Ja pse Lulzim Basha, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk janë dështakë

Opinione

Ja pse Lulzim Basha, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk janë dështakë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 25 korrik 2023 Në ora: 07:27
Skënder Sadri Kapiti

Dikush në Kosovë , lexova një shkrim të tij se na paska zbuluar se kush janë dështakët e mëdhej shqiptarë. Ai aty përmënd se në Shqipëri është Lulzim Basha. Ky opininist nuk e njeh fare realitetin shqiptar ose nuk i intereson që ta thotë të vërtetën.

Dështak në politikë i thuhet vetëm atij ose atyre që kane qenë kryeministër dhe që prej keqqeverisjes së tyre ka dështuar shteti demokratik; dështak në politikë quhen ata prej të ciliëve ka dështuar dhe nuk ka funsionuar shteti,shoqëria, sistemi juridik dhe lufta kundër korrupsionit.

Në Shqipëri dështak ishte sistemi komunist, dhe tani dështak është sistemi i korrupsionit që nuk është ngritur nga Basha , por është ngritur dhe instaluar nga ata të cilët kanë qenë e janë kryetar shteti në Shqipëri.

Në Shqipëri dështak nuk është Lulzim Basha por është “Trekëndëshi i Bermudës të cilët kanë instaluar sistemin kriminal të korrupsionit. Dhe ta quash Bashën dështak dhe jo ishspiunin e shtetit , as të shpallurin non grata për korrupsion dhe as atë i cili ka ndërtuar narkoshtetin kjo është dashakeqësi, injorancë dhe verbëri politike.

Ti quash dështakë Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin në Kossovë kjo është përpjekje për të justifikuar dhe rikthyer në pushtet ishdështakët e mëdhej dhe të vërtertë Thaci, Mustafa dhe Haradinaj.Të quash dështak Lumirin dhe Memlin kur dhe pse ata po paguajnë prej dështimeve të paraardhësve të tyre Thaci e Mustafa kjo nuk e di cfarë logjikisht është.

Por, zakonisht dështakët dhe nihilistët akuzojnë të tjerët për dështim.

Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi nuk janë dështakë se përse ata nuk po kanë sukses politik kundër Kurtit.

Ata nuk do kenë sukses edhe për një kohë të gjatë, nuk do kenë ata të dy apo edhe nëse dikush tjetër do ishte në vënd të tyre.

Kjo pasi pasojat dhe dështimet e Thacit e Mustafës duan kohë që të shlyhen nga kujtesa kolektive.

Ndërsa në Shqipëri Basha nuk është dështak ,por ai ka shumë e shumë vështirësi në betejën e tij kundër deshtakëve të politikës së vjetër e cila është bërë bashkë me oligarkët dhe me mediat kundër Lulzim Bashës.

Nuk i thuhet dështak Bashës kur ai ka mbështetjen amerikane për t’i dhënë fund tranzicionit traumatik e korruptiv në Shqipëri.

Nuk është dështak Basha që nuk ka arritur akoma të bëhet kryeministër, por dështakë të vërtetë janë ata prej të cilëve duke qenë ishkryeministra dhe ai që sot është kryeministër, Shqipëria mbeti e fundit në rrugën e zhvillimit, integrimit, e fundit në ndërtimin e shtetit ligjor dhe e fundit në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Basha po lufton për cmontimin e këtij sistemi korruptiv, sistem për cmontimin e të cilit po luftojnë Vetting-u, SHBA ,BE dhe Basha me Elitën e Re politike të PD-së.

Lumiri e Memli sot nuk kanë se si ta mundin Kurtin sepse Kurti ,por edhe Osmani nuk janë të korruptuar dhe po e luftojnë korrupsionin dhe me pasojat e rënda që këtyre ua lanë dështakët e mëdhej paraardhës, pasoja prej të cilave po paguajnë edhe Memli Krasniqi , edhe Lumir Abdixhiku dhe kushdo tjetër po të ishte në vënd të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat