Të kemi kujdes me fjalët ose mendimet e pamatura!

Opinione

Të kemi kujdes me fjalët ose mendimet e pamatura!

Nga: Agron Shabani Më: 26 korrik 2023 Në ora: 08:38
Agron Shabani

Ndodhë shpesh që veprën dhe personalitetin tonë në luftë, nuk i njohim dhe s'i kuptojmë si duhet, përderisa nuk i shohim ato në sytë, mendjet, zemrat, shpirtërat, vuajtjet dhe veprat e bashkëluftëtarëve tanë. Po.

Duke harruar kështu shpesh ose vazhdimisht se gjërat ose veprat e mëdha, shpeshherë bëhen ose lindin nga një mori veprash ose gjërash me të vogla, të cilat puçën ose bashkohën në një qëllim ose ideal të përbashkët. Si për shëmbull në mobilizimin ose solidaritetin tonë me miqtë, shokët ose bashkëluftëtarët e besës dhe idealit kur e kanë vështirë, apo kur kanë nevojë.

Dhe, mëqe, sipas Talësit dhe Sokratit: Nderi, morali, fama, lavdia dhe integriteti i përgjithshëm i një heroi, komandanti, burrështetasi ose strategu të njohur ushtarak (luftarak) dhe politik, nuk kanë nevojë për falje, lëmoshë dhe dëshmitar, por vetëm për rregulla, ligje të ndershme, moral dhe drejtësi: Atëherë, njeriu nuk sheh asgjë të gabuar, ose të pazakontë në rrudhat në ballë, si dhe në ato hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrën e një heroi, udhëheqës (drejtori) të luftës ose ish komandanti të UÇK-së, të paraburgosur ose mbajtur padrejtësisht në burgun e Den Hagës! Apo....!?

"Sa me shumë rregulla dhe ligje, aq me shumë shkelës ose abuzues të tyre."(Dr. Thomas Fühler)

Në të kundërten, sytë e të liruarëve, të falurve ose amnistuarve që qajnë e qeshin me vetullat, çëpallat dhe sytë e atyre që ndodhën prapa grilave, sikur fshehin diçka të përbashkët me ata që janë në burg, në kuptimin e asaj se një ditë e keqe për ata që ndodhën në burg, është një ditë e ligë (kobzezë) për kombin dhe atdheun tonë.

Në të kundërten:"Unë nuk mund t'ua jap çelësin ose formulën e suksesit ose fitorës tuaj, por vetëm mund t'u flas ose tregoj për mundësinë e humbjes ose disfatës tonë, për t'i kënaqur ose ushqyer armiqt ose kundërashtarët tonë të pjërbashkët," (Perikliti dikur bashkëluftëtarëve të tij.)

U mor vesh se gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, nderit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale etj. 

Gjuha është elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur intelektual, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. 

Me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe mbarimin etj. 

Thuhet se në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). 

Gjitheçka tjetër pra, i takon mbretëreshës (popullit) të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë. 

Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik ose politik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një "lavjerrësi" ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.

 Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfidueese dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, profesional, kontmemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, politik, diplomatik, zhurnalistik (publicistik), intelektual dhe intelegjent-sidomos. 

Politikanët, intelektualet ose analistët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual, profesional dhe intelegjent, vazhdimisht i shohin, godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë menyrë që nuk mundë t´i shohin (godasin) dhe arrijnë ato gjithë të tjerët. 

Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë menyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë, apo nuk i përmbushin kurrë?!

 Duku u ofruar të tjerëve alternativa, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e problemëve të ndryshme akute ose kronike, gjegësisht, objektive dhe subjektive.

 Shih për këtë, të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative, gazetareske, politike ose diplomatike në vendin tonë (Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, dimenzionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nepër etapa ose periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese, tranzitore, hektike, eklektike ose turbulente nepër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët. 

Gjithënjë duke e vërë theksin në "malin e madh" të obligimëve dhe përgjithësive të shumëta shtetërore, nacionale, politike, morale, intelektuale, kulturore, profesionale, patriotike dhe të tjera të elitave, strukturave ose superstrukturave të njohura intelektuale dhe profesionale- ndaj njeriut (individit), popullit ( kombit) dhe atdheut tonë në të gjitha çështjët dhe aspektët e mundshme. 

Me fjalë tjera, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore, humaniste dhe patriotike tek intelektuali politik ose politikani intelektual dhe intelegjent, sipas fiolozofisë dhe sociopsikologjisë.

politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore (qytetare), shtetore, nacionale ose patriotike. 

Në të kundërten, rreziku me i madh ose kryesor për shumicën e dalëzotësve, luftëtarëve ose komandantëve të UÇK-së: Si duket nuk ishin qëllimet dhe idealet e larta çlirimtare, heroike dhe patriotike gjatë kohës së luftës, por në faktin se qëllimet dhe idealet e tyre të luftës çlirimtare dhe patriotike, pas përfundimit të luftës, u bën aq të ulëta dhe lehtësisht të kapshme,të arritshme dhe të manipulueshme për të tjerët.

E sidomos atëherë kur një ish komandant legjendar dhe hero i gjallë i luftës së UÇK-së, i quan bashkëluftëtarët ose bashkëgjeneralët e tij -"turist të luftës etj...!!!

No Comment!

"Shija dhe vlera e vërtetë e ujit të pijëshem, provohet në shkretëtirë, herozmi dhe sakrifica e një heroi ose komandanti, në lufë, ndërsa vlera e vërtetë e njeriut, provohet ose testohen në besimin, durimin, urtësinë, intelektin dhe gadishmërinë e tij për t'i njohur dhe pranuar vlerat, meritat, vuajtjet, heroizmin dhe sakricat e përbashkëta të njerëzve ose bashkëluftëtarëve të tij.", thotë një proverbë e njohur arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat