Veteranët e rrejshëm vijnë nga koteci i pulave

Opinione

Veteranët e rrejshëm vijnë nga koteci i pulave

Nga: Rexhep Torte Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:54
Autori Rexhep Torte

Të marrish para pa luftuar do të thotë t’i zhvatësh, masakrosh e dhunosh për here të dytë tërë viktimat që i shkaktoi Serbia gjenocidale në Kosovë.

Veteranët e rrejshëm po shkelin mbi dinjitetin e 2000 dëshmorëve të lirisë ushtarë të UÇK-së që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkelin mbi dinjitetin e afër 15 mijë viktimave të të pafajshme e të pambrojtura autoktone shqiptare, shkelin mbi dinjitetin e 20 mijë motrave tona të pafajshme e të pambrojtura autoktonë shqiptare të dhunuara shtazërisht nga ushtria serbe, shkelim mbi dinjitetin e më shumë se 1600 djemve e vajzave të pafajshme e të pambrojtur autoktonë shqiptare që ushtria serbe i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, shkelin mbi dinjitetin e më shumë se 1 milion shqiptarëve të pafajshëm e të pambrojtur që morën rrugën e eksodit.

Agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, përveç vrasjeve, masakrave, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimeve në Kosovë, te popullata e pafajshme autoktonë shqiptare la edhe shumë plagë morale e shpirtërore.

Gjersa NATO po kryente nga ajri sulmet 78 ditore ndaj pozicioneve ushtarake të Serbisë gjenocidale në Serbi, në Kosovë dhe në Malin e Zi, ushtarët, paramilitarët dhe policët serbë përveç vrasjeve dhe masakrave kryen edhe dhunimin e 20 mijë motrave tona të pafajshme dhe të pambrojtura autoktone shqiptare në Kosovë.

Nuk është njerëzore të fajësohen femrat e dhunuara, që s’pati kush ti mbrojë

Mediat që raportonin për këto dhunime gjatë luftës informonin për shumë raste dhe pasoja të këtyre dhunimeve në aspektin e marrëdhënieve bashkëshortore e familjare.

Pesha goditëse morale e psikologjike e këtyre dhunimeve, padrejtësisht ra mbi motrat tona të pafajshme e të pa mbrojtura autoktone shqiptare të dhunuara.

Kishte raste kur sedra e burrave të grave të dhunuara nuk kishte fuqi shpirtërore ta përballonte këtë fatkeqësi të shkaktuar nga Serbia gjenocidale kriminale, dhe fajtore i bënte gratë e dhunuara.

Më kujtohet një rast kur gruaja, gjithnjë sipas mediave, i përgjigjej burit me sedër të sëmurë, pse ore burrë nuk dole të më mbrosh, por u fshehe në kotecin e pulave, gjersa kriminelët serbë më kapën e më dhunuan?!

Një rast tjetër, gjithnjë sipas mediave, ishte kur ushtria kriminale serbe i kishte rrëmbyer e mbyllur në një kazermë ushtarake shumë motra tona të pafajshme e të pambrojtura autoktone shqiptare, ku po i dhunonin.

Ndërkaq, gjithnjë sipas mediave, nga shtabi i UÇK-së, deklaronin se nuk mund ta sulmojnë këtë kazermë ushtarake serbe, sepse kishin drojën se, mund të ndodh që ushtarët serbë në shenjë hakmarrjeje ti vrisnin të gjitha ato femra shqiptare të mbyllura atje.

Edhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, pati një mori rastesh ku padrejtësisht fajësoheshin këto femra fatkeqe të pafajshme e të pambrojtura të dhunuara shqiptare, edhe pse nuk pati kush t’i mbrojë.

Shkaku i kësaj tabuje të padrejtë shumë femra të dhunuara shqiptare, nuk patën guximin që të flasin hapur dhe ta hapin rrugën për ngritjen e padive ndaj këtyre kriminelëve serbe.

Këtë tabu e theu heroina shqiptar Vasfije Krasniqi-Godman, e cila në vazhdimësi dhe ndërkombëtarisht është duke e akuzuar Serbinë gjenocidale për dhunimet shtazarake ndaj femrave të pafajshme e të pambrojtura shqiptare në Kosovë.

Luljeta Selimi, në cilësinë e gazetares, intervistoi shumë motra tona që ishin pre e këtyre dhunimeve dhe shkroi dhe botoi librin me titull “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë 1999/99”, dhe po jua prezantoi vetëm disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin e autores kosovare Luljeta Selimi:

“Ma pushkatuan nënën e vëllain, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, ”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera, ”Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ”Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fikshin në gjinjtë e mi”, “Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kondak të pushkës”, “14-vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…

Deputetët e opozitës në Kosovë, në vend që ta sulmojnë Serbinë, e sulmojnë qeverinë

Ditë më parë në Parlamentin e Kosovës pati provokime dhe përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave e deputetëve të pozitës.

Në orët pasdites opozita insistonte që kjo mbledhje të ndërpritet, gjë të cilën e refuzoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetët e opozitës e lëshuan mbledhjen, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve miratuan disa ligje, mes të cilëve edhe Ligjin për pagën minimale.

Organizata e Veteranëve të Luftës-UÇK dhe partitë opozitare PDK LDK dhe AAK, reaguan ndaj këtij ligji, me arsyetimin pse në këtë ligj nuk janë përfshirë edhe 60 mijë veteranët e ashtuquajtur të luftës.

OVL-UÇK, iu drejtuan edhe Presidentes Vjosa Osmani që të mos e nënshkruajë këtë ligj, duke organizuar paraprakisht edhe një protestë.

AAK kundër bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij Ligji për pagën minimale ku nuk janë përfshirë edhe 60 mijë veteran të luftës.

OVL-UÇK, tashmë e ka paralajmëruar edhe protestën e radhës më datë 26 korrik, të mbështetur nga partitë opozitare në Kosovë.

Kush i përkrah veteranët e rrejshëm është tradhtar i Kosovës

Qeveria e Albin Kurtit ka deklaruar se është e nevojshme që këto lista të fryra të veteranëve të pastrohen dhe për këtë lypset një bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe OVL-UÇK-së.

Nga ajo që është shkruar në media, del se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Agim Çeku, janë

fajtorët kryesorë për fryrjen e këtyre listave me veteranë të rrejshëm, bile duke marrë edhe ryshfet, nga personat që nuk kanë qenë fare në luftë e që figurojnë në listat si veteranë të luftës.

Në bazë të të gjitha analizave ekziston bindja se gjatë luftës nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë të UÇK-së, dhe se numri i tanishëm prej 60 mijë veteranë është i pakuptueshëm dhe që e rëndon tepër Buxhetin e Kosovës.

Ekziston bindja e argumentuar se ky numër kaq i madh i veteranëve të rrejshëm, është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet si rezervuar i opozitës në Kosovë sa herë që mbahen zgjedhjet.

Qeveria e Albin Kurtit shpreson se pas spastrimit të listave të fryra do të mbetet vetëm numri real I atyre që vërtet kanë qenë pjesëmarrës në luftë dhe se edhe pagat e tyre do të rriten maksimalisht, sepse e meritojnë një rritje të këtillë.

Fryrja e listave të veteranëve të luftës me veteranë të rrejshëm, është bërë më paramendime negative vetëm për të shkaktuar probleme në shtetin e ri të Kosovës.

Analizat flasin se po të kishte patur Kosova 60 mijë ushtarë të UÇK-së, Serbia gjenocidale në asnjë mënyrë nuk do të kishte mundur t’i kryejë 420 masakra që rezultuan me afër 15 mijë shqiptarë të autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar, që rezulton më 20 mijë femra shqiptare të dhunuara në Kosovë, që rezulton me më shumë se 1600 djem e vajza shqiptare të rrëmbyera me forcë nga ushtria gjenocidale e Serbisë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, që rezulton me bërjen e Kosovës shkrumb e hi dhe me eksodin e shkaktuar të më shumë se 1 milion shqiptarëve të pafajshëm e të pambrojtur.

Papërgjegjësia, korrupsioni dhe turpi për fryrjen e listave të veteranëve të rrejshëm, bie mbi Hshim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Agim Çekun, të cilët duhet të përgjigjen penalisht para organeve të drejtësisë në Kosovë.

Por papërgjegjësia, korrupsioni, turpi dhe mëkati bie edhe mbi numrin kaq të madh të veteranëve të rrejshëm, të cilët pamëshirshëm shkelën mbi dinjitetin e 2000 ushtarëve të rënë heroikisht në frontin e luftës dhe shkelën mbi dinjitetin e tërë viktimave të pafajshme të vrarë, të masakruar, të dhunuar dhe të rrëmbyer gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë. E drejta vonon por nuk harron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat