Kosova në sfondin e strategjisë së përgjithshme të vlerave, tregut, kontrollit, menaxhimit, konkurrencës, mbrojtjes dhe sigurisë globale

Opinione

Kosova në sfondin e strategjisë së përgjithshme të vlerave, tregut, kontrollit, menaxhimit, konkurrencës, mbrojtjes dhe sigurisë globale

Nga: Agron Shabani Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:11
Autori Agron Shabani

Shqiptarët e Kosovës, e sidomos lidershipi i tyre shtetëror, nacional, institucional, funksional ose politik, pos tjerash mendoj se njëherë e përgjithmonë duhet t'i studiojnë, mësojnë, njohin, kuptojnë dhe respektojnë idetë, teoritë, konceptet, formulat, sintezat, rregullat, ligjet dhe principet e njohura shkencore dhe humaniste mbi mbarëvajtjen dhe funksionimin optimal ose maksimal të një shteti të pavarur, sovran, integral, ligjorë, parlamentar, pluralist dhe demokratik.

E mbi të gjitha njësitë ose instrumentet e njohura matëse dhe konkurruese mbi forcën ose fuqinë e përgjithshme fizike ose organike të një shteti të pavarur, sovran, integral dhe funksional ose autentik, siç janë: madhësia ose sipërfaqja e përgjithshme fizike, organike ose gjeografike, numri i banorëve, fuqia ushtarake ose luftarake, fuqia shkencore, politike, tregtare, monetare (financiare), ekonomike, industriale ose teknologjike, pozita e tij gjeografike, gjeostrategjike, gjeopolitike etj., resurset ose pasuria e përgjithshme natyrore ose nëntokësore, puna, vlerat, mallrat dhe kapitali, burimet e energjisë potenciale, elektrike, solare, fizike, kimike, nukleare ose atomike, struktura, mikrostruktura, makrostruktura dhe superstruktura e njohur shoqërore ose qytetare, vlerat, potencialet ose kapacitetet e njohura shkencore, intelektuale, profesionale, komplementare, suplementare, kontemplative, kontrehhensive, inteligjente dhe superlative të liderëve, politikanëve, diplomatëve ose udhëheqësve të ndryshëm institucional, funksional, politik, diplomatik dhe të tjerë.

Ndërkaq, puna ose funksioni i liderit ose lidershipit, matën ose vlerësohen mbi bazën e njohur të konkurrencës, konsekuencës, rezonancës, performansës, idealit, vizionit, narrativit, agjendës, edukatës, kulturës, arsimimit, inteligjencës ose qasjes së tij (tyre) intelektuale, profesionale dhe inteligjente në "masivin" e vlerave dhe marrëdhënieve të gjithmbarshme rajonale (regjionale), kontinentale dhe interkontinentale. E sidomos në 'tregun global' të vlerave, mallrave dhe kapitalit.

Në këtë prizëm zatën i kemi edhe hipotezën ose sintezën e njohur personale ose individuale, hipotezën ose sintezën e posaçme ose specifike, dhe hipotezën ose sintezën globale ose gjenerale mbi aftësinë, zgjuarsinë dhe funksionimin optimal dhe maksimal të një lideri, politikani ose diplomati.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar, politik ose diplomatik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale, funksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu shkaqet ose faktorët tjerë determinant ose paradigmatik si kualiteti, konkurrenca dhe rivaliteti, strategjinë konkuruse dhe menaxhuese sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike të Samuel C. Cortios, Paul J. Pieterit, Hemphillit, Millit, Washlerit, Mullinsit etj...

Mekanizmat ose instrumentet e njohura të mbrojtjes ose sigurisë nga kanosjet, pasiguria ose befasitë e ndryshme në kohë dhe hapësirë, sipas ideve dhe teorive të njohura të Ansoffit, Meternikut, Masarikut, Beneshit, Kvaternikut, Poppeit, Watkinsit, Tansu Çilerit, Mustafa Kemal Ataturkut dhe kështu me radhë.. që i çojnë (shpiejnë) Kosovën dhe shqiptarët në vartësinë, vasalitetin, konformizmin, oportunizmin, monopolin, llupën, tutelën dhe diktatin ose ultimatumin e dikujt tjetër.

Se këndejmi, termi ose nocioni politikë ose politika, para së gjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual, profesional dhe humanist ndaj fjalëve greke 'tä politika' ( pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hë politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarsia për të udhëhequr ose qeverisur).

Të dyja fjalët ose nocionet e mësipërme ('tä politika' dhe 'hë politik') -janë nxjerrë ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politikës" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Me kalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumta ekskursive dhe diskursive.

Në gjuhën angleze si për shembull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimensionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin të njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontradiktat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë proceseve, zhvillimeve dhe përparimeve të gjithmbarshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit.

Aristoteli mendon se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik.

Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Edhe Roma Antike siç dihet, u ngritë ose projektua asokohe nga modeli grek, respektivisht nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" (greke)- në "civitas" (qytet-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" (i hapur ose qytetar) dhe "res publica" (republika)

Në mesjetë problemi qendrorë ose kryesorë i politikës së shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre klanore, farefisnore, familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dëshira e Zotit (Hyjit) dhe popullit.

Ndërkohë që politika e gjithmbarshme shtetërore, nacionale, qeveritare ose qytetare,

dikur me vonë u shndërrua në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose teokratiko-despotik, sipas urdhrave dhe vullnetit të njohur kishtar ose klerikalist.

U mor vesh se sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemet ose mospajtimet e ndryshme në mes "civitas terrenit" ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe "civitas Deit" ("shtetit të Zotit").

Ndërkaq, edukata, kultura, morali, disiplina, përvoja, arti, mjeshtëria ose zgjuarsia e njohur politike (Ars Prudentia) së bashku me përvojën, aftësinë ose zgjuarsinë

e njohur qeverisëse, pushtet mbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencën ose zgjuarsinë e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bëjnë të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disonante, kognitive, intrinznike, ekstrinznike, disolutive, introspetive, retrospektive etj., mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e njohura shkencore dhe humaniste.

Në epokën e re moderne ose bashkëkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga "Ars Prudentia" ose "Prudentia Regnativa" në "Virtus Prudentia", gjegjësisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumenteve të njohura të shtetit dhe pushtetit.

Ndonëse, sipas koncepteve ose definicioneve të njohura shkencore dhe humaniste, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, e kanë sjellur ose shkaktuar edhe ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga diktatet ose postulimet e ndryshme absolutiste, despotike, fetare (klerikaliste), autoritare, totalitariste etj.

Për të qenë me konkret, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, erdhën në krye të shtetit dhe pushtetit (ekzekutivit) kosovar mbi bazën e njohur të vullnetit të përgjithshëm (volontë genërëlle) të popullit ose elektoratit shqipet ose kosovar, si dhe mbi bazën e shumicës parlamentare ose politike (volontë de tous) në parlament.

Duke qenë kështu si liderët me të votuar dhe me shpresëdhënës në Kosovën e pasluftës.

Ndryshe nga kjo, me ndikimin e recepcionit, percepcionit, etikës, retorikës dhe politikës së Aristotelit, si dhe me rënien ose zbehjen e platonizmit si ide dhe teori, skolastika politike në mesjetë, do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik dhe teorik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë etj.

U mor vesh se Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Humanizmit dhe Renesansës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithmbarshme njerëzore ose qytetare. Duke i vërejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimet e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës.

Sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit)- politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojës, aftësisë ose zgjuarsisë njerëzore, intelektuale, profesionale ose politike, gjegjësisht, "ars prudentia" dhe "prudentia regnativa".

Në epokën e re moderne ose bashkëkohore, me krijim e kushteve dhe rrethanave të reja shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptet ose definicionet e ndryshme në favor të ngjarjeve ose zhvillimeve të njohura revolucionare, evolutive, restauruese ose empirike.

Në Francë dhe Angli si për shembull, qysh në shekullin XVI, kishin filluar të ndjeheshin dhe hetoheshin dallimet ose ndryshimet e mësipërme.

Edhe pse, sipas Thomas Hobsit, politika ose çdo gjë politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose mbi popullor i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtet mbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm, të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose "shteti i Zotit" (civitas Dei), si dhe "vullneti qytetar" ose popullor, por sundimi ose pushteti absolut. "Auctoritas, non veritas facit legem" .

Michael de L' Hospital dhe luteranisti i njohur, H. Arnesius, nga ana e tyre do i veçonin dikur fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si qytet -shteti i jetës (civitas) nga politika e pushtetit ose qeverisjes ( res-publica) mbi të cilat sipas tyre ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit.

Përderisa, sipas J. Althuizusit, "politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetërore, nacionale, klasore, sociale etj."

Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: "politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do vihëshin bazat ose themelet e reja të sistemit, pushtetit, komunitetit ose bashkësisë së gjithmbarshme shoqërore, qytetare ose politike.

Ndonëse, në shekullin XIX dhe XX: Kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të të cilit 'politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm shtetit', E dyta: politika është e lidhur ngushtë me pushtetin ose efikasitetin e autoritetit të shtetit ose qeverisë' dhe e Treta: 'politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion, narrativ dhe obligim kontemplativ, komplementar, suplementar, komprehensiv, evolutiv, empirik dhe dinamik.

Pa i harruar këtu edhe konceptet ose botëkuptimet tjera etatiste ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetërore, nacionale dhe politike me anë të "teknikës së forcës" ose fuqisë politike dhe organike të shtetit dhe pushtetit".

E kaluara ose historia kanë dëshmuar shpesh se rrobat ose kostumet e liderit ose politikanit të lartë, nganjëherë mund të jenë shumë të mëdha e nganjëherë tjetër shumë të vogla ose shumë të ngushta në trupin ose organizmin e përbashkët të kombit dhe atdheut.

Prandaj, "nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.", siç tha dikur Talesi.

P. S. D. Easton në veprat e tij shkencore "A Discipline Dividet: Schcoolls and the Sects in Political Scince", si dhe në "New Handbook of Political Science", thuhet se asokohe i vuri bazat ose themelet e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkëkohore në politologji ose shkenca politike, duke theksuar ose potencuar faktin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit, edukata, kultura, pluralizimi dhe demokracia e njohur amerikane, kanë lindur, janë zhvilluar, përsosur dhe afirmuar krahas luftës së njohur për liri dhe pavarësi, si dhe të lulëzimit ose shkëlqimit të njohur shkencor, kulturor, ekonomik, industrial dhe teknologjik.

Ndonëse, në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, totalitariste, tribale, lokaliste, nepotiste, klanore, provincialiste dhe të tjera, në mënyrë brilante, komplementare dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull "The Democratic and the Authoritarian State" ( Shteti Demokratik dhe Shteti Autortitarist).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat