ADN-ja shqiptare nuk është simbiozë e popujve të Ballkanit, “O derbederë”!

Opinione

ADN-ja shqiptare nuk është simbiozë e popujve të Ballkanit, “O derbederë”!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:44
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Edhe pse gjatë shekujsh dhe epokash (që nga sheklli II para erës së re e deri në fund të shekullit XX) shqiptarët  kanë zhvilluar më se “300 kryengritje kundër Perandorisë  Romake, Perandorisë Bizantine,  Perandorisë Osmane, si dhe kundër Mbretërive e Monarkive të ndryshme kolonialiste dhe imperialiste sllavo-serbo-greke ballkanike” (TDSHE Shkodër;1944:381)ia kanë arritur, qè ta ruajnën të paprekur ADN-në, gjuhën, kombin, kulturën, historinë, traditat, zakonet  dhe atdheun-Shqipërinë Etnike Natyrale.

Të gjithë ata gjysmakë, të verbër,  arrogantë, vagabondë, matrapazë, shërbëtorë,  argatë e hyzmeqarë lojalë të bërthamës së ADN-së sllavo-bizantine dhe nazifashiste antishqiptare të Ballkanit, që në forma të ndryshme bizare e shajnë dhe e kontestojnë  gjenealogjinë e ADN-së  shqiptare, ata e mohojnë edhe  Zotin, edhe  Kombin, edhe Atdheun, edhe Shqipërinë Etnike, sepse  ashtu i ka mësuar dhe, edhe sot në shekullin XXI  po i mësojnë kishat politike  fashiste retrograde sllavo-bizantine në Ballkan, me qëllim të spastrimit sistematik dhe institucional të etnikumit shqiptar, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me  ADN-në e konglomeratit sllavo-bizantin përpos armiqësisë shumëshekullore, si shkak dhe pasojë e politikës  raciste dhe e praktikës kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale të regjimeve të ndryshme sllavo-bizantine në Ballkan për zhdukjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike nga “Harta” Pellazgo-Ilire  e Gadishullit Ballkanik.

“Kombi kosovar” në asnjë kuptim nuk i ngjet KOMBIT SHQIPTAR, thjesht për faktin se nuk  ka ekzistuar, nuk jeton as sot. Ndaj, një komb i tillë i rremë dhe i falsifikuar as nesër nuk do  të formohet as në Kosovë e as në traullin ballkanik (shqiptarë, serbë, turq, romë, ashakalinj,kroatë, boshnjakë, goranë, egjiptianë etj.), sepse nuk kanë asgjë të përbashkët për të formuar një “komb kosovar”  sipas autorit Nexhmedin Spahiu, i cili sheshit ka ngatërruar  nocionet “komb” dhe “shtet”, e që në të vërtetë  këto nuk janë as synonime.

Dihet se,  ata  që nuk njohin ADN-në e vet, nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm se të “zbulojnë” “kombe të reja”, “gjuhë të reja” në Ballkan, siç është rasti skandaloz, anticivilizues, antishkencor, antikombëtar dhe antishtetëror  i trillimit  të “kombit kosovar” dhe  i “gjuhës kosovarishte”  nga autori Nexhmedin Spahiu, i cili deri tani ka shkruar dy libra ( 1. “Drejt kombit kosovar”, Mitrovicë, 2004; 133; 2. “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014: 226)  për këtë fenomen inekzistent, edhe pse ky  nuk figuron as në historinë, as në gjuhën, as në kulturën e as në Kushtetutën e sotme të Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), porse thjesht është një indoktrinim i brezave të rinj shqiptarë, me qëllim që t’i “spastrojnë” nga ADN-ja e Kombit Shqiptar, një mashtrim dhe një dezinformim i së vërtetës, sepse në Kosovën shqiptare kurrë nuk ka pasur “komb kosovar” e as “gjuhë kosovarishte, por vetëm KOMB SHQIPTAR (mbi 90%)  dhe GJUHË SHQIPE të popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Pra, të gjithë ata që e kontestojnë ADN-në e kombit shqiptar, kanë dalë nga “orbita” e saj, duke humbur çdo lidhje, çdo ndjenjë, çdo logjikë, çdo etikë, çdo  profesionalizëm, çdo dhembje, çdo ide dhe çdo shpirt edhe me Kombin, edhe me shoqërinë, edhe me Zotin, ata e shajnë ADN-në shqiptare. Ata nuk janë në kontakt as me Zotin, as me shkencën, as me  ambientin shoqëror, as me arsyen, as me humanizmin, as me drejtësinë, as me  pajtimin , as me bashkimin kombëtar shqiptar, as me  qytetërimin, as me alturizmin , as me demokracinë, as me Amerikën e as me kombin shqiptar në Ballkan. Ata janë vetëm bastardë që e mohojnë dhe e shajnë “ADN-në” shqiptare, të krijuar nga Zoti i gjithëpushtetshëm.

Sharësist e ADN-së shqiptare të “gjitha i dinë”, vetëm një se  dinë se, asnjë superfuqi   botërore, duke filluar që nga Perandoria Romake, Bizantine, Osmane, Monarki e mbretëri të ndryshme sllavo-bizantine nuk ia ka arritur që ta   zhdukë e as ta përziejë ADN-në shqiptare  në Gadishullin Ilirik. Sipas statistikës regjistruese  të historisë së derisotme të Shqipërisë, shqiptarët  për të mbrojtur identitetin e tyre etnik, kombëtar,  gjuhësor, kulturor, politik, gjeopolitik, racor, sociologjik, socioekonomik, gjeoekonomik, si dhe tërësinë territoriale të tyre  nga perandoritë e theksuara armiqësore shumëshekullore,  kanë zhvilluar më se “300 kryengritje “ (TDSHE: 1944:381).  Si rjedhim, asnjë perandori, superfuqi e as fuqi e madhe botërore (brenda 2 mijë viteve) nuk ka arritur, që shqiptarëve t’ua ndërrojë ose t’ua  përziejë AND-në e tyre. Ndaj, as inxhinierët me inxhinieringun dhe me marketingun e tyre propagandistic subversiv sllavo-ruso-serb, kurrën e kurrës nuk do t’ia  arrijnë që ta prishin ose ta përziejnë AND-në e kombit shqiptar në Kosovë me  ADN-në meleze-mulate të  ashtuquajturit “komb kosovar” të autorit Nexhmedin Spahiu.

 *** Fan S.Noli : “Fenë mund ta ndërrosh, por kombin jo!”

Mirëpo, kjo maksimë e rillindëst tonë të shquar,  Fan S.Noli nuk vlen për “filozofinë politike” konvertuese dhe shkatërrimtare të kombit shqiptar, duke e copëtuar në “kombin kosovar”, të cilin deri më sot nuk e njeh asnjë komb dhe, asnjë shtet dhe asnjë shkencë në botë, thjesht për faktin se në Kosovën e Shqipërisë Etnike nuk ekziston një fenomen i tillë i trilluar  dhe  i shpifur nga Nexhemdin Spahiu.

Të gjithë sharësve të ADN-së shqiptare po u  pengon  gjuha e bukur shqipe, bashkimi dhe vetëvendosja e shqiptarëve, bashkëpunimi dhe lidhjet e forta miqësore dhe aleatore me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në (27, prej tyre 22  e kanë njohur pavarësinë e Kosovës) .

Këtë fenomen të shemtuar antihuman, antishqiptar, antiligjor dhe antishkencor, institucionet dhe organet përkatëse të Shqipërisë dhe të Kosovës, nevojitet që sa më parë ta zbulojnë dhe ta sjellin para gjyqësisë përkatëse për krime të rënda penale qoftë në Tiranë a  në Prishtinë, kudo që të ndodhen në vende të ndryshme të botës.  

Sepse me sharës, me vagabondë, me kërcënues, me shpifës, me mercenarë , me tradhtarë, me hyzmeqarë, me mafiozë, me rengatë dhe me matrapazë injorantë dhe diletantë nuk ndërtohet as shteti, as shkenca, as kultura e as ardhmëria e lulëzimi i  tij dhe i kombit mbarë.

Nuk po kërkojmë as Ballkanin e as Azinë, as “Shqipërinë e Madhe,” por vetëm territoret e Shqipërisë Etnike të kolonizuara nga vendet fqinje sllavo-bizantine ballkanike(1878-2023).

Nuk duam luftë, por pajtim, drejtësi, paqe, liri, vetëvendosje, bashkim dhe prosperitet sikurse të të gjithë popujet e  tjerë të Ballkanit .

Kërkesën historike për jetësimin e këtyre vlerare universale, askush nuk ka të drejtë, në asnjë formë dhe, në asnjë kuptim ta mohojë dhe ta demonizojë për ta frikësuar, përçarë dhe copëtuar si “monedhë kusuri”  kombin shqiptar në Ballkan, kinse sipas konceptit “komb kosovar” dhe gjuhës së  tij të trilluar, të ashtuquajtur “kosovarishte” !?

Mesazhi i kësaj eseje është pajtimi me çdo kusht i shqiptarëve (brenda dhe jashtë pushtetit, agallarë, bejlerë apo  fukarenj), sepse pa pajtim nuk ka bashkim dhe se, pa bashkim nuk ka Shqipëri Etnike.

Prandaj, ata urithë të nëntokës me nofka struci dhe harbuti, që me paçavuret e ndyra, idiotike dhe injorante  kanë ofenduar dhe vulgarizuar kuintesencën e kësaj eseje, duke shpifur, duke gënyer dhe spekuluar, se gjoja shqiptarët “nuk kanë një ADN unike, por një  ADN mulate-simbiozë diç sikurse  “kombi kosovar”  i disa grupeve etnike”, janë armiqtë më të rrezikshëm dhe më të ndyrë të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.  Me këtë soj brutal dhe injorant , që pa asnjë argument shkencor mohojnë ADN-në  origjinale të kombit shqiptar në Ballkan, nuk duhet polemizuar, as harxhuar kohë, por vetëm duhet të zbatohet ligji dhe mjetet juridike penalizuese për  shkak të baltimit dhe të vulgarizimit  të ADN-së së gjenealogjisë së racës shqiptare.

Në këtë analizë nuk flitet asnjë fjalë për “ADN-në” e shqiptarëve, por vetëm për procesin e bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, “ nënkomenti” paçavarue-paranoid, paragjykues, injorant autoracist, provokues, sharës, etiketues dhe mohues i ADN-së shqiptarëve në Ballkan  urgjentisht, duhet të fshihet nga ana e stafit botues të gazetës “Bota Sot”, sepse nuk ka asnjë gram lidhjeje me trajtimin e subjektit të esesë me titull  : “Bashkimi fillon nga Tirana, por  me marrëveshje dhe me pëlqim unanim të SOVRANIT ! “

Turp, të ofendohet autori, editori, redaksia e “Botës Sot”, si dhe i gjithë kombi shqiptar nga një urith-mjamun-psikopat i nëntokës, gjoja se shqiptarët “nuk kanë ADN-në e pastër, por të përzier me  “ADN-në” e  grupeve të tjera etnike në Ballkan.  Ky është idiotizëm, gënjeshtër, shpifje, intrigë dhe injornacë sui generis, që me  shekuj racistët serbomëdhenj e përdorin si “armë bërthamore” për mohimin e gjenealogjisë së shqiptarëve në Ballkan, vetëm për t’iu grabitur, kolonizuar dhe aneksuar tokat e tyre autoktone pellazgo-ilire-shqiptare.

Ata që karrabythen, ushqehen e kënaqen me "nënkomente" paçavure ofednuese, antinjerëzore, antiligjore, antishqiptare dhe anticivilizuese, nuk meritojnë të kenë vend në asnjë"shtyllë" dhe në asnjë "rubrikë" , sepse janë fosile të nëntokës. Ndryshe, do të dilnin si njerëzit e tjerë të gjallë dhe normalë me emër e me mbiemër, pa iu frikësuar gjykimit të opinionit publik. Ata që shajnë, shpifin, kërcënojnë, frikësojnë, provokojnë me gënjeshtrat dhe me spekulimet e tyre vendin e kanë në burg, jo në gazeta e as në media të tjera shqiptare etj.

Ata që racion ditor e kanë shpifjen, sharjen, tradhtinë, intrigën, korrupsionin, mashtrimin, shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, kërcënimin, propagandimin e strategjisë së frikësimit të popullit dhe shantazhimin e bashkimit të tij, me procedurë të shkurtër, duhet të penalizohen nga institucionet dhe nga organet përkatëse shtetërore qoftë në Tiranë apo në Prishtinë, sepse janë armiqtë më të rrezikshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ata nuk duhet kursyer ligji dhe populli, duke qenë se janë  piromanë dhe vrasësit më potencialë të së vërtetës. Prandaj, këtë soj brutal bastardësh nuk i kursen as filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti, duke konkluduar se “If the truth shall kill them, let them die.” (Immanuel Kant). Ashtu qoftë, ai që nuk e do të vërtetën dhe dritën, gjakun, gjuhën, flamurin, kombin dhe atdheun e Shqipëriës Etnike Natyrale, le të kënaqet me fosilet e tjera në ferrin e Dantes dhe në burgun e përjetshëm të merituar, sepse ADN-ja dhe bashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike Naryrale, është vetëm çështje e shqiptarëve, dhe aseesi “kafshatë” dhe “lodër” e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm.

Sa më sipër, ka ardhur koha që urgjentisht të zihen sharësit, matarapazët, spiunët, mercenarët, vulgarizuesit, provokueist dhe mohuesit e ADN-së  së kombit shqiptar në Ballkan, sepse askujt në botë shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh, që gjaku, liria, pavarësia dhe bashkimi  i  tyre të jetë objekt i vulgarizmave dhe i pazareve të tyre trafikante, mafioze dhe korrupcioniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat