin Kurti dhe Qeveria e tij i thane stop korrupsionit në Kosovë dhe janë duke punuar me ngulm pë fillimin e zbatimit të Vetingut dhe të reformës në prokurori e gjyqësi,që do t’i vë para ligjit tërë multi milionerët hajna,për t’ia kthyer Kosovës pasuritë e vjedhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat