Dhe me të gjitha këto, përsëri “Bashkimi për Humbje” i Berisha-Metës rihumbën akoma më thellë  

Opinione

Dhe me të gjitha këto, përsëri “Bashkimi për Humbje” i Berisha-Metës rihumbën akoma më thellë  

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 24 korrik 2023 Në ora: 19:41
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Demokratët, PD-ja dhe shoqëria shqiptare kanë problem dhe shqetësim  korrupsionin dhe regjimin e Edi Ramës,kurse foltoristët vazhdojnë akoma të kenë hallin e Berishës. 

Humbja akoma më thellë e aleancës “Bashkimi për Humbje” në zgjedhjet për kryetar Bashkie në Rrogozhinë verteton akoma më shumë se binomi Berisha- Meta është i padëshirueshëm nga opozita, nga demokratët dhe nga votuesi shqiptar. 

Kushedi se cfarë sajese, intrige, pabesie  e alibije të shterruar do të mundohen të sajojnë berishistët edhe tani kundër Lulzim Bashës në përpjekje për të larguar vëmendjen e demokratëve dhe të publikut për këtë fiasco e dështim tjetër politik  të rëndë të radhës me humbjen që foltorexhinjtë morën  23 Qershor 2023 pas asaj të 14 Majit 2023.Rrangallet e vjetra të PD-së e kanë hallin vetëm që të mos lejohet Basha të bëhet kryetar i PD-së. Ata  pajtohen që Edi Rama të vazhdojë kryeministër por vetëm Basha jo. Deri në këtë derexhe janë verbuar ata.Tashmë foltoren dhe zgjatimet e tyre nuk i lidh asgjë më me Partinë Demokratike.

Berisha përpëlitet kot ,se i ka humbur të gjitha, që kur e damkosën  si të shpallur “non grata” SHBA-të. 

Ai dëshiron që PD-ja të jetë sa më e dobët dhe  e përcarë sepse do që akoma ai të ligjërojë nëpër mediat mercenare sikur ai është kryetari,kur ai nuk është më as antarë i Partisë Demokratike. Atë e tmerron fakti se zgjedhja e Bashës për kryetar të PD-së e bën Berishën politikisht asgjë, dhe do ta braktisin edhe mercenarët mediatik dhe ata të cilët kanë përfituar prej tij. 

Pavarësisht se qeverisë së Ramës i kanë shpërthyer superskandale korrupsioni shtesë edhe pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023,pavarësisht se përditë Qeverisë së Edi Ramës i shpërthejnë skandal pas skandali, ku i arrestohen ministra ,drejtorë, kryetar bashkish  e administratorë, pavarësisht së Ramës i dështoi edhe Open Ballkani antishqiptar, pavarësisht ketyre, pavaresisht se qeveria  Rama rifitoi edhe këto ditë vëndin e parë në rajon për korrupsion, e megjithë këto dështime shtesë përsëri Berisha-Meta humbasin akoma më thellë.

Kjo tashmë nxori më shumë në dritë atë që edhe dihej dhe të cilën unë e kam ekspozuar më parë si argumente se: për shqiptarët e para është Shqipëria dhe jo partitë e as kryetarët e tyre. 

Këtë leksion se demokratët, PD dhe shoqëria shqiptare  kanë problem pushtetin e Ramës, se shqiptarët kanë problem korrupsionin dhe krimin , kurse foltoristët “shqetësohen” për Berishën dhe për “Pse”-të e non gratës së tij e treguan edhe zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 por edhe në zgjedhjet për kryetar bashkie për Rrogozhinën. 

Ata që duan ndryshimin, nuk shkuan në votime, sepse nuk donin dhe nuk i besojnë më politikës së vjetër, korrupsionit dhe të shpallurve non grata për korrupsion. Aleanca Foltore-LSI  pësoi humbjen katastrofike si politikë që drejtohej nga një i shpallur non grata dhe nga një ishspiun i regjimit komunist, dhe prandaj votuesit nuk i besojnë një alternative simotër dhe binjake  të ndëshkuar më parë për korrupsion dhe as të të shpallurit  non grata për korrupsion, dhe po  prandaj pra,  votuesit opozitarë nuk shkuan në votime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat