Rrethanat politike dhe shoqërore imponojnë nevojën për themelimin e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve!

Opinione

Rrethanat politike dhe shoqërore imponojnë nevojën për themelimin e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 23 korrik 2023 Në ora: 20:22
Ismail Muqiqi

Koha po tregon se nuk ka mbet asnjë vlerë apo autoritet moral në krye të politikës Shqiptare. Asnjëherë që nga lufta e dytë Botërore elitat udhëheqëse ku jetojnë Shqiptarët nuk kanë qenë më të përqara se tani. Gjatë historisë unitetin e popullit e kanë mbajtur dhe kultivuar figurat autoriteteve të kultit moral të cilat në rrethanat ma dramatike kanë ditur ta udhëheqin dhe ta bashkojnë popullin. Pas fillimit të pluralizmit politikë në Kosovë që nga viti 1990 Presidenti Rugova arriti ta formojë këshillin kordinues të partive politike, përmes të cilit u kordinuan aktivitetet politike dhe u ruajt kauza për lirinë dhe demokracinë e Shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë.

Kjo formë e organizimit politikë prodhoj unitet dhe e hapi rrugën e bashkëpunimit të proceseve demokratike me parti politike të ndryshme në trojet Shqiptare dhe me vendet tjera të Evropës dhe Amerikës. Duhet theksuar se politika Shqiptare tani është në kaos për shkak të papjekurisë, xhelozisë urrejtjes dhe luftës për pushtet dhe bajraktarizëm. Këto tendenca jemi duke i parë qdo ditë në skenën politike të Kosovës, të Republikës së Shqipërisë, të Maqedonisë të Kosovës lindore raporte këto të cilat po i sjellin dëme të pa riparueshme popullit dhe të ardhmes së tij. Sot Shqiptarëve i mungon njeriu me autoritet (kulti) fjala e të cilit ka peshë, respektohet dhe i cili dinë tu prinë proceseve duke e pajtuar dhe bashkuar kombin për interesat madhore.

 Andaj më thotë mendja se është koha që sa më parë të themelohet këshilli kordinues i cili do të duhej të përbëhet nga personalitetet autoriteteve, intelektuale, akademike të cilët nuk janë pjesë e partive politike.

Populli Shqiptarë në momentet ma kritike ka ditur ti respektoj kokat e mençura të cilat me sukses kanë ditur ta ruajnë qenien njerëzore duke u sakrifikuar vetë ata për të mirën e popullit. Vlerat tona kombëtare dhe tradicionale kanë qenë frymëzim dhe inspirim për gjeneratat dhe udhërrëfyese për kapërcimin e vështirësive dhe të problemeve jetësore si dhe ruajtjen e identitetit kombëtarë, moral dhe njerëzorë të Shqiptarëve. Nuk ka familje të shëndosh dhe në perspektiv pa pasur zot shtëpie.

Kjo frymë duhet të mbizotëroj gjithmonë edhe në piramidën e shtetit. Më në fund duhet ta dëgjojmë dhe respektojmë dikë që dinë, donë dhe mundet ta bashkojë popullin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat