Kryeministri Lutfi Haziri!

Opinione

Kryeministri Lutfi Haziri!

Agim Morina, Londër Nga Agim Morina, Londër Më 24 korrik 2023 Në ora: 10:17
Lutfi Haziri dhe Albin Kurti

Isha në andërr. Kryeministër, mbas zgjedhjeve të 14 shkurtit, u zgjodh Lutfi Haziri. Ministra: Avdullah Hoti, Agim Veliu, Skender Hyseni, Astrit Haraçija etj.

Formohet “Zajednica” dhe brenda pak muejsh shpallet “Republika Serbe e Kosovë-Metohisë” dhe “Milorad Dodiku” i kësaj republike ia nis me u kërcënu çdo ditë me “bashkim me Serbi”. Borrellët, Lajçakët dhe Escobarët prapë te dera e qeverisë së Kosovës, tue kërku mirëkuptim ma të madh për të drejtat e serbëve që “s’po kanë të drejtë me përdorë gjuhën e tyre” (qysh pati deklaru ahmakisht zoti Escobari disa herë).

Tash serbët kërkojnë që t’u lejohet bashkimi me Serbi, ”Dodiku” i RSKM-së thotë se ata tash po dojnë bashkim me Serbi, sepse kërcënimi shqiptar asht shtu edhe ma shumë. Ata jo që s’po mujnë me folë serbisht, por tash as nuk po munden me ecë serbisht, me hangër serbisht e me pallë serbisht. Escobari e lag majën e lapsit me pështymë dhe mban shënime. Raporton në komisionin e Senatit amerikan tue i paraqitë këto fakte të pamohueshme.

Serbët e Graçanicës, të Ranillugut, të Kllokotit, të Shtërpcës etj., lidhen me komunat e Kosovës veriore nëpërmjet autostradës dhe hekurudhës së veçantë vetëm për ta. Bile edhe disa kisha ortodokse, po ashtu, lidhen me autostrada që nuk lejohet me u përdorë në asnjë mënyrë prej shqiptarëve “të egër”. Policia e Republikës Serbe e Kosovë-Metohisë shndërrohet në ushtri dhe kufijtë e komunave me shumicë serbe bahen të paprekshëm e të pakalueshëm për shqiptarët.

Lutfi Haziri proteston disa ditë. Thotë se ka me dhanë dorëheqje. Dikur zani i ngjirun i merret krejt. Ia nis me folë me gishta. Serbia e ngre gatishmërinë e armatës. Disa helikopterë fluturojnë afër kufinit. Dhe në fund kryeministri Haziri pranon gjithçka. Në konferencën për shtyp deklaron me krenari: “E shmanga luftën e sigurtë. I shpëtova mija viktima. Por, edhe miqtë tanë të Aleancës Veri-Atlantike na kërkuan këtë, sepse ashtu se ashtu brenda pak kohësh rajoni ka me hy në Bashkimin Europian dhe kufijtë s’kanë me pasë kuptim.”

Oh, oh, oh! As s’i andërr s’po durohet. Ju kërkoj ndjesë për këtë! Me ma ba hallall, se s’po muj me i kontrollu andrrat! Po vijnë halamruk e budallakisht, diqysh si këto deklaratat foshnjore të Lutës./Drini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat