Tre dështakët shqiptarë: Lulzim Basha, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi

Opinione

Tre dështakët shqiptarë: Lulzim Basha, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 korrik 2023 Në ora: 23:31
Autori Faton Mehmeti

Të rinjtë gjithnjë shihen si e ardhmja e vendit, ndonëse jo gjithmonë rezultojnë të tillë. Raste të tilla kemi edhe në politikën tonë, fatkeqësisht kemi disa, ndër më të rëndësishmit për nga pesha politike dhe dëmet të mëdha janë: Lulzim Basha, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi.

Lul Basha, pavarësisht tentativave për tu kthyer në krye të opozitës, dështimi i tij peshon mbi çdo tentativë të tij. Në këtë kuptim, Lul Basha mbetet simbol i dështimit, njeriut të marr peng kryeministri aktual me qëllim për të dëmtuar opozitën, e paprecedent në historikun e politikës shqiptare. Lul Basha ka pasur të gjitha mundësit për tu bërë kryeministër i Shqipërisë, mjafton të ishte në krye të detyrës. Por jo, Luli zgjodhi të bëhet vegël e Ramës, duke sabotuar opozitën dhe rrjedhimisht ardhja e saj në pushtet është pothuajse e pamundur. Pa asnjë sukses në dobi të shqiptarëve, Lul Basha mbetet kryetari i parë i opozitës pa arritur të bëhet krye mister.

Ndonëse tenton rikthimin, Luli e ka shkatërruar rrugën drejt majës. I tillë si nga pamja dhe përmbajtja, është Lumir Abdixhiku. Lumi, siç e thërrasin shkurt, ka ardhur në krye të LDK-së, partisë opozitare, pa asnjë meritë. Gjithnjë neutral, shfrytëzoi moshën për tu shfaqur si e ardhmja, me premisat që nuk janë në favor të tij.

I kapur edhe ky nga PDK, njësoj si paraardhësi i tij, Lumiri nuk jep shpresë për të ardhmen. Mungesa e guximit për të goditur të keqën, për mos tu nënshtruar, e bën Lumirin jo të duhur dhe aspak kridibil për të udhëheq vendin në të ardhmen.

Si këta të dy është edhe Memli Krasniqi, dështak në pozicionin e ish ministrit si dy të lart përmendurit, Memli synon pozitën e kryeministrit mes dështimeve. Vështirë të ndodhi kjo, konsumimi i tyre nuk u duhet shqiptarëve, për më tepër mbi dështimet e paraardhësve të tyre, pjesë e të cilave janë edhe vet, nuk ka si të pritet sukses, përveç dështimeve mbi të cilat identifikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat